Socialistët synojnë të rriten në qarkun Tiranë me dy deputetë më shumë se sa janë aktualisht. Kandidati në listën e hapur të Partisë Socialiste për këtë qark, Blendi Gonxhja, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv tregoi ambicien e skuadrës së udhëhequr nga Edi Rama.
PS, sipas ministrit është në avantazh edhe në diasporë. Gonxhja i cili po garon me 36 socialistë të tjerë për të hyrë në parlament, e quajti normale “luftën” e brendshme për vota personal.
'Duam që të kapërcejmë dhe të 19-in dhe të 20-in të shkojmë edhe më lartë. Kemi bërë një punë shumë të mirë, ku njësia 6 që unë drejtoj ka qenë e para në regjistrimin e diasporës, por edhe sa i takon grumbullimit të informacionit në rang qarku dhe në nivel vendi. Natyrisht, vota është një akt solemn i çdo qytetari dhe ne nuk mund të dimë si do të jetë vota e diasporës për secilin qytetar. Por, bazuar në sondazhet dhe pyetësorët, jemi të bindur se jemi në avantazh edhe në diasporë', tha ai
Ai tha se PS nuk ka një tavan për mandatet, por po punohet që të marrin sa më shumë vota.
‘Ne nuk kemi një tavanë për mandatet duhet të luftojmë të marrin një numë rtë madh dhe këtu është qëllimi që të maksimizojmë dhe të marrim një numër më të lartë votash që të kemi vota të reja nga grupe interesi nga komunitete që mund të jenë minoranca dhe mund të jenë larg ps dhe prandaj lista është e kompozuar në këtë formë në mosha dhe në përbërje të gjerë nga ana e elektoratit. Duhet të shpresojmë në një numër më të lartë votash për gjithësecilin', tha ai.
Një koment e pati edhe për listat e PS, ku tha se në lista të hapura janë futur ata kandidatë që janë më aktiv dhe kanë më shumë kohë në poltikë.
‘Nuk ka qenë e thënë që kush nuk ka një mandat dhe është ministër është në listë të mbyllur ata që janë drejtues politikë qarqesh e kanë vendin në listë të mbyllur dhe unë skam qenë, drejtues poltikë. Në listë të mbyllur janë vënë drejtues të qarkut dhe disa prej emrave të tjerë që janë menduar q ëtë jenë në listë të mbyllur sepse në listë të mbyllur janë njerëz që janë më aktivë dhe më të njohur. Nuk ka pasur negociate dhe dëshirë timen ndaj kryeministrit', tha ai.
Ministri u ndal edhe tek pensionet ku tha se PD la një skemë malinje pensionesh.
'Nuk dua ta paraqes këtë si një premtim prej Nastradini, por më duhet të ndalem te Saliu. Ai na e la pensionin mesatar në 86 euro në vitin 2013, dhe na e la tregun e punës në pikën më të deformuar ndonjëherë, për shkak të një skeme malinje të pensioneve. Nuk i ka arkat e dhëndrit që të shkojë tani t’i marrë se ndoshta ia përballon dhëndri. Mendon llogarinë e familjes dhe thotë ka para. Çështja është që llogaria është me buxhetin e shtetit dhe në rast se kjo fjalia që thotë që brenda 100 ditëve do gjejë paratë për të bërë këtë që thotë, do i kushtonte buxhetit të shtetit 1.2 miliardë euro', tha ai.
Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, njëkohësisht dhe drejtues politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja ka folur për Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ edhe për turizmin.
Gonxhja tha se tashmë duhet që fokusi të jetë tek turisti që harxhon para në Shqipëri dhe që rikthehet sërisht dhe jo tek numrat.
‘Kemi një program për tregun e punës, për investimet, vendi po gëlon nga investitor vendas dhe të huaj. Vendi do zhvillojë ekonomin e maleve dhe deteve, vendi do zhvillojë një ekonomi që do të ketë mbi 3 muaj turizëm, ne do të investojmë në hekurudha, në transportin publik. Ne nuk do jemi më tifozë të numrit të turistëve, por të turistit që harxhon shumë dhe vjen këtu për të pasur eksperienca të bukura për të njohur malet, traditën dhe aktivitetet. Shqipëria është një vend që duhet ta kthej turistin disa herë. Një familje turisti duhet të kthehet në Shqipëri disa herë’, tha ai.
Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, njëkohësisht dhe drejtues politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja foli në "Repolitix" edhe për pensionet, të cilat zënë vend kryesor mes premtimeve të partive politike në vend gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Premtimet e Berishës për pensionet, ministri Gonxhe i cilësoi të parealizueshme.
"Nuk dua ta paraqes këtë si një premtim prej Nastradini, por më duhet të ndalem te Saliu. Sepse, së pari, nuk e kuptoj se si i ka bërë llogaritë. Trbaku është bërë lanet, Basha nuk është më, Bardhi po ashtu është jashtë loje – dhe nuk e di se mbi çfarë bazash i ka bërë Saliu llogaritë për çështjen e pensioneve.
Uroj që të mos jetë llogaria e Mulit. Nëse i rikthehemi bisedës sonë, ka një problem të madh kur Saliu thotë diçka.
Na la tregun e punës në pikën më të deformuar ndonjëherë, më informale ndonjëherë më larg kontributeve ndonjëherë për shkak të një skeme malinje të pensioneve, e cila pasojat e saj i ka ende sot e kësaj dite. Jo vetëm sepse shumica e atyre që kanë pensione të ulta sot iu është llogaritur me skemën e Saliut dhe nuk mund të ketë një reformë pensionesh me prapaveprim. Skema e pensioneve e re e reformuar në vitin 2014 ka prodhur një llogaritje shumë më të mirë të pensionit për gjithë ata qytetarë që dolën në pension më mbrapa, por vitet e informalitetit, vitet e kontributeve të ulta janë të gjithë në kurrizin e këtyre qytetarëve sot e kësaj dite. Ata kishin një skemë llogaritje pensioni që nuk lejonte më shumë se 1 nga këto dy kushte. Pra ose dyfishi i pensionit bazë i cili ishte shumë i ulët ishte në nivelin e 100 e pak eurove dhe e dyta ishte 3 vitet rrjesht të 10 viteve të fundit 75% e pagës neto të këtyre 3 viteve, si një kusht që o njërën o tjetrën ajo përcaktohet të ishte masa si tavan e pensionit tjetër.
Nuk i ka arkat e dhëndrit që të shkojë tani t’i marrë se ndoshta ia përballon dhëndri. Mendon llogarinë e familjes dhe thotë ka para. Çështja është që llogaria është me buxhetin e shtetit dhe në rast se kjo fjalia që thotë që brenda 100 ditëve do gjejë paratë për të bërë këtë që thotë, do i kushtonte buxhetit të shtetit 1.2 miliardë euro.
Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, njëkohësisht dhe drejtues politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja ka folur për Report Tv, në emisionin Repolitix për zgjedhjet e 11 Majit.
Ai thotë se është sfida e jetës së tij, kandidimi në këto zgjedhje dhe se do të nderojë besimin e dhënë, siç shprehet ai, nga Edi Rama, ish-profesori i dikurshëm i tij.
"Unë do doja ta përkufizoja karrierën time, që s'ka qenë një karrierë partiake apo e programuar, e një politikani që ka objektiva. Ky pozicion dhe vokacioni im që nga lëvizja studentore apo nga greva studentore, apo nga oponenca ndaj PD-së në atë periudhë ka qenë e lidhur me standardet e mia.
Sot jam në PS dhe është privilegj të jem në listën e Tiranës, por edhe që jam ministër dhe e bën më të rëndë barrën, apo për historikun që më lidh me Kryeministrin, ish-profesorin tim. Që të nderoj besimin e tij dhe të PS-së. Për mua është më shumë peshë dhe më shumë barrë. Pra, po thoni më shumë përgjegjësi dhe nuk e marr si një favor. Është sfida më e bukur e jetës time."-tha Gonxhja.
I pyetur nëse do të propozohej si kandidatë për kryetar për bashkinë Tiranë, do të ishte i gatshëm që të pranonte, Gonxhja tha se nuk është pjesë e natyrës së tij që të bëjë plane personale.
‘Unë dua të jem shumë i kujdesshëm për këtë sfidë që kemi para që është 11 maji, unë dua të jem i matur dhe përfaqësoj një person më një bagazh të vetën që lidhet me qytetin dhe me të shkuarën time dhe dua të tregojë një pjekuri të lartë në këtë mision.
Unë se gjej me vend këtë temë tani, jemi këtu për zgjedhjet e 11 majit. Jam thirrur për të kontribuar në fusha të caktuara kam hapur edhe krahun kur ka qenë e rëndësishme për kauzën dhe koston që mund të kishte politikisht institucioni dhe grupimi që unë përfaqësoja, nuk ë është pjesë e natyrës sime që të kem plane personale në avancë për veten time’, tha ai.
Qasja ndaj komunitetit me përulje dhe me një ndjesë për ato që nuk kanë shkuar si duhet gjatë qeverisjes, janë ‘A’ e fushatës elektorale sipas Blendi Gonxhes, drejtuesit politik të Njësisë 6 në Tiranë për Partinë Socialiste dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.
Gonxhja në Report TV, Repolitix theksoi se ai dëshiron fillimisht të identifikohet me Kombinatin, si një kërkesë e banorëve për të qenë deputet i tyre dhe është gjë tjetër sipas tij nëse merr vota të tjera në qarkun e Tiranës.
"Ne nuk jemi as robot dhe as marioneta në sensin e një komande për të bërë fushatë. Është në natyrën time si e komunikoj përgjegjësinë time. Kam një specifikë në zonën time, ata nuk duan që të lëvizë deputeti i tyre aty. Ata duan që Blendi Gonxhja të identifikohet me Kombinatin, është gjë tjetër nëse do të votohem në qark. Ata duan të jem i thjeshtë dhe të takoj familje dhe organizata, edhe komunitetin. Pa dallim, njerëz që nuk janë të detyruar për të thënë votën e tyre, duan të dëgjohen. Ne kemi një sistem të sofistikuar në Partinë Socialiste. Thjeshtësia duhet të jetë ajo e çdo fushate dhe përulja ndaj çdo problematike. Ekziston në terren dhe lista e banorëve. Vetë fushata nuk është për të fituar zgjedhjet, por për të përmirësuar gjërat në çdo nivel. Se nuk mund të delirosh në komunitet dhe duhet të kërkosh ndjesë pse nuk janë zgjidhur dhe pastaj të premtojnë."-tha Gonxhja.
I ftuar në ‘Repolitix’ me Denis Mingën, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili kandidon për deputet në listë të hapur në Tiranë, foli edhe për konkurrecën mes socialistëve që janë në listë të hapur.
Për Gonxhen, kandidatët e PS që janë në listë të hapur po bëjnë një fushatë me shumë maturi.
"Unë mendoj se deri tani jemi në një situatë normaliteti pune, në komunikim me elektoratin dhe në raport me njësitë administrative. Një numër i madh kandidatësh, madje edhe brenda të njëjtave njësi, e bën këtë një garë komplekse. Kjo konkurrencë, nëse arrihet të menaxhohet me zgjuarsi dhe maturi, do të ishte një sukses i plotë.
Unë personalisht nuk kam probleme të tilla në njësitë ku jam drejtues politik. Është normale që të gjithë të lëvizin nëpër qark, pasi janë zgjedhje për qarkun, me kusht që të mos dëmtojnë organizatën. Nuk duhet të shkatërrojmë punën, të turbullojmë apo të ndërhyjmë në funksionimin e organizatave ekzistuese. Ka një numër të madh njerëzish që janë ende të paidentifikuar nga partia në disa zona."
"Kemi gjithashtu një pjesë shumë të madhe të njerëzve që janë të lëkundur, të pavendosur, që i përkasin partive të tjera, ose janë në atë që quhet “zona gri” – i kemi në lagje, i kemi aty dhe duhet të fokusohemi për të punuar me ta."
"Të 37 nuk mund të fitojmë. Jemi të rritur, jemi të pjekur."
"Unë duhet të jem ndër të parët në atë listë që duhet të tregojnë takt maksimal dhe të punojnë fort. Sepse vij me një avantazh nga posti që mbaj, në një qytet. Duhet të vij me korrektesë përballë atyre që nuk kanë njohjet e mia. Nuk kam asnjë arsye të ankohem për asnjë element të kësaj përzgjedhjeje."
Komente
