Ursula von der Leyen

Bota

Pas Trump, edhe BE pezullon tarifat doganore për 90 ditë! Von der Leyen: T’i japim një shans negociatave

10 Prill, 12:58| Përditesimi: 10 Prill, 13:27

  • Share

Bashkimi Evropian ka pezulluar tarifat e reja doganore ndaj SHBA për 90 ditë për të lënë kohë për negociata me Donald Trump. Ky vendim vjen pas atij të presidenti amerikan mbrëmjen e së mërkurës për të ‘ngrirë’ tarifat për vendet që nuk ishin hakmarrë ndaj valës së tij të parë të tarifave.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se po japin një shans për negociata.

“Ne morëm parasysh njoftimin e Presidentit Trump. Ne duam t'i japim një shans negociatave. Ndërsa finalizojmë miratimin e kundërmasave të BE-së që u mbështetën nga shtetet tona anëtare, ne do t'i vendosim ato në pritje për 90 ditë. Nëse negociatat nuk janë të kënaqshme, kundërmasat tona do të fillojnë. Puna përgatitore për kundërmasa të mëtejshme vazhdon. Siç e kam thënë edhe më parë, të gjitha opsionet mbeten në tavolinë.”, ka shkruar Von der Leyen.

Blloku evropian do të niste kundërtarifat doganore për rreth 21 miliardë euro të importeve amerikane nga e marta e ardhshme në përgjigje të tarifave prej 25% të Trump për çelikun dhe aluminin. Ndërkohë, ende po vlerëson se si t’i përgjigjet tarifave të makinave amerikane dhe taksave më të gjera prej 10% që janë ende në fuqi.

Vendimi i papritur i Trump të mërkurën për të ndalur shumicën e tarifave doganore rimëkëmbi tregjet e goditura globale. Ndryshimi i qëndrimit të tij erdhi më pak se 24 orë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja, që shkaktoi episodin më të paqëndrueshëm të tregut financiar që nga pandemia Covid-19.

Ndërkohë, tarifat prej 104% ndaj Kinës vazhdojnë ndërsa kundërmasat e kësaj të fundit prej 84% hynë në fuqi sot.

 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mashtrim finanxiar: 10/04/2025 14:29

    Kjo tregon nje shenje per mashtrim financiar nga te dyja palet, kushedi sa biznese Kane humbur nga kjo luhatje tregu e miremenduar! Jetojme ne nje show madh politik EU duhet te shperbehet ngjan si cirk i kontrolluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?