Pasagjeri i evakuuar në Korfuz: Janë djegur njerëz brenda nëpër makina, i zuri gjumi

18 Shkurt 2022, 11:47| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 11:52

  • Share

Njeri prej pasagjerëve të evakuuar nga trageti që u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm, tha se janë djegur shoferë grekë.

Ai sqaroi se shumë nga pasagjerët kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda makinave të tyre. Kjo pasi nëpër kabina nuk respektohet masa anti-COVID e limitit të njerëzve në një kabinë që është dy, por në fakt ata hynë nga 4.

“Janë djegur shoferë grekë, sepse ata i zuri gjumi brenda në makinë. E dini pse? Sepse në kabinë futen nga 4 persona, ndërkohë që sipas masave anti-COVID duhet të hynë nga 2”, tha ai për mediat greke.


Lajmi kryesor:

Shkrumbohet nga flakët trageti i linjës Greqi-Itali me 239 pasagjerë! Shpëtohen 2 të bllokuar, ende 12 të zhdukur, evakuohen personat e tjerë në bord (VIDEO)


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?