Trageti i linjës Greqi-Itali, 'Euroferry Olympia' është përfshirë nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e sotme. Raportohet se dy persona e bllokuar u shpëtuan pas disa orë përpjekjesh nga autoritetet dhe ende në "luftë" me tymin, ndërsa 12 të tjerë janë të zhdukur. 3 helikopterë dhe forcat e shpëtimit pas disa orësh kanë arritur t'i zhbllokojnë dy personat që kishin mbetur brenda anijes, si dhe kanë intensifikuar kërkimet në det, pasi mendohet që një pjesë e tyre mund të jenë hedhur me besimin se do t’i shpëtonin zjarrit.
Mësohet se flakët kanë shpërthyer menjëherë pas nisjes nga porti grek në pjesën e garazhdit të tragetit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Trageti ishte nisur për në Brindizi të Italisë ndërsa Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga Korfuzi, mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku shihet qartë tymi i shkaktuar nga flakët në traget. Në bord ishin 239 pasagjerë ndërsa 51 ishin anëtarë të ekuipazhit. 279 persona janë evakuuar me tre varka drejt Korfuzit, ndërsa ende nuk dihet fati i 12 -të të tjerëve.
“Ajo që përjetuam ishte një makth”, tha njeri prej pasagjerëve të evakuuar.
“Janë djegur shoferë grekë, sepse ata i zuri gjumi brenda në makinë.”, kjo ka qenë deklarata e njërit prej pasagjerëve të evakuuar nga ky incident i rëndë. Megjithatë ende nuk është raportuar asnjë viktimë.
Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det. Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.
Sipas gazetarit Limos Didani, në traget dyshohet të ketë edhe emigrantë të paligjshëm, të fshehur nëpër mallrave.
Mësohet se 2 personave pas problemeve me frymëmarrjen dhe 1 i cili u lëndua gjatë evakuimit, janë dërguar menjëherë në spital. Një foshnje dy-muajshe është dërguar gjithashtu për një kontroll.
Lajmin e ka bërë me dije policia portuale greke, e cila ka kontaktuar rojet bregdetare italiane. Disa nga pasagjerët shprehen se flakët kanë nisur nga garazhet e tragetit, ndërsa disa të tjerë thonë se në garazhe ka pasur edhe shoferë kamionësh të cilët kanë qenë në gjumë.
Nga ana tjetër, banorë të ishullit të Korfuzit kanë treguar se fillimisht panë tymin që dilte nga anija në flakë e më pas kanë dëgjuar edhe shpërthime. Mediat greke bëjnë me dije se 3 helikopterë ndodhen në zonën detare, ndërsa po ashtu është edhe një anije tjetër.
Flakët janë vënë tashmë nën kontroll, teksa po hetohet për të mësuar shkaqet e rënies së zjarrit.
Dy pasagjerët e bllokuar në kabinat e anijes, u nxorën të gjallë nga grupet e shpëtimit. Operacioni i shpëtimit ka zgjatur shumë orë, ndërsa një nga dy të shpëtuarit është intubuar.
Të dy thuhet se kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit që kanë thithur.
Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.
Kështu bëri me dije Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili shkruan në Facebook se Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.
Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.
Njeri prej pasagjerëve të evakuuar nga trageti që u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm, tha se janë djegur shoferë grekë.
Ai sqaroi se shumë nga pasagjerët kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda makinave të tyre. Kjo pasi nëpër kabina nuk respektohet masa anti-COVID e limitit të njerëzve në një kabinë që është dy, por në fakt ata hynë nga 4.
“Janë djegur shoferë grekë, sepse ata i zuri gjumi brenda në makinë. E dini pse? Sepse në kabinë futen nga 4 persona, ndërkohë që sipas masave anti-COVID duhet të hynë nga 2”, tha ai për mediat greke.
Zjarri i madh që “mbështolli” tragetin 'Euroferry Olympia' tashmë është vënë nën kontroll, por tymi i zi ka mbuluar zonën përreth.
Pamjet e publikuara nga mediat greke janë të frikshme, ndërsa kujtojmë se dy persona janë ende të bllokuar në garazhin e tragetit.
Tymi nga trageti 'Euroferry Olympia' i cili u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit vijon ende.
Report Tv ka siguruar pamje nga trageti në mes të ujërave shqiptaro-greke, ku shihet qartë se tymi ende nuk ka ndaluar.
Mediat greke raportojnë se dy persona janë të bllokuar brenda tragetit të 'Euroferry Olympia', duke luftuar me zjarrin. Duket se deri në këto momente ata janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pasi kanë arritur të komunikojnë me forcat e shpëtimit.
Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët e tragetit që u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.
Njëri prej pasagjerëve tha për mediat greke që ekuipazhi reagoi në kohë për evakuimin e tyre dhe se nëse gjithçka nuk do të ishte bërë në mënyrë do organizuar ata tashmë do të ishin përfshirë nga flakët.
“Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri do na kishte kapluar. Flakët u shfaqen në pjesën sipërfaqësore të anijes kur ne ishim larguar prej saj. Atëherë dëgjuam dhe shpërthimet. Ekuipazhi ishte i organizuar dhe i trajnuar, këtë e kuptova”, tha për mediat greke një pasagjer.
“Ajo që përjetuam ishte një makth”, tha një tjetër.
Në pamjet që shikoni është trageti i linjës Greqi-Itali i cili po digjet nga flakët të cilat shpërthyen mëngjesin e sotëm por fatmirësisht pa të lënduar. Në bord ishin 237 pasagjerë ndërsa 51 ishin anëtarë të ekuipazhit të cilët janë evakuuar nga tre varka. Lajmin e ka bërë me dije policia portuale greke, e cila ka kontaktuar rojet bregdetare italiane.