Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët e tragetit që u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.
Njëri prej pasagjerëve tha për mediat greke që ekuipazhi reagoi në kohë për evakuimin e tyre dhe se nëse gjithçka nuk do të ishte bërë në mënyrë do organizuar ata tashmë do të ishin përfshirë nga flakët.
“Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri do na kishte kapluar. Flakët u shfaqen në pjesën sipërfaqësore të anijes kur ne ishim larguar prej saj. Atëherë dëgjuam dhe shpërthimet. Ekuipazhi ishte i organizuar dhe i trajnuar, këtë e kuptova”, tha për mediat greke një pasagjer.
“Ajo që përjetuam ishte një makth”, tha një tjetër.
Lajmi kryesor:
Shkrumbohet nga flakët trageti i linjës Greqi-Itali me 239 pasagjerë! Shpëtohen 2 të bllokuar, ende 12 të zhdukur, evakuohen personat e tjerë në bord (VIDEO)
J.GJ.//ReportTv.al