Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit shqiptar. Ai ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke thënë se “28 nëntori është dita e krenarisë”.
Kështu u shpreh ai gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, e anëtarë tjerë të kabinetit qeveritarë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për tu përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila është pikërisht më 28 nëntor. 28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu që gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë 28 nëntorin - Ditën e Flamurit, e festofshim gjithmonë këtë ditë të lirë e krenar”, deklaroi Konjufca.
28 nëntori shënon 112-vjetorin nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.
Sot mbushen 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Po ashtu, më 28 nëntor është ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Lajmi kryesor:
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit! Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt
G.K//ReportTv.al