PD protestë pa gra! Në ballë të ‘grupit të zjarrit’ të mitur e të rinj! Me maska e kapuç i hodhi në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë (Video të reja)

8 Tetor, 11:58| Përditesimi: 8 Tetor, 17:14

  • Share

Tirane- Në vijën e parë të akteve të dhunës dhe hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve në protetsën e 7 tetorit nuk qenë as vetë deputetët e drejtuesit e Partisë Demokratike, por u përdorën grupe të rinjsh, shumica e të cilëve të mitur, siç kamerat e mediave kanë fiksuar.  Të njëjtët, qenë edhe në thyerjen e reklamave private në rrugë, vënien e zjarrit kazanëve të mbeturinave apo të stacioneve të autobusëve. 

Shumica prej tyre, të maskuar e të tjerë pa asnjë masë mbrojtëse u përdorën për të gjitha aktet e dhunës përgjatë tre orëve protestë. Një tjetër episod, ishte kur grupi i të rinjve nuk e lejoi të kalonte kjo auto-ambulancë.   

Nisur nga ky skenar i prodhimit të incidenteve duke shkatërruar kudo ku shkelnin, protestës i munguan në ballin e parë gratë, duke dëshmuar se të ftuarit kryesorë në tubim ishin grupet e organizuar të militantëve të përzgjedhur për të bërë rrëmujë.

Gjurmët e dëmeve në qytet duken dhe një ditë pas protestës.

Shumica ishin të mitur, dukshëm nën 18 vjeç apo nxënës shkollash. Në kokë mbanin kapuçë sportivë, apo bluza të zeza për ta bërë të vështirë identifikin por duket që janë të moshës së mitur. Ata shkatërrojnë reklamat anës rrugës me shkelma e sende të forta.

E konfirmon dhe policia sot. Për aktet e dhunës, Policia e Tiranës njoftoi sot se janë 3 të mitur në hetim. Njëri në kërkim ndërsa 2 të tjerë po procedohen në gjëndje të lirë. 

Policia ka arrestuar një protestues, Xh. Rr., 57 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë akuzat "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ndërkohë, 3 protestues janë vënë në hetim, dy prej tyre të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë 3 vepra penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/10/2024 01:59

    Si gjithemone politikanet i nxjerrin geshtenjat nga zjarri me mashe.Ne kete rast perdoren keta adoleshente pa pike ndergjegje politike qe te shkaterrojne,por qe si kap ligji se jane adoleshente-minorene.Dhe te mendosh sa ndryshojne keta nga moshataret e tyre qe protestojne ne bote per ceshtje politike! Me cfare i kane genjyer maskarenjte keta budallenj mustaqepadirsur?!

    Përgjigju
  • Ersa: 08/10/2024 16:13

    Keqardhje, kur mendon në çfarë familje jetojnë, çfarë vlerash apo degjenerim vlerash kanë marrë

    Përgjigju
  • Linda: 08/10/2024 14:02

    Ne mes te protestusve qe thyenin xhama dhe hidhnin motollof nuk kishte vetem adoleshent do kete pasur dhe grabitesa shpiash profesionista ne thyrje xhamash qe dje prisnin momentin te thyenin dhe ndonje vitrin dyqanesh e te rrembenin cde gjenin perpara!! Fatkeqesisht lakmia e madhe e familjes kriminele Berisha dhe hajdutit maskarait Ilir Meta per te grabitur gjithe pasurit shqiptare po tenton te veri shqiptaret te vrasin shqiptaret opozitaret te shkaterroj pronen e popullit!

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 08/10/2024 12:42

    A MUNDET QË TË ZBATOHET LIGJI PËR TERORIZËM PËR KËTË LLOJ PROTESTE DHE PËRDORIMI TËPERSONAVE NË 18 VJEÇ?KËTO METODA JAN TË NJOHURA DHE PËR AUTOR KANË NJLRZIT E P.D.SH. NËN DREJTIMIN E S.B. QË NGA VITI 1997 KUR U SULMUAN REP.USHT.KAM DHE NJË PROPOZIM A MUNDET QË INSTITUCIONI I ISH.SHTËPIS QËNDRORE TË USHTRIS TI RIKËTHEHET USHRRIS SHQIPTARE DHE ISH USHTARAKËVE TË KENË KU TË BËJNË NJË TAKIM DHE TË PIJNË QOFTË DHE NJË KAFE. P.D.SH. NUK E POLLI ATË AMBIENT POR E OZURPOJ NË MËNYRË TË KUNDDA LIGJSHE. NE JEMI UNIKAL NË MASKARALLËQET E KRIMET QË BËJMË DHE SIDOMOS S.B. ME ÇFARË I KA BËRË KËTIJ VËNDI DHE USHTRIS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?