Foto nga KAS

Politikë

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, KAS e rrëzon për 43 kuti në Vlorë, por do verifikohen 4 prej tyre!

3 Qershor, 15:12| Përditesimi: 3 Qershor, 15:43

  • Share

KAS i rrëzoi sot kërkesën demokratëve për të hapur 43 kuti votimi në Vlorë, ku ishte deklaruar 0 fletë votimi e papërdorur. Partia Demokratike pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura. KQZ sqaroi një ditë më parë se gjithçka ishte burim i paskatësive në procesverbalet e Qendrave të Votimit. 

Megjithatë sot demokratët këmbëngulën dhe me kërkesë të 2 anëtarëve të KAS, u vendos që të hapen dhe të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki, Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq. Të 4 kutitë e votimi u përzgjodhë si kampion nga vetë përfaqësuesit e PD-së.

Kutitë hapen vetëm për të verifikuar se sa fletë votimi janë të papërdorura, kur në sistem janë deklaruar 0 fletë të tilla nga komisionerët.

Partia Demokratike kërkoi dje hetim administrativ nga KQZ, duke pretenduar se mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhet. KQZ e ka mohuar që të kenë munguar fletë votimi, duke sqaruar se diferencat kanë ardhur nga pasaktësi teknike në procesverbalet e disa qendrave të votimit, si edhe nuk janë pasqyruar fletët e votimit për 74 QV, ku është aplikuar votimi elektronik. 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?