Moment nga ndeshja Partizani 0-1 Nomme Kalju

Sport

Penalltia e humbur nga Skuka në 'Air Albania', Partizani 'pa vizë' për në Evropë

18 Korrik, 08:25| Përditesimi: 18 Korrik, 12:27

  • Share

TIRANË - Partizani i Skënder Gegës është jashtë Conference League dhe për rrjedhojë edhe Kupave të Evropës. "Demat e Kuq" u mposhtën 0-1 nga estonezët e Nomme Kalju në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues të zhvilluar në "Air Albania". Ndeshja shkoi me shtesë dhe në fund të 120 minutave ishin miqtë që me rezultatin e përgjithshëm 1-2 pas dy ndeshjeve kalojnë më tej. Për të kuqtë dhemb një penallti e humbur nga Xhuliano Skuka në minutën e 80-të.

NDESHJA - Në "Air Albania" Partizani u fut me besimin se para tifozëve të vet do bënte më mirë se barazimi 1-1 në udhëtim. Të besuarit e Gegës u dukën në formë të mirë, por nuk ia dolën të gjenin rrjetën në pjesën e parë. Rasti më i mirë i sfidës ishte në minutën e 80-të, kur sulmuesi Xhuliano Skuka nuk mundi të kthente në gol penalltinë.

Me barazimin 0-0 ndeshja shkoi në shtesë dhe deçizive ishte minuta e 104, atëherë kur Ivanov shënoi për miqtë; gol ky me peshë të rëndë për Partizanin, që eliminohet nga Conference League.

Superliga

Nga Superliga shqiptare, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo do luajnë tanimë në turin e dytë të Conference League. Kujtojmë se Egnatia u eliminua nga turi i parë kualifikues i Champions League, ndërsa Vllaznia kaloi turin në Conference League. Dinamo e nis rrugëtimin evropian nga turi i dytë i Conference League.

Ndeshjet e radhës:

Vllaznia - Vikingur Reykjavik (ndeshja e parë 24 korrik, e kthimit më 31 korrik)

Atletic Escaldes - Dinamo Tirana (ndeshja e parë 24 korrik, e kthimit më 31 korrik)

Dinamo Minsk - Egnatia (ndeshja e parë 24 korrik, e kthimit më 31 korrik)

Ora 12:26
Eliminimi nga Evropa, Skënder Gega: Më vjen keq për djersën e djemve, nuk morëm atë që meritonim

1752216623_skendergega.jpg

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega foli pas humbjes 0-1 që ekipi i tij pësoi nga Nomme Kalju në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Conference League. Humbja pas 120 minutave lojë nxjerr jashtë nga Evropa "Demat e Kuq". Për trajnerin tropojan ekipi i drejtuar prej tij nuk mori atë që meritoi, pasi goli u pësua në rastin e vetëm të rivalëve, nga një mungesë përqëndrimi.

"Teknikisht mendoj se meritonim shumë më tepër. Penalltia, normal ndodhin edhe me ekipe të mëdha, me lojtarë me eksperiencë në nivele të larta. Skuka ishte ai që na barazoi ndeshjen, qoftë ndoshta edhe të paparashikuar. Falë aftësive të tij dhe cilësive. Sot (dje) bëri maksimumin, pati rastet e veta. Ai edhe të tjerët. Fati nuk ishte me ne.

Mund të them për atë që dhanë djemtë në fushë, jam shumë i kënaqur. Nuk morëm  nëmaksimum atë që merionim.

Rivalët një herë në portë - Shiko, mungesë vëmendje, futbolli është i pafalshëm. Më vjen keq me thënë të drejtën që aty kisha merak sepse bëmë dhe ndërrimin. U mundova të jem shumë strikt që të mos lëmë hapësira mbrapa kurrizit, një gjë që në pjesën e parë nuk qëlloi asnjëherë. Asnjë gjuajtje në portë.

Më vjen keq mënyra si erdhi goli, kur sheh edhe rastet ndjen keqardhje patjetër dhe i tillë është futbolli. Unë jam trajner dhe patjetër që kur nuk ka rezultat të mirë, secili ka përgjegjësinë, ke argumentet e tua. Më vjen keq për djersën, mundin që bënë dhe sakrificën sepse 90 minuta me intensitet. Menduam që do ishim brenda gjithë pritshmërive, qoftë edhe me shtesë. Lodhja bëri të veten, bëmë edhe ndërrim të detyruar", tha Skënder Gega për Supersport.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?