Sociale

Për herë të parë hapet dega ‘Arkitekt për Trashëgiminë Kulturore’! Bashkëpunim i Politeknikut të Barit me Universitetin e Vlorës

28 Gusht, 16:00| Përditesimi: 28 Gusht, 16:50

  • Share

Për herë të parë, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” çel programin e studimit Bachelor “Arkitekture për Trashëgimi Kulturore” në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Barit në Itali.

Lajmi u bë i ditur nga rektorja e Vlorës, Aurela Saliaj, e cila tha se “kemi hapur këtë vit akademik programe në gjuhen angleze, për studente ndërkombëtarë dhe shqiptare.”

Studentët do të kenë mundësinë të formohen si arkitektë të orientuar drejt mbrojtjes së trashëgimisë, gjate tre viteve te studimit, ndërsa leksionet do zhvillohen ne gjuhen angleze. Studimet janë të strukturuara në gjashtë semestre. Mësimi do të zhvillohet në të dy universitetet: semestri i parë, i dytë, i katërt dhe i pestë do të zhvillohen në Universitetin e Vlorës, ndërsa semestri i tretë dhe i gjashtë do të zhvillohen në Universitetin Politeknik të Barit. Aplikimet per kete dege kane nisur me 7 gusht dhe vazhdojnë deri me 15 Shtator. Janë vetëm 50 kuota te lira, ndaj kandidatet do ti nënshtrohen konkursit me 23 shtator.

Sakaq, Rektorja e Universitetit te Vlores Aurela Saliaj tha se eshte shtuar interesi dhe per degët e tjera, si ekonomi, operator turistik dhe inxhinieri kompjuterike. 

“Është konstatuar një ngritje e veçantë tek ekonomia dhe shkencat natyrore. Diferenca ka bere dega për operator turistik”, shton rektorja.

Lista me emrat e fituesve është shpallur ne portalin ualbania.al dhe te premten nis regjistrimi i studenteve në të gjitha universitetet e vendit, proces që zgjat deri me 11 shtator.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 02/09/2025 13:47

    Dega eshte per te fitur ne pune pedagoget qe ngelèn pa pune

    Përgjigju
  • Iris: 29/08/2025 02:26

    /TUTU/,e ke gabim,po t'a lexoje me kujdes artikullin do t'a kuptoje qe eshte dege e mire.Kur restauron nje ndertese historike,duhet t'a dish qe nuk perdoren te njejtat materiale e teknika si te ndertosh nje ndertese te sotme,gjithashtu nje arkitekt i trashegimise kulturore mund te bashkpunoje me nje arkitekt te ndertimit modern per te krijuar se bashku dicka qe nderthur modernen me klasiken,p.sh muzeu i Kastriotit ne Kruje,ku ndertesa moderne ka pamje klasike.Te vetmin problem qe shikoj une me kete dege eshte se sa te perkushtuar jane shteti,min.e kultures e inst.i trashegimise kulturore te investojne ne projekte per restaurimin e ruajtjen e ndertimeve te trashegimise kulturore?!Keta po e bejne si bashkepunim me Italine,por Italia ka me shume ndertime historike,me shume mundesi financiare e me vullnet per te ruajtur trashegimine,kurse shtetit tone e ministrise t'i kerkosh te investojne per ruajtjen e kesaj apo asaj ndertese eshte njelloj si t'i shkulesh nje dhemballe pa anestezi dhe keta arkitekte trashegimie rrezikojne te mbeten pa pune,ose ne varesi te shtetit/ministrise kur te kujtohen per ndonje projekt.Per mendimin tim,ne vend qe te ishte dege me vete,do te kishte qene me mire te ishte lende me vete.

    Përgjigju
  • Tutu: 28/08/2025 17:23

    Kjo dega e re eshte si puna e Akademise se barinjve …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?