Frutat e thata janë një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminave, mineraleve, fibrave dhe zëvëndësuese të përsosura të ushqimeve me kalori të larta. Për këtë arsye, ekspertët e shëndetit i mëshojnë përfshirjes së frutave të thatave në dietën tuaj ushqimore.
Arrat
Ky frut është i pasur me omega-3, fibra, proteina, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Të gjitha këto ndikojnë në uljen e inflamacioneve që mund të shkaktojnë atak kardiak. Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i arrave, mund të reduktojë me 50% riskun e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, arrat rrisin mbrojtjen nga disa lloje të kancerit në trupin tuaj.
Bajamet
Bajamet janë të pasura me antioksidantë dhe kanë zero kolesterol. Ato janë të njohura për lehtësimin e tretjes, problemet e frymëmarrjes dhe sëmundjet e zemrës, dhe gjithashtu janë një ndihmë e madhe për shëndetin e flokëve, lëkurës dhe dhëmbëve.
Lajthitë
Lajthitë sjellin një sërë përfitimesh për shëndetin tuaj. Lajthitë mund të ndihmojnë në rënien në peshë, të mbrojnë qelizat tuaj nga dëme të ndryshme dhe të ulin nivelin e kolesterolit. Për më tepër, këto fruata të thata luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e riskut ndaj diabetit te tipit 2.
Komente
