I jepet lamtumira e fundit Rikard Ljarjes! Marjeta gjen forcën të flasë: Nuk jam e pishmanit për këtë ceremoni të thjeshtë! 'Deda' prehet në Shkodër

21 Prill 2020, 11:01| Përditesimi: 21 Prill 2020, 15:21

  • Share

TIRANË- Me duartrokitje, ashtu siç një artist i madh e meritonte, është përcjellë në banesën e fundit aktori dhe regjisori Rikard Ljarja. Me rregullat e diktuara nga COVID-19, Ljarja është përcjellë në qytetin e tij të lindjes, Shkodër ku dhe do të prehet në paqe, duke përmbushur kështu amanetin e tij, ose "Dedës", siç njihet për shkak të rolit të tij në filmin "Rrugë të bardha"!  

Bashkëshortja, aktorja e mirënjohur Marjetja Ljarja ka mbajtur në duar fotografinë e Rikardit, teksa dilte nga shtëpia e tyre modeste në zonën e Ish- ekspozitës.  Si një shenjë mirënjohje për të gjithë të pranishmit që ishin pranë familjes së saj në këtë moment të vështirë, ajo ka gjetur forcën për t'i falenderuar. Në një fjalim shumë të shkurtër, për shkak se lotët ia bënin shumë të vështirë, ajo shprehet nuk është e pishmanit për këtë ceremoni kaq të thjeshtë.

"Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo pjesën e ekranit. Ju falenderoj që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore", tha Marjeta.

Rikardin, nuk braktisën as kolegët e tyre. Siç raporton gazetarja e Report Tv, Dhurata Hamzai, të pranishëm ishte, Rajmonda Bulku,  çifti Anagnosit, Roza dhe Dhimitri, me këta të fundit që gjetën forcë dhe thanë disa fjalë për mikun e tyre.  "Ne kemi një miqësi shumë të mirë me familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme për artin. Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë", tha Roza. 

Në Shkodrën që aktori Rikard Ljarja e deshi aq shumë, u mbajt një meshë në kishën katolike, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

 “Alo Dedë, Dedë.... ku je?!”  Vështirë se ajo fytyrë e dashur mund të harrohet edhe paskëtaj.  Breza të tjerë do kalojnë dhe ajo do jetë aty, si një vulë dhe dëshmi e papërsëritshme e kohës, e një epoke të ndritur të kinemasë shqiptare. 

Ora 14:11
Marjeta Ljarja gjen forcën të flasë: Kjo ceremoni e thjeshtë është më e bukur, më njerëzore...nuk kam pishman (VIDEO)

Si një shenjë mirënjohje për të gjithë të pranishmit që ishin pranë familjes së saj në këtë moment të vështirë, aktorja Mirjeta Ljarja ka gjetur forcën për t'i falenderuar. Në një fjalim shumë të shkurtër, për shkak se lotët ia bënin shumë të vështirë, ajo shprehet nuk është e pishmanit për këtë ceremoni kaq të thjeshtë.

"Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo pjesën e ekranit. Ju falenderoj që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore", tha Marjeta.

Ora 14:02
Plotësohet amaneti i 'Dedës', mbërrin në Shkodër trupi i pajetë i Rikard Ljarjas

Amaneti i Rikard Ljarjas është çuar deri në fund! Trupi i tij i pajetë është përcjellë në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës, aty ky dhe ai kishte kërkuar. Në një ceremoni mortore të thjeshtë, ku të pranishëm ishin vetëm familjarë dhe miqtë të afërt, diktuar nën masa të rrepta për shkak të COVID-19, iu dha lamtumira e fundit "Dedës", siç të gjithë e njohim për shkak të rolit të tij në filmin "Rrugë të bardha".

Ora 11:47
Puleshi zbulon talentin e fshehur të Rikard Ljarjas që askush s'e dinte: Jam surprizuar kur i kam parë (VIDEO)

Rikard Ljarja nuk ishte vetëm aktor apo regjisro siç shumë prej nesh e njohim! Në një intervistë për Report Tv, piktorja Adriana Poleshi ka zbuluar se i kanë rënë në duar pikturat e Rikard Ljarjas.

"Në vitet 2000 jam njohur me pikturën e tij, se e njihja si aktor. Kur kam parë pikturat e tij dhe jam surprizuar. Ai ishte Rikard Larja, kam mësuar shumë nga ai", tha Poleshi në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Dhurata Hamzai.

Ora 11:14
Kolegët nuk e braktisin! Roza Anagnosti: Rikard Ljarja ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme (VIDEO)

Ndonëse është një moment, ku vendi po përballet me pandeminë COVID-19, artistët, mikët dhe kolegët janë aty për t'i dhënë lamtumirën e fundit Rikard Ljarja. Aktorja e njohur, Roza Anagnosti, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti, ka gjetur forcën për të thënë disa fjalë nderimi më Rikardin.

"Ne kemi një miqësi shumë të mirë me familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme për artin. Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë", tha Roza.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetar: 22/04/2020 18:54

    Aktor dhe njeri i madh.Ai brez aktoresh nuk ka per te ardhur me kurre ne kete vend.Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • zana: 22/04/2020 16:41

    NUK KEMI KU I gjejme me artiste te ketij kalibri…..aktor I paharrueshem dhe brilant,,,te shkofte shpirti ne parajse...

    Përgjigju
  • Mondi: 21/04/2020 22:43

    Keto jane Njerezit e Vertete qe padrejtesisht jetojne kaq pak. Per ta DUHET te kishte nje standart tjeter nga ai i dykembeshave mjerane qe gjallojne e mbushin sheshet e trotuaret... ATA DUHET TE JETOJNE TE PAKTEN 150 VJET! Do te jesh i paharruar ne mendjet dhe zemrat tona. Te Shkofte Shpirti Ne Parajse, Se Atje E Ke Vendin. I Paharruar Kujtimi Yt!

    Përgjigju
  • Leksi: 21/04/2020 16:21

    Te qoft dheu i leht o njeri i mir!!

    Përgjigju
  • Shkoder: 21/04/2020 16:10

    Sikur te vdesin politikanet tone u kisha shkuar me gjithe qejfe ne varrim por per Rikardin nuk mundem se nuk dua ta besoj.

    Përgjigju
  • Emigrantet: 21/04/2020 15:50

    U prefsh ne paqe ashtu si e meriton o njeri I bukur me zemer e shpirt te bukur e talent te madh Na ke shoqeruar gjithe jeten duke u beer pjestar ne cdo familie shqiptare , duke na here te qeshim e te qajme e te shijojme talentin tend te madh.Na dhe shume e do vazhdosh te na japesh ,por nuk more ate qe meritoje materialisht Shume bukur qe thjeshtesia te shoqeroi edhe ne diten e sotme , por dashuria e respekti per Ty eshte pa kufi e te vjen nga gjithe bota aty ku ka shqiptare Qoft I lehte dheu ,me siguri se Ti do mbetesh ne maje te shtylles per te sjelle drite per breza

    Përgjigju
    • Lani: 21/04/2020 18:14

      Faleminderit per komentin e mrekullueshem!

  • Mali: 21/04/2020 14:55

    Eshte e pamundur te mos ndjesh dhimbje dhe respekt per kete kolos te artit shqiptar. Te gjitha rrolet e tij jane rrole qe edhe ne jeten e perditshme na pelqen ti permendim... ALO DEDE. apo Skenderin tek Dueli i heshtur e keshtu ne radhe. Deda apo ALO ALO kush eshte?! Deda. Eshte e fetmja figure e kinematografise shqiptare qe e ka vlersuar me te drejte kinematografine shqiptare si nhe HOLLYWOOD, dhe kjo eshte e vertete. Shqiperia fale ketyre kolloseve te kinemas dge teatrit ka nje shkolle artj te pazevendesueshme dhe me te drejte Rikardi e quan Hollywood. I paharruar qofte Rikardi. Ngushullime familjes Ljarja. Te gjithe shqiotaret do ta ndjejne humbjen e nje Miku dhe ikkne si Rikardi. Lamtumire Dede! Lamtumir Skender!

    Përgjigju
  • Pyka: 21/04/2020 14:32

    Rikardi ishte njeri i Madh,akror i Madh,edukator i Madh...model i Madh për shoqërinë tone....i paharruar dhe ngushëllime familjes...

    Përgjigju
  • Lui: 21/04/2020 14:03

    Eshte e cuditshme kjo ndjesia kur iken nje ikone e tille te duket sikur te ka ikur edhe ty dicka nga shpirti. Sikur te krijohet nje boshllek dhe ndjehesh i vetmuar dhe i dobet.. Nuk te themi dot lamtumire as ty dhe askujt nga ajo plejade aktoresh qe na keni edukuar me filmat tuaj. Sepse arti i vertete edukon nje shoqeri, dhe ju e bete. Ndryshe nga sot qe arti i pergjigjet tregut, nderkohe qe duhet te jete tregu te edukohet nga arti..

    Përgjigju
  • Kosovari: 21/04/2020 13:54

    Ngushellime familjarve,farefisit dhe miqve te shumet te krijimtarise artitike dhe skenes.Ishte I madh,sic ishin te medhje klasa e artisteve dhe krijuesve te vlerave shpirteror, qe nga Naim Frasheri,Tinka,Prosi,Kadri Roshi dhe Ljarja I sotshem, Po na shkojne,Po na len trashigim jo vetem kujtimet edhe vlerat krijuese monumentale per ne sot dhe brezet qe vijne pas nesh. lavdi jetes dhe vepres se Rikardit!Urata e popullit dhe historiese se artit shqiptare, eshte vepra e dhe jeta e TIJ.Eshte Lvadia per Rikard Ljarjen.

    Përgjigju
    • Prizrenasi: 21/04/2020 17:32

      per ne Kosovaret ka qene frymezim sepse jemi rritur me filmat e tij.Artist i vertet ishte.

  • Genti: 21/04/2020 13:51

    U prefsh ne paqe, kollosi I artit shqiptar. Respekte per vepren qe le pas.

    Përgjigju
  • Titi: 21/04/2020 13:49

    Të gjith do ikim një dit! Por është shum e dhimbshme kur ikin edukatorët. U rritëm dhe u edukum me rrolet e Rikardit. Na nxorre lotët e dhimjes neve rrefugjatëve. Një katolik i përkryer. Në xhehnet e ke vëndit o patrioti im.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 21/04/2020 12:26

    Ngushellime familjes. Kalimtar jemi te gjithe ne kete botë.

    Përgjigju
  • Fatmir: 21/04/2020 12:23

    Jo,jo Erik,nuk eshte ashtu. Rikardin e percjellin me pershpirtje qindra mijra shqiptare brenda e jashte Shqiperie. Beso dhe perjeto te lutem! Rolet dhe timbri i zerit Tij jane ne Ekzistencen Universale.

    Përgjigju
  • Erik: 21/04/2020 11:34

    Keqardhje kur njeriu percillet vetem ne diten e fundit mbi dhe', aq me teper keta artistet e medhenj qe meritonin respektin me te madh. Ngushellime familjes, i perjetshem kujtimi i tij.

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/04/2020 11:16

    U prehte ne paqe artisti i madh, anetari i te gjitha familjeve shqiptare.

    Përgjigju
    • Eliana: 21/04/2020 14:01

      Ngushellime familjes!U prehte ne Paqe! Me vjen shume keq per brezin e te gjithe ketyre aktoreve te mrrekullueshem e te pakthyeshem per Shqiperine,qe po ikin dhe te pavleresuar ,e pamundur nga shteti shqiptar por dhe nga biznesmenet private qe i kane lene ne ato apartamente. Shpresoj qe dikush t'i ndihmoje te bejne nje jete sa me te mire per aq kohe sa i ka mbetur.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?