Përkushtimi ndaj një diete me bazë bimore tingëllon e vështirë, por është më pak ekstreme dhe madje edhe më e dobishme sesa mund të mendoni. Jo vetëm që proteinat me bazë bimore në përgjithësi kushtojnë më pak se mishi, por janë dhe të përshtatshme për të plotësuar nevojat e trupit.
Proteinat me bazë bimore mund të ndihmojnë në shëndetin e zemrës, ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, ndihmojnë në humbjen e peshës së tepërt dhe të përmirësojnë mirëqenien e aparatit tretës. Dietat proteinike me bazë bimore janë treguar gjithashtu se zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës , diabetin e tipit 2 dhe më shumë.
Një nga arsyet pse është kaq e lehtë të shtoni produkte bimore me proteina të larta në dietën tuaj është se ka shumë prej tyre për të zgjedhur. Pavarësisht se cilat pjata ju pëlqejnë më shumë, ekziston një proteinë bimore e përsosur për mëngjes, drekë dhe darkë. Ja cilat janë disa prej proteinave më të shijshme me bazë bimore.
1. Qiqrat
Qiqrat janë një bishtajore, të lehta për tu gjetur dhe të lehta t'u gatuar. Ato mund të përdoren në sallata. Ato përzihen mirë me një sërë perimesh dhe bimësh, dhe përmbajnë fibra, vitamina dhe lëndë ushqyese për të qëndruar të rregullt, të fortë dhe energjikë gjatë gjithë ditës. Dhe, sigurisht, qiqrat janë të pasura me proteina , rreth 14.5 gram proteina për një filxhan.
2. Fasule
Fasulet janë një tjetër opsion i shkëlqyer i proteinave me bazë bimore, dhe ka shumë lloje të ndryshme për të zgjedhur. Fasulet gjithashtu japin fibra dhe antioksidantë , dhe janë treguar se mbështesin shëndetin e zorrëve dhe të zemrës.
3. Arra
Arrat kanë një përmbajtje proteine prej 4.45 gram për çerek filxhani (që është rreth një grusht arra); fistikët kanë një përmbajtje proteine prej 6.2 gram për çerek filxhani ; dhe arrat braziliane kanë një përmbajtje proteine prej rreth 4.75 gram për çerek filxhani.
4. Kuinoa
Kuinoa është një ushqim që përmban shumë proteina, me më shumë se 8 gram për një filaxhan me kuinoa të gatuara.
5. Bizelet
Bizelet mund të gatuhen në mënyra të ndryshme dhe përmbajnë rreth 8 gram proteina për filxhan.