Përmbytjet në Vlorë, banorja e lagjes 'Karabash': Këtu është bërë katastrofë! Kërkuam të pastrohej kanali por askush nuk erdhi! Pamë llahtar, shyqyr që shpëtuan fëmijët

6 Tetor, 10:39| Përditesimi: 6 Tetor, 11:04

  • Share

Lagjja ‘Karabash’, aty ku ndodhet dhe kanali i ujrave të larta është një ndër lagjet më të goditura nga përmbytjet e 4 tetorit në qytetin e Vlorës. Uji vërshoi me furi duke dalë nga shtrati dhe marrë para çfarë gjeti

E ndërsa uji u tërhoq  la pas baltë dhe llucë. Nëpër rrugicat e lagjes, pranë pirgjeve me baltë banorët kanë nxjerrë divanë, kolltuce apo dhe mobilje të cilat tashmë janë shkatërruar dhe janë totalisht të pariparueshme. Është mundi i një jete.

Është bërë katastrofë të keqen nëna. Kam hedhur poshtë dhe po hedh poshtë’ thotë një banore tepër e tronditur nga humbjet me të cilat përballen, thotë ajo.

Shtëpia e saj, e ndërtuar së fundmi ishte shtëpia e parë që u godit nga vërshimi u ujit. Nëna thotë se shkak ishte pikërisht mos pastrimi i kanalit. Ndonëse kishin bërë disa herë kërkesa ndër vite duke i kërkuar autoriteteve vendore të shkonin ta pastronin, kërkesat e tyre kishin rënë në vesh të shurdhët. Nëna thotë se ka ndikuar dhe ura që është ndërtuar mbi kanal.

"Para dy ditësh këtu është bërë një katastrofë e paparë. E pallogaritur. Vetëm nga kanali. Nga ura aty. E kanë bërë të papërgjegjshmit. Kemi bërë kërkesa  të mirëmbahet kanali. Kemi kohë që e kemi bërë. Ku nuk kemi vajtur. Kemi vajtur tek ujësjellësi, tek të gjithë kemi vajtur. Njëri thotë kështu, tjetri ashtu. Njëri do ta pastrojë. Por nuk u pastrua.  S’kemi lënë institucion pa bërë kërkesë. Shtëpia më ka krisur. Brenda dhe jashtë.

Dëmet janë të mëdha dhe balta është prezente kudo brenda dhe jashtë shtëpisë së saj. E nëna teksa tregon për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili mezor i mban lotët.

"Goditja e parë ka qenë këtu. Shyqyr që më hoqi burri fëmijët. Unë me gjithë djalin e nusen, jemi mbytur nëpër atë lumin e madh që kalonte nëpër Vlorë. Mezi erdhën në shtëpi të largonim fëmijët. Kemi parë llahtar"


Lajmi kryesor:

Përmbytjet në Vlorë, Banorët për Report Tv: Shkak, kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë! Ku nuk bëmë kërkesa, s'erdhi njeri


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?