Vlore- Përmbytjet masive që pushtuan Vlorën pasditen e 4 tetorit, shkak kryesor duket se kanë mospastrimin e kanalit të ujërave të larta në qytet të cilët për shkak të mbushjes me mbeturina por dhe ndërtimet pa leje e pa kriter bënë që uji të dalë nga shtrati dhe të vërshojë në lagje duke marrë para çfarë gjeti.
Se kush ka përgjegjësi për situatën e pa ndodhur më parë në Vlorë do të bëhen verifikime. Ndërsa banorët e lagjes 'Karabash" thonë se shkak ishte mospastrimi i kanalit të ujrave të larta i cili kishte vite pa u pastruar dhe se kërkesat e tyre të herë pas hershme ndër vite drejtuar pushtetit vendor për ta pastruar kishin rënë në vesh të shurdhët. Kanali i ujrave të larta grumbullon reshjet e shiut dhe i çon në hidrovor.
Banesat që janë ndërtuar afër këtij kanali në lagjen 'Karabash' të Vlorës kanë pësuar dëme të mëdha.
Banorët e saj thonë për mikrofonin e Report Tv se kanali kishte vite pa u pastruar edhe pse ata i kishin bërë thirrje disa herë institucioneve vendore. Hera e fundit që ishte pastruar kanali ishte 6 vite më parë.
“U pastrua para 6 vitesh me një skrep të madh zinxhir. 15 vite më parë e pastruan nga gomat e bënë xham. Në kohën e Lelit i prishi të gjitha e u bënë mure. Kishim kohë që u thoshim hajde pastroni e nuk vjen njeri. Shirat u përplasën skishin ku të venin. U bllokua aty. Gjithë mbeturinat prishën murin aty, shpërtheu atje (Foto) shpërtheu. Ky është kanali u ujrave që mbledh ujrat që nga pas spitalit. Atje ka qenë liqen por e kanë prishur këta miqt. E ujrat vijnë të gjithë këtu. Aty janë të bllokuara. Duhet të vijnë ta pastrojnë..”thotë banori Agim Dinaj për mikrofonin e Report Tv.
Më tej ai thotë se kanali është i papastruar në të gjithë vijën e tij.
“Të vesh më tutje..”
Dëmet?
Lagjja ‘Karabash’ është dëmtuar rëndë nga përmbytjet.
“Dynjanë është bërë dëm. Unë kam dyqanet poshtë janë prishur të tëra. Edhe këtu mirë që ishte plaku që mori fëmijët se do I kishte marrë uji para” thotë banori.
Disa familje kanë nxjerrë jashtë orenditë të cilat janë të gjitha me baltë dhe të shkatërruara.
Edhe një banore e kësaj lagjeje, banesa e të cilës është dëmtuar shumë nga përmbytjet thotë se familja e saj ka bërë disa kërkesa rresht për vite të tëra autoriteteve vendore të shkonin të pastronin kanalin, por zëri i tyre kishte rënë në vesh të shurdhët. Deri sot! Kur ata u gjendën përballë katastrofës së përmbytjeve që u shkatërroi gjithë mundin e jetës, por dhe rrezikoi të merrte dhe jetën e atyre më të shtrenjtëve në këtë botë, fëmijëve.
"Shyqyr që më hoqi burri fëmijët. Unë me gjithë djalin e nusen, jemi mbytur nëpër atë lumin e madh që kalonte nëpër Vlorë. Mezi erdhën në shtëpi të largonim fëmijët. Kemi parë llahtar" thotë banorja.
Shkak mund të jenë dhe ndërtimet pa kriter, ndërtimet informale që janë kryer në këtë kanal apo pranë tij
'Nga ura aty. E kanë bërë të papërgjegjshmit' tregon banorja.
Drejtuesi politik i PS-së i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi deklaroi dje se do të bëhen të gjitha verifikimet për të zbardhur shkaktarët. Ndërkohë edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin konstatohet se kanë qenë të amortizuara, pa investime ndër vite.
Ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e 4 tetorit, ndërsa dihet se 33 familje u evakuan.
Lagjja ‘Karabash’, aty ku ndodhet dhe kanali i ujrave të larta është një ndër lagjet më të goditura nga përmbytjet e 4 tetorit në qytetin e Vlorës. Uji vërshoi me furi duke dalë nga shtrati dhe marrë para çfarë gjeti
E ndërsa uji u tërhoq la pas baltë dhe llucë. Nëpër rrugicat e lagjes, pranë pirgjeve me baltë banorët kanë nxjerrë divanë, kolltuce apo dhe mobilje të cilat tashmë janë shkatërruar dhe janë totalisht të pariparueshme. Është mundi i një jete.
Është bërë katastrofë të keqen nëna. Kam hedhur poshtë dhe po hedh poshtë’ thotë një banore tepër e tronditur nga humbjet me të cilat përballen, thotë ajo.
Shtëpia e saj, e ndërtuar së fundmi ishte shtëpia e parë që u godit nga vërshimi u ujit. Nëna thotë se shkak ishte pikërisht mos pastrimi i kanalit. Ndonëse kishin bërë disa herë kërkesa ndër vite duke i kërkuar autoriteteve vendore të shkonin ta pastronin, kërkesat e tyre kishin rënë në vesh të shurdhët. Nëna thotë se ka ndikuar dhe ura që është ndërtuar mbi kanal.
"Para dy ditësh këtu është bërë një katastrofë e paparë. E pallogaritur. Vetëm nga kanali. Nga ura aty. E kanë bërë të papërgjegjshmit. Kemi bërë kërkesa të mirëmbahet kanali. Kemi kohë që e kemi bërë. Ku nuk kemi vajtur. Kemi vajtur tek ujësjellësi, tek të gjithë kemi vajtur. Njëri thotë kështu, tjetri ashtu. Njëri do ta pastrojë. Por nuk u pastrua. S’kemi lënë institucion pa bërë kërkesë. Shtëpia më ka krisur. Brenda dhe jashtë.
Dëmet janë të mëdha dhe balta është prezente kudo brenda dhe jashtë shtëpisë së saj. E nëna teksa tregon për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili mezor i mban lotët.
"Goditja e parë ka qenë këtu. Shyqyr që më hoqi burri fëmijët. Unë me gjithë djalin e nusen, jemi mbytur nëpër atë lumin e madh që kalonte nëpër Vlorë. Mezi erdhën në shtëpi të largonim fëmijët. Kemi parë llahtar"
E si u be kjo pune keshu.kane mar gjith ciliminjt me bashki e parti iku brezi jon qe i bente punet me pergjejsi
PërgjigjuMENDOJ qe te mund te menaxhohen plehrat ne vlore eshte vetem inceneratori,,,nuk mund te lesh qytetin e pare ,te dyte,,dhe te trete,,biles dhe te katert pa incenerator....kjo nuk ka b...the ku te rrije,,,tirana,,durresi,,vlora,,dhe shkodra,,duhej te kishin inceneratoret ne pune.... dhe nje plan te mire per largimin e plehrave nga qytetet drejt inceneratorit...kjo pune do onvestime,,jo llafe,,,koha nuk pret,,,lumejte po ndoten me letra e shishe plastike,,,,po ashtu dhe plazhet tona ,,sepse plehrat i sjellin dallget....ne breg....
PërgjigjuDuket si Lana ne kohen e Sales,plot me ndertime e plehera.Po pleherat i keni hedhur vete dhe duket qe as nga stuhia nuk vute mend.Shikoni foton 1,i kane nxjerre mobiljet e leckat e tjera e i kane hedhur si mall pa zot.Perse nuk lajmerojne bashkine t'i mbledhe?!Ku mendoni se do te shkojne ato mbeturina sikur te mos i mbledhe askush,apo te vije nje stuhi tjeter?! Dhe se dyti,Vlora nuk eshte vetem plazhet, shetitorja e madhe dhe sheshi e shtepia e pavaresise,eshte shume me e madhe,shteti e bashkia bejne fushate cdo vit per pastrimin e rregullimin e ketyre kater pikave,por sec ndodh pertej duket qe se can koken njeri dhe vjen 3 ore shi e tregon se me ato /aksionet/ e pastrimit ,autoritetet kane dashur te vene vetullat,por shiu u nxorri syte!
PërgjigjuKy kanali i vogël mbyti Vlorën!!?? Vlorën e mbyti korrupsioni
PërgjigjuMOR ZOTI QYTETAR,,SHTETI NUK MUND TE FUTET NE CDO VRIME,,,,JENI JU ATJE QE IA VESHTIRSONI PUNEN QEVERISE,, SEPSE E KENI GJAK RREMUJEN , JO RREGULLIN,,,NDERTIMIN KU TE TEKET E SI TE TEKET,,,JO MOR VLLA NUK KA FAJ QEVERIA KETU,,,QEVERIA BILES NUK DUHET TJU JAPE ASNJE LEK,,QE TE ZINI MEND,,QE TE MOS HIDHNI PLEHRAT NE KANAL,,,,EDI RAMA DUHET TE VESH DORE NE VLORE,,TI PRISHESH ATO NDERTIME,,NUK MERRKA VESH KY HAJVAN MILET,,,ASGJE NUK BEN DOT PA MARRE MIRATIMIN E BASHKISE,,,,NE KUJTUAM SE VETEM MALOKET BEJNE KETO GJERA,,,,POR EDHE JUGU S'QENKA PA GJE....
PërgjigjuNDERTIME mbi kanal,,,ju vrafte perendia ne gjume ishallah...
PërgjigjuPse ne gjume or teeeejjjjj
SHUME MIRE T'JU BEHET,,,NUK KA FAJ QEVERIA KETU,,,FAJIN E KENI VETE SE KENI BERE SHTEPIA MBI KANAL DHE NE RREZE TE KANALIT,,,SI MUND TE PASTROHET KANALI KUR TI KE BERE SHTEPI MBI KANAL,,,SIC ISHIN DIKUR KIOSKAT NE TIRANE TEK LANA,,,EDI RAMA DUHET TI PRISHESH TE GJITHA ATO NDERTESA AFERR KANALIT....
PërgjigjuPo pse mor Llesh, kontrolli i territorit nuk eshte detyre e qeverise?
Eshte per tu cuditur po dhe kur qe kryetar leli po dhe tani e njejta gje , ne kete qytet mua qe jam vizitore here pas here me eshte krijuar bindja se nuk funksionon qeveria vendore ose e bejne me qellim qe mos te funksinoj sepse e dine ata por me vjen shume keq per kete qytet me kaq shume vkera ta lene te katandiset keshtu. Premtimet le ti mbajne per shtepite e tyre qyteti do pune te pastra pa hile por dhe qtetaret duhet te kujdesen per qytetin e tyre. Qe ku fillon rruga transballkanike e deri te lokal berlini gjithe ajo rruge deri tek kafe brryli po dhe ne vazhdim ajo rruge eshte gjithmon plot ne plehra dhe aty ketu puseta te hapura te mbushura me plehra per te mos folur per kazanet e plehrave qe mbajne nje ere te tmerrshme aa se harrova edhe rruga sazani eshte ne te njejten gjendje.
PërgjigjuPastrojne rrugen transballkanike vetem kur vjen Rama. Eshte skandal, Vlora eshte qyteti me i piste ne Shqiperi. Vlora nuk eshte vetem lungomare dhe bulevardi. Bashkia nuk punon sepse jane dembela dhe llafazaner ne bashki. Nuk e duan punen. Vetem gjoba ju vjen hakut por kush do ta bej?
Doreheqjen o Ermal Dredha o tenje qe sben asnje pune
PërgjigjuPo ato plerat bashkia i ka hedh
PërgjigjuKanalet e ujrave te shiut bllokohen nga banoret e pa educate qe hedhin mbeturinat , mos kerkoni nga shteti o te pa udhe qe jenitru nuk dini te mbani pastrtine .
Përgjigjusakte!! E para:Kanalet duhen pastruar,kjo nuk diskutohet,por njerzit duhet ta fusin mire ne koke konceptin, qe plehrat hudhen brenda ne kazanin e plehrave ne radhe te pare,e jo kazanet rrine bosh dhe plehrat anembane tij,e ky eshte nje fenomen i peshtire kudo neper Shqiperi.E dyta:Shume permbytje ndodhin edhe me ndertimet e bera pa nje plan ndertimi,kututu, te ketyre 30 vjeteve,atje ku ka shkuar ujet njehere e nje kohe,vjen nje dite,edhe pse mund te kalojne dekada apo edhe me shume,do te kerkoje te kaloje perseri,e po nuk e gjeti rrugen e tij te zakonshme,do e gjeje diku tjeter vend fhe dihet qe forca e tij merr perpara gjithçka,edhe jete njerzish,kjo nuk do shkence per tu kuptuar!!
Me kanalet dhe mirèmbajtjen e tyre, planet pèr gjèndje emergjence apo raporti teknik mbi gjèndjen e tyre, nuk ke fare lidhje ti "Mara nga bodrumi". Ti, e bèn pèr byrekun qè tè japin, aq ke ti, aq jep. Vlora, do pèrmbytet pèrsèri, moj Mara nga bodrumi,,do pèrmbytet sa herè qè dikush mendon tè derdhè ujin e hollè nga taraca e pallatit ku banon. Natyrisht e egzagjeruar kjo qè thashè por fakt èshtè qè kètu vihet vlerè tek fasadat dhe jo tek pèrmbajtja. Vlora duhet deklaruar skenè krimi ku derdhen miliardat e taksapaguesit shqiptar,,dhe askush nuk ndihet pèrgjegjès pèr aktualitetin kriminal tè gjèrave qè janè elementare pèr funksionimin e njè qyteti.
Kjo situate vertetoi nje gje, qe ky qe eshte kryetar bashkie nuk i hyn me ne pune Vlores!
Përgjigju