Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë, 7 qershor 2025

Sport

Përpara Shqipërisë, Serbia kërcënohet me përjashtim nga kualifikueset e Kupës së Botës dhe një pezullim dy vjeçar

4 Tetor, 16:04| Përditesimi: 4 Tetor, 16:10

  • Share

Kombëtarja serbe e futbollit kërcënohet me përjashtim nga kualifikueset për Kupën e Botës 2026 dhe këtë e ka bërë të ditur edhe Federata e Futbollit e Serbisë (FFS).

Siç është njoftuar nga FSS, biletat për duelin më të rëndësishëm në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Shqipërisë, nuk do të hidhen në shitje të lirë. Nova.rs mëson se Serbia kërcënohet me përjashtim nga gara (kualifikueset), me një pezullim të mundshëm dy vjeçar nëse ndodh ndonjë skandal në përballjen kundër djemve të Sylvinhos.

Serbia dhe Shqipëria takohen më 11 tetor (e shtunë) në orën 20:45 në Leskovac dhe ky vendim i Federatës Serbe nuk do të thotë që tribunat do të jenë bosh. 6000 biletat do shpërndahen për të rinjtë e akademive dhe klubeve në Serbi, si edhe për shoqatat rajonale dhe të ftuar të zgjedhur.

Duket se në Serbi janë duke marrë masa që ndeshja e Grupit K kualifikues kundër Shqipërisë të shkojë sa më mirë, pasi në të kundërt FIFA nuk do jetë më tolerante.

Kujtojmë se dueli u zhvendos nga Beogradi për në stadiumin e Leskovacit për shkak të frikës së huliganëve dhe tensioneve politike në Serbi. Veç saj, FIFA dënoi Serbinë me reduktimin e 20 përqind të kapaciteteve të stadiumit për sfidën kundër Shqipërisë, pas incidenteve të tifozëve serbë në Beograd në ndeshjen kundër Anglisë. 

Për të garantuar një mbarëvajtje të qetë, FIFA ka vendosur të dërgojë dy oficerë sigurie të specializuar, të cilët do të jenë të pranishëm posaçërisht për këtë ndeshje. Ky vendim tregon qartë rëndësinë dhe seriozitetin e sfidës, duke theksuar përgjegjësinë e të gjitha palëve për ta vendosur sportin mbi gjithçka tjetër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?