Kronikë

Përplasja me armë në Laç, vdes njëri prej të plagosurve! 24-vjeçari ndërroi jetë tek Trauma! Sherri nisi për pasqyrën e makinës, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar

4 Maj, 08:08| Përditesimi: 4 Maj, 19:54

  • Share

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari Gerald Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë zjarri mesditën e së shtunës në Laç. 24-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra në zonën  e legenit dhe pjesës së sipërme të këmbës dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës vazhdon të jetë edhe Amarildo Ndoj, 26-vjeç, ndërsa tre të plagosurit e tjerë  Daniel Gjeloshi, 26-vjeç, Liridon Ismaili, 26-vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç janë jashtë rrezikut por po vazhdojnë të qëndrojnë në spital për mbikëqyrje. 

58-vjeçarja ishte duke shitur qirinj për besimtarët e Kishës së Laçit kur e kapën plumbat. Mbrëmjen e së shtunës policia njoftoi se kishte zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe kishte vënë në pranga dy autorët Klevis Ndreca, 28-vjeç, si dhe Daniel Gjeloshi, 27-vjeç, i cili mbeti dhe i plagosur gjatë përplasjes me armë. 

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas policisë, janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Si nisi sherri mes të rinjve?

Policia tha se konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta, për shkak të një aksidenti rrugor me dëme të vogla materiale, dhe më pas ka vijuar me përdorimin e armëve.

Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin.

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal  5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë.

Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante. Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. 

Ora 18:45
Humbi jetën në Spitalin e Traumës pas përplasjes me armë zjarri në Laç, ky është 24-vjeçari Gerald Bitri

1746377356_geraldbitri.jpg

24-vjeçari në foto është Gerald Bitri, i riu që humbi jetën tragjikisht pasi mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë sherrit mes të rinjve një ditë më parë në Laç.

Bitri ndërroi jetën ditën e sotme, në Spitalin e Traumës, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra, pas një konflikti për shkak të një aksidenti rrugor. 

Të plagosur gjatë sherrit me armë mbetën dhe katër të tjerë, konkretisht Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe shitësja ambulante Angjelina Gjezaj.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës vazhdon të jetë edhe Amarildo Ndoj, 26-vjeç, ndërsa tre të plagosurit e tjerë Daniel Gjeloshi, 26-vjeç, Liridon Ismaili, 26-vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç janë jashtë rrezikut por po vazhdojnë të qëndrojnë në spital për mbikëqyrje. 

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asan: 06/05/2025 21:16

    e dyshimt ai tjetri qe u kunderpergjigj me arem nuk ka plagosur asnje thot po personi qe ishte n makin me vrasesin si u plagos se i bie ka plagos dhe shokun e vet

    Përgjigju
  • Patrioti: 04/05/2025 14:57

    Çmenduri. Si mund te vriten njerzit per ferikim makinash ne kete dite ?!!!

    Përgjigju
  • Eheh: 04/05/2025 13:40

    Sa e lire eshte jeta ne Shqiperi :(

    Përgjigju
  • Edi: 04/05/2025 12:16

    Gjynah,24 vjec me vdek per pune makinash. Ngushellime familjes. Zot forcoj

    Përgjigju
  • Alb: 04/05/2025 10:24

    Si politikanet edhe populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?