'Jemi të tronditur!', personat që tentuan të grabisin biznesmenin në Tiranë heshtin para grupit hetimor

16 Qershor 2020, 12:19| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 16:45

  • Share

TIRANË-'Jemi të tronditur, do flasim në një moment të dytë', kanë qenë këto të vetmet deklarime të dhëna nga 6 grabitësit e arrestuar një ditë më parë nga policia Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Mozaiku”.

Report TV ka siguruar deklarimet e 6 të arrestuarve që heshtën përpara grupit hetimor për vjedhjet e kryera prej tyre duke deklaruar se do të shprehen në një moment të dytë.

Ngjarja e fundit që çoi policinë e Tiranës në gjurmët e grupit të grabitësve, ishte vjedhja me armë në banesën e biznesmenit Endri Mosko 1 muaj më parë, e cila mbeti në tentativë pasi pronarët e shtëpisë diktuan hajdutët.

Një ditë më parë në prangat e policisë ranë 6 persona dhe u shpall në kërkim 29 vjeçari A.Sh. Mes anëtarëve të këtij grupi ishte dhe 28-vjeçari Franci Alimi i arrestuar për shpërthimin me tritol në lokalin pranë gjimnazit “Petro Nini”, i cili vendoste lëndë eksplozive për llogari të bandave kriminale.

Ndërkohë pjesë e grupit të grabitësve ishte dhe Aleks Kala, gardisti i arrestuar, i cili u pezullua nga rrallët e gardës së republikës si dhe Andi Kraja punonjësi i një banke të nivelit të dytë.

Franc Alimi, 28-vjeçari që shpërtheu tritolin me dëme të mëdha në lokalin e biznesmenit Arben Koçollari, ishte pjesë e tyre dhe vendoste lëndë eksplozive për llogari të bandave kriminale.

Të arrestuarit e operacionit "Mozaiku" janë: Aleks Kala, 31 vjeç gardist i pezulluar nga detyra, Andi Kraja, 28 vjeç, punonjës në një bankë të nivelit të dytë, Spartak Qoku, 30 vjeç i dënuar për vjedhje në bashkëpunim, PetroSava, 23 vjeç, Emel Hajdaraj, 25 vjeç, Klaudio Metaj,33 vjeç, Franc Alimi, 28 vjeç, në paraburgim për tritolin tek “PetroNini” dhe A.Sh, 29 vjeç, i shpallur në kërkim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur: 16/06/2020 18:50

    Te jem une si ky personi qe i kane vene tritoli. Dhe nese konfirmohet roli i punoniesit. Te bankes do i fusja nje te denoncume bankes qe nuk ka bere ne menyren e duhur mbrojtjen e te dhenave personale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?