Politikë

Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Nuk imagjinohej më parë të vinin studentë të huaj

3 Shkurt, 13:27| Përditesimi: 3 Shkurt, 16:22

  • Share

TIRANË - “Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet dhe mbështetja jonë”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren Ogerta Manastirliu morën pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 në Qytetin Studenti, të cilat tashmë janë me kushte bashkëkohore.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi transformimin që ka pësuar Tirana dhe ndikimin e saj në imazhin e Shqipërisë.

“Është gjithmonë krenari kur dëgjon nga ata të cilët vijnë këtu për herë të parë fjalët më të jashtëzakonshme për atë që gjejnë këtu në Tiranë, për arkitekturën, për pastërtinë, për energjinë e qytetit, dhe mbi të gjitha për perspektivën e këtij qyteti. Sigurisht, kjo vlen shumë më tepër se sa për t’u kënaqur, për t’u inkurajuar dhe për t’u frymëzuar që kjo punë e madhe të vazhdojë”, theksoi ai.

Rama vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës në zhvillimin e kryeqytetit.

“Duhet të jenë të gjithë të bindur se për qeverinë tonë dhe mua personalisht, Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet, dhe mbështetja jonë në këtë aspekt ka qenë, është dhe do mbetet një mbështetje prioritare, sepse për ne ka shumë rëndësi që ky partneritet të vijojë të prodhojë sukses, dhe ka shumë mundësi që kjo punë të vazhdojë të jetë komplementare, sepse Bashkia e Tiranës nuk është një bashki si të tjerat: Është metropoli i Shqipërisë dhe duke pasur edhe këtë sukses ekonomik në Tiranë, ka edhe kapacitete për të bërë hapa shumë më të mëdhenj se të tjerat dhe në një farë mënyre për të udhëhequr me shembullin e saj në rrugën ku edhe të tjerët do hyjnë hap pas hapi”, deklaroi Rama. 

Një tjetër iniciativë e rëndësishme që Rama përmendi ishte mbështetja për pensionistët përmes aboneve falas të financuara nga Bashkia e Tiranës.

“Kështu, abonetë për të udhëtuar falas për pensionistët, të mbështetura dhe financuara drejtpërdrejt nga Bashkia e Tiranës, janë një hap që shkon në drejtimin e duhur, sepse ato në fakt janë abone për pensionistët për të mos nxjerrë pensionistët lek nga xhepi dhe për të mos paguar nga pensionet e tyre. Por, nga ana tjetër, janë abone për të cilat paguan Bashkia e Tiranës, paguajnë taksapaguesit, paguajnë ndërtuesit, të cilët i paguajnë kësaj bashkie taksat më të larta. Se është kollaj të flasim ky po ndërton, ai po ndërton, por nga ana tjetër, ne duhet të shohim se sa gjëra marrim mbrapsht, jo thjesht në aspektin e transformimit që askush nuk mund ta imagjinonte dhe nuk e imagjinojnë të huajt që vijnë dhe të huajt nga të gjitha kategoritë”, shtoi ai.

Ndër projektet e reja, Rama theksoi dhe nismën për ofrimin e ushqimit të drekës në shkollat 9-vjeçare, një program që synon të ndihmojë familjet dhe të krijojë një komunitet më të fortë social mes fëmijëve.

“Do vëmë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës. Dhe të krijojmë mundësinë për të pasur më shumë komunitet në sensin më shumë jetë të përbashkët edhe sociale mes fëmijëve për të pasur më shumë aktivitete që prindërit në momentin që lënë fëmijën në mëngjes në shkollë të mos e kenë kokën mbrapa dhe të mos detyrohen pastaj, të merren vesh me njëri tjetrin, kush do e lëri punën për të shkuar për ta marrë fëmijën për ta çuar në shtëpi etj, etj, po të bëjnë punën  e tyre me orë të plota dhe nga ana tjetër patjetër dhe për të lehtësuar  nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që  nuk e kanë shumë të lehtë jetën e tyre të përditshme ekonomike”, theksoi kreu i qeverisë.

 

Ora 14:56
Përurimi i dy godinave të reja në Qytet Studenti, Rama: Protesta e studentëve u harrua, por ne vazhdojmë mbajtjen e premtimeve

1738584712_edirama.jpg

Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në përurimin e dy godinave të reja në Qytetin Studenti, që do shërbejnë si konvikte. Rama kujtoi në fjalën e tij protestat e studentëve 5 vite më parë, të cilat kthyen vëmendjen e qeverisë ndaj investimeve në arsim dhe infrastrukturës për studentët.

Ai shton se qeveria po mban premtimet që ndërmori atëherë dhe po vijon po me ato projekte.

'Falenderime për të gjitha ata që punuan dhe kanë realizuar këto zhvillime të reja domethënëse në Qytetin Studenti. Dua të kthej kokën tuaj prapa dhe t’ju kujtoj se edhe pse protesta e studentëve e disa viteve më parë, ka mbaruar me kohë dhe mbase për shumë është harruar ne vazhdojmë të punojmë duke i qëndruar besnik angazhimeve të marra dhe të bëjmë pikë për pikë çdo gjë që e kemi premtuar. Natyrisht, gjërat për të gjithë ata që e dinë, gjërat nuk arrijnë sa hap e mbyll sytë. Punët nuk arrihen si muhabetet në televizor apo komentet në facebook. Shpesh nuk reflektojnë asnjë mendim të thelluar. Kërkojnë kohë dhe mundësi.'

Ora 14:10
'Qytet Studenti po kthehet në një kampus evropian', ministrja Manastirliu: Gati investime të reja për Universitetin e Tiranës

Sot u përuruan dy godina konviktesh në Qytetin Studenti. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në pëurim së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit u shpreh se kushtet e akomodimit për studentët po përmirësohen vit pas viti, duke e transformuar këtë hapësirë në një kampus modern me standarde europiane.

'Kënaqësi që jemi bashkë për një tjetër hap për akomodimin e studentëve në Qytet Studenti. Shohim se si vit pas viti ndryshohen kushtet dhe Qytet Studenti po kthehet në një kampus europian dhe studentët. Qeveria e angazhuar që në 2013 me reformën ne arsimin e lartë. Kemi një shembull si po transformohet arsimi i lartë, përshirë kushtet e akomodimit të studentëve. Tirana, 5 universitete publike që janë pjesë e masterplanit jo vetëm për ndryshimin e infrastrukturës. Sapo kemi filluar investimi në Universitetit e Sporteve ,po punojmë me universitetet rajonale.'

Ajo theksoi se në Tiranë po zhvillohet një masterplan për universitetet publike, që përfshin investime në Universitetin e Sporteve, universitetet rajonale dhe ndërtimin e kampusit të ri për Universitetin e Tiranës.

'Qershia mbi tortë do jetë kampusi për Universitetin e Tiranës, bashkia ka bërë punën për një projekt të integruar jo vetëm për godinat, por edhe për godinat e reja. Që lidhen me 4 projekte, sallën e leximit, kantinën, pishinën dhe godinën administrative. Kemi një tjetër investim, që është Kolegji i Evropës, puna për kampusin ka filluar. Aty parashikohen të kenë jo vetëm auditorium për hapësira akademike, por edhe hapësira rekreative. Ne mbështesim 12 mijë studentë me bursa. Janë 18 mijë të tjerë që përfitojnë.'

Në kuadër të mbështetjes për studentët, Manastirliu bëri me dije se 12 mijë studentë përfitojnë bursa, ndërsa 18 mijë të tjerë mbështeten përmes skemave të subvencionimit. Buxheti vjetor për këto politika arrin në 14 milionë euro.

'Alokohet në baza vjetor buxheti 14 mln euro që shkon për mbështetje me bursa apo mbulim tarifa për studentët. Mbështetja për studentët do vijojë. Hapi i radhës është kampusi i universitetit të Tiranës. Ajo që presim, Tirana të jetë qendër ekselence për arsimin e lartë dhe të kemi vend për studentët e huaj. Sot kemi mundësi të shfrytëzojmë edhe gjatë periudhës të verës të gjithë këto kapacitet në funksionon të studentëve  dhe këto godina të kenë eficiencën për shfrytëzimin e tyre. Ky është shembull i vizionit tonë për cilësinë e arsimit të lartë dhe falënderoju Erionin për akomodimin e shpejtë të studentëve të Kolegjit të Europës. Synojmë të zgjerojmë kapacitetet e programeve të studimit të studentëve të Kolegjit.'

Ora 13:36
Rama dhe Veliaj përurojnë dy godina të reja në 'Qytetin Studenti': Kushte europiane për studentët! Kush ulëret sot, të kujtojë si ishin konviktet me sapllake

 

Gjatë ceremonisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi faktin se ky investim ofron një realitet të ri për studentët.

“Më vjen mirë që vazhdojmë subvencionimin e pagesës për studentët. Një dhomë në këto konvikte kushton më pak se 20 lekë në ditë. Pra, sa një kafe dhe një ujë në ditë. Në total është një shumë prej 5500 lekësh në muaj, ndërkohë që në realitet kostoja është shumë më e lartë. Ne si të majtë besojmë se këtë kosto do e ndajmë bashkë me studentët. Bashkia e Tiranës paguan më shumë se 6000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ujin, dritat, internetin e çdo gjë tjetër, ndërkohë që studentët paguajnë më pak se 200 lekë në ditë, për një ambient që do ta kishte zili çdo hotel me 3-4 yje në Tiranë”, tha Veliaj. 

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, kanë bërë politika sociale dhe solidariteti për të gjitha shtresat e shoqërisë, që nga fëmijët, studentët dhe deri te pensionistët.

“Kjo është arsyeja pse iu bashkuam trenit të reformave të qeverisë për pensionet dhe, ashtu siç qeveria dha një bonus për pensionistët dhe do japë edhe një tjetër, Bashkia e Tiranës bëri kontributin e saj nëpërmjet abonesë falas për të gjithë pensionistët. Janë mbi 30 mijë pensionistë që tashmë e kanë tërhequr abonenë. Jemi hapur nga ora 7.00 deri në 19:00 të darkës. Kemi shtuar pikat për këtë muaj dhe më vjen mirë që, në total, për çdo pensionist, kontributi me abonenë falas është 192 mijë lekë në vit”, u shpreh Veliaj. 

Një mesazh, kreu i Bashkisë dha edhe për skeptikët: “Për të gjithë ata që ulërasin sot e gjithë ditën dhe që shqetësohen për rininë, do të duhet të krahasojmë ‘Qytetin Studenti’ të tyre me ‘Qytetin Studenti’ që kemi sot. Krahasojmë natën me ditën, krahasojmë mesjetën me kushtet e reja sot, ku praktikisht i njëjti konvikt, ku strehohen të gjithë studentët e huaj të Kolegjit të Evropës, është i njëjti konvikt, të njëjtat kushte, sikundër janë edhe gjithë studentët tanë.”

Në fund, kryebashkiaku ndau idenë e përbashkët me kryeministrin Rama, kur tha se konviktet e reja mund të kthehen në një instrument investimi, duke i kthyer ato në Airbnb gjatë verës. Nga ky investim, në “Qytetin Studenti” përfitojnë më shumë se 2.600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit.

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 03/02/2025 14:46

    Filluan keta ne keto perurimet qe i zvarrisin Kastilie deri pak para zgjedjeve Na e shpifen Jan ber te lexueshem qe pa hapur gojen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?