Pique dhe Shakira vijojnë me "telenovelën" pas divorcit. Këngëtarja kolumbiane publikoi një këngë ku e krahasonte veten me Ferrarin, teksa të dashurën e re të Pique me një Twingo. Në lidhje me këtë këngë, ish-futbollisti i dha mesazh"të koduar" këngëtares, pikërisht me një makinë të tillë.
Një video e ish-mbrojtësit të Barcelonës së bashku me një Twingo u bë virale në kanalet e komunikimit, ku dikush vëren një detaj të anashkaluar deri më tani. Një ‘thumb’ i tij në fakt do të fshihej në targën ‘2511MDJ’, e cila mund të ‘përkthehet’ në spanjisht në shprehjen ‘il 25 novembre Me Dejò’, domethënë ’25 nëntor, ai më la’.
Në fakt, kjo është pikërisht data në të cilën Shakira vendosi të largohej nga Barcelona me fëmijët që kishte nga Pique për t’u transferuar në Miami.