Plagosi inxhinerin e ERE-së se kishte lidhje me gruan e tij, zbardhet dëshmia e policit të vetëdorëzuar: Nuk kisha qëllim ta vrisja! Ku dyshojnë hetuesit

22 Gusht, 10:08| Përditesimi: 22 Gusht, 16:11

  • Share

Zbardhen  detaje nga vetedorezimi i efektivit Erjon Goxhara i cili akuzohet se plagosi inxhinierin e ERE Lorenc Kosta. Autori u vetëdorëzua në DVP Tiranë pasditen e të mërkurës i pashoqëruar nga askush madje as nga avokati i tij. Burime pranë grupi hetimor thonë se Goxhara ka dhënë detaje mbi motivin dhe rrethanat, disa prej të cilave janë parë me dyshim për vërtetësinë e tyre nga hetuesit.

“Kam qenë në lokal duke drekuar me vajzën time, kam parë Lorenc Kostën rastësisht. Kam çuar diku vajzën dhe jam kthyer ku edhe kam qëlluar ndaj tij. Nuk e kam bërë me paramendim, dhe nuk kam patur për qëllim ta vras. Kam përdorur armën e shërbimit që mbaja me vete”.

Policia ka negociuar me të afërmit për të bindur autorin për tu dorëzuar.

Pavarësisht Goxhara mbajti këtë qëndrim, grupi i hetimit nuk është bindur për vertetësinë e deklarimeve. Rrethanat, provat materiale dhe dëshmitë e personave të tjerë, krijojnë bindjen e arsyeshme se efektivi i policisë e ka ndjekur shënjestrën dhe e ka planifikuar ngjarjen.

Veç kësaj, Goxhara kishte krijuar të gjitha kushtet ditën e ngjarjes për të realizuar qëllimin. Ende nuk është arritur të merret dëshmia e viktimës së sulmit Lorenc Kosta për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë pritet të dalë para gjykates. Deri tani policia e ka referuar në prokurori për akuzen e vrasjes me paramendim të mbetur në tentative.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 gushtit në një zonë të populluar të Tiranës ndërsa efektivi u vetëdorëzua pasditen e 21 gushtit. Ndaj Erjon Goxharës rëndon akuza e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë.

Çfarë thuhet në dosje

Në dosje thuhet se efektivi kishte zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij, L.B në një qendër Tregtare.

Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara. Sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte, dhe ka plagosur Lorenc Kostën, i cili po ashtu jetonte në atë zonë. 

Pasi e la të mbuluar me gjak, e filmoi atë çfarë bëri dhe videon ia dërgon të plagosurit në telefon: "Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve, dhe të hash djersën e tyre”. I plagosuri, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën

Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali efektivit ka konfirmuar konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • titi kavajes: 23/08/2024 11:14

    ta kishe vrare drejtor legen turp titullar i shtetit

    Përgjigju
  • Se di: 23/08/2024 01:03

    .. por askujt nuk i ben pershtypje qe autori ka nr e telefonit te viktimes??

    Përgjigju
  • lleshi: 22/08/2024 17:40

    DUHEJ TA VRISJE,,,QE TE ZENE MEND TE TJERET,,,QE GRUAJA E TJETRIT NUK PREKET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?