Tiranë/ Atentat për tradhti Lorenc Kostës, vetëdorëzohet pas 48 orësh Erjon Goxhara! Efektivi: Isha i rënduar psikologjikisht! Gruaja pranoi lidhjen me inxhinierin e ERE

21 Gusht, 17:37| Përditesimi: 22 Gusht, 11:23

  • Share

TIRANË- Pas më shumë se 48 orësh në arrati, efektivi i policisë Erjon Goxhara i cili plagosi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet, është vetëdorëzuar sot (21 gusht) në polici. Efektivi, kishte edhe armën e shërbimit me të cilën kreu veprën penale, duke qëlluar 46-vjeçarin në pjesën e poshtme të trupit, pasi ky i fundit kishte lidhje jashtëmartesore me gruan e tij.

Erjon Goxhara pasi është vetëdorëzuar në polici është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike. Në deklarimet paraprake ai ka thënë para kolegëve se është penduar për krimin e kryer dhe se plagosjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike për shkak të situatës së krijuar.

'Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën "Tish Daija", sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.'- njofton polica.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 gushtit në një zonë të populluar të Tiranës. Para se të plagoste Lorenc Kostën, efektivi kishte zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij, L.B. në një qendër Tregtare.

Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara. Sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte, dhe ka plagosur Lorenc Kostën, i cili po ashtu jetonte në atë zonë. 

Pasi e la të mbuluar me gjak, e filmoi atë çfarë bëri dhe videon ia dërgon të plagosurit në telefon: "Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve, dhe të hash djersën e tyre”. I plagosuri, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën

Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali efektivit ka konfirmuar konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën.

Ndaj Erjon Goxharës rëndon akuza e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O LAB: 22/08/2024 11:38

    Gjashtenenten ne ajer thoj ti Labo? Apo karroce dore?

    Përgjigju
  • papahoxhaj: 22/08/2024 09:12

    Qerosi duhet te jet PS nga goja, tip dobiçi duket.

    Përgjigju
    • Labi: 22/08/2024 11:17

      Mjerë patronazhistët që i kanë gratë të punësuara. Japin dhe lekë për ti mbajtur në punë. Gallatë e madhe. Këta or mik, të mbarsin dhe të mësojnë edhe mallin

  • Uni: 21/08/2024 20:02

    Inteligjent , i zgjuar paska qenë ky komandanti i shqipove qe sillen si gangsterre neper Tirane. Humbi punen, nje jete investim, burg per vrasje meparamendim, gruan e shpalli kurvë në sy te opinionit, dhe tani t’i rroje burrerria! Nuk e di qe ka divorc per keto pune?

    Përgjigju
    • Inteligjenca: 22/08/2024 00:02

      Mire e ke ! Kjo tregon qe historikisht inteligjenca e Beratit me e forte sesa ajo e Memaliaj qytet puntor , vertet krahason nje Berat 2500 vjet qytet antipatrea dhe inxhinier I vjeter , ka inteligjence , une po quditem si paska ndryshuar Tirona qe populli feminist paska nis te pelqeje inteligjencen , kundrejt force dhe fizik! Ne demokraci por edhe ne ushtri etj, inteligjenca vlen me shume sesa forca ! Policia tregon qe kohet e fundit ka vetem force dhe guxim , nuk ka inteligjence. Pastaj Berati mbahet per intelligenc dhe qytet antik ama opinioni publik jeton me keto filma , ne 2024 ka dale sistemi divorcit , iku koha metoda vjetra viteve 1930 , cudi qe kane djeg veten ama ne Shqipëri nuk ben me filma konistudio , tani ka nis I Ben populli live

  • Real: 21/08/2024 19:25

    Lepuri me brire nga memaliaj u dorezua pasi ka marre garanci se nuk do denohet. Nderkohe qe 15 vite i ka pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?