Pogradec/ 42 vjeçari u rrah për vdekje në rrugë, e motra akuzon policinë: Na tha se ishte rrëzuar, kur dukej që ishte i dhunuar! Veproi shumë vonë

12 Gusht, 13:30| Përditesimi: 12 Gusht, 15:06

  • Share

Pogradec - E motra e Egli Progës, 42 vjeçarit i cili humbi jetën pasditen e 10 gushtit si pasojë e dhunës fizike dhe u la në mes të rrugës pa ndihmë denoncon policinë se ka vepruar me vonesë.  Ngjarja e ndodhur në Pogradec fillimisht u raportua si aksidentale por më pas policia arrestoi Denis Meçen si autor të dhunës dhe 3 persona të tjerë si persona që kanë penguar zbulimin e krimit.

Me lot në sy, Jonida Proga shprehet e indinjuar dhe për faktin se edhe pse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës askush nuk ka ndërhyrë për ta ndalur dhe se është bërë përpjekje për ta fshehur krimin. 

Babai i dy fëmijëve ndërroi jetë në spital. Në fillim u mendua se 42 vjeçari kishte humbur jetën pasi në gjendje të dehur është rrëzuar në rrugë por më pas është mësuar se ai është rrahur për vdekje. 

"Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit. Ai ndoshta kishte mbaruar. Po i bënin elektroshok.  Ne familjarët se pranonim dot që kishte ndodhur, derisa mjekët u dorëzuan e thanë nuk mund ta sjellin në jetë.  E shokuar kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur, më thonë është rrëzuar, jo të thonin po mbledhim prova, po shohim kamerat, dëgjojmë dëshmitarët.

Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për tu sjellë kështu.

Pyetje: Nuk ju thanë në asnjë moment që kishte pasur sherr, ishte dhunuar?  

Jonida Proga: Akoma asnjë gjë. Dallohej qartazi që ishte dhunuar,  por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. Dallohej nga mjekët që ishte i dhunuar, e nuk thuhej nga askush. Nuk thuhej nga askush që është bërë një vrasje. E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës, në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Djali i tezes e ka gjetur të rrethuar me njerëz. Ka njoftuar ambulancën, por ajo u vonua gjysëm ore, që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.  

E motra kërkon hetim të plotë 

"Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, ccdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?"

E teksa e kujton të vëllanë si njeri të qetë dhe familjar, paralajmëron këdo që po përpiqet të fshehë provat për ta bërë që ky krim të duket si aksidental.

Egli ishte njeriu më i butë, Djali më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, ka dalë nga lokali I tij nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, e kanë ngacmuar dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty. Njerëzit pinin kafe ndërsa një njeri ishte i shtrirë.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, ka shumë vrasës. Kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos ta gënjenjë mendja të bëhet palë, e pjesë e padrejtësisë.

Pas sherrit, Denins Meçe ishte larguar nga vendi i ngjarjes por u arrestua një ditë më pas sëbashku dhe me 3 persona të tjerë që akuzohen se kanë penguar zbulimin e krimit. Policia e Korçës njofton se në pranga kanë rënë Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale "Moskallzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar inspektimin e procedurave të kryera nga Policia e Pogradecit, në qarkun e Korçës,  ndërsa fqinjët e njohin 29 vjeçarin si person problematik në zonë. Denis Meçi rezulton te jete nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare,Valter Gora.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ligji: 12/08/2024 17:45

    Si vritet nje i pafajshem kot..., dhe me ndihmen e policise mbulohet krimi.... Turp!!! Ne Shqiperi duhet patjeter te vendoset denimi kapital!

    Përgjigju
  • poli: 12/08/2024 14:34

    policia eshte e mbushur me kiminele,,,,prisni t'ju zgjidhe hallet nje kriminel...mjere ne thuaj...

    Përgjigju
  • Eri: 12/08/2024 14:21

    Ngushellime familjes, behuni te forte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?