Momenti kur bie zjarri në fushën e mbetjeve Vlorë
Policia e Vlorës nis hetimet për një zjarrvënie të qëllimshme për vatrën te fusha e mbetjeve ditën e djeshme. Sipas pamjeve, flakët bien fillimisht te eskavatori në fushën e mbeturinave dhe më pas përhapen.
Policia bëri me dije sot se i ka referuar materialet Prokurorisë për hetime të mëtejshme për shkaqet, që paraprakisht dyshohet se janë aksidentale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 7 gusht 2025, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka rënë zjarr në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane, në lagjen “24 Maj”, ku si pasojë është dëmtuar nga flakët një eskavator në pronësi të Bashkisë Vlorë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Zjarri aktualisht deklarohet i shuar dhe po monitorohet vatra që të mos riaktivizohet.
Lajmi kryesor:
8 zjarre aktive në disa qarqe të vendit, vijojnë flakët në Tragjas të Vlorës, Mallakastër, Bërzhitë e Gjirokastër! Ndihmuan tre avionë nga Suedia e Kroacia
A.Q/ReportTv.al
