Një ditë pas ekzekutimit të Benjamin Bezhanajt në Vlorë, policia akoma nuk ka një pistë zyrtare në lidhje me hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se akoma nuk ka persona të dyshuar që mund të kenë kryer ekzekutimin e 27-vjeçarit.
Të njëjtat burime saktësojnë se ai ka probleme të bartuara nga shteti italian, ndërsa po kryhen disa verifikime atje.
Pas hetimeve të para rezulton se Bezhanaj nuk ka patur asnjë aktivitet kriminal brenda territorit të vendit tonë.
Lajmi kryesor:
Vrasja e 27-vjeçarit në Vlorë/ Benjamin Bezhanaj i dënuar më parë në Belgjikë! Policia rikthehet në vendngjarje, nuk kanë ende një pistë hetimi
E.M.//ReportTv.al