Avionët luftarakë polakë, foto arkiv

Bota

Polonia rrëzon mbi 10 dronë rusë në hapësirën e saj ajrore: Akt agresioni, jemi në kontakt me NATO-n! Avionë luftarakë në veprim

10 Shtator, 07:01| Përditesimi: 10 Shtator, 10:11

  • Share

Mbi 10 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi në Ukrainën Perëndimore. Polonia e quajti një akt agresioni, dhe në përgjigje, avionët polakë luftarakë u ngritën në ajër duke rrëzuar disa prej tyre. Kryeministri Donald Tusk ndoqi personalisht operacionin, ndërsa njoftoi se është në kontakt me NATO-n.

Ministria e Mbrojtjes tha se dronët hynë në hapësirën ajrore gjatë natës, duke kërcënuar qytetin Zamosc dhe provincat e Mazovisë, Podlaskie dhe Lublinit, dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në banesa. Sipas mediave, një dron goditi një shtëpi në qytetin ëyryki ëola në rajonin e Lublinit, por pa të lënduar. 

"Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me komandën e NATO-s", tha ministri i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, i cili i bëri thirrje popullsisë të "qëndrojë e qetë dhe të ndjekë njoftimet nga shërbimet shtetërore dhe ushtarake". Autoritetet mbyllën përkohësisht edhe Aeroportin Chopin të Varshavës.

Tusk tha se Polonia është e gatshme t'i përgjigjet çdo sulmi apo provokimi. 

"Po përballemi me një provokim në shkallë të gjerë... Jemi të gatshëm të sprapsim provokime të tilla. Situata është serioze dhe askush nuk dyshon se duhet të përgatitemi për skenarë të ndryshëm", tha Tusk.

"Pas sulmit të sotëm nga Federata Ruse në territorin ukrainas, ndodhi një shkelje e paprecedentë e hapësirës ajrore polake nga objekte të tipit dronë. Ky është një akt agresioni që ka paraqitur një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë", theksoi Komanda Operacionale e Ushtrisë Polake në X. 

Lajm në përditësim…

Ora 10:09
Dronët rusë mbi Poloni, pritet të mblidhet këshilli i NATO-s! Rutte në kontakt me udhëheqjen polake

1757491895_nato.jpg

Këshilli i NATO-s do të mblidhet këtë të mërkurë pas incidentit në Poloni, ku dronët rusë shkelën hapësirën ajrore. Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart  deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte është në kontakt me udhëheqjen polake pas incidentit në hapësirën ajrore. 

"Dronë të shumtë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë natës dhe u kundërshtuan nga mbrojtja ajrore polake dhe e NATO-s", tha ajo. 

Ora 08:59
Zelensky: Rusia bëri një tjetër hap përshkallëzues, nuk ishte vetëm një dron në hapësirën ajrore polake që mund të quhej aksident

1756997433_AA.JPG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë.

“Moska gjithmonë i shtyn kufijtë e asaj që është e mundur dhe nëse nuk has në një reagim të fortë, ajo mbetet në nivelin e ri të përshkallëzimit”, u shpreh Zelensky, duke shtuar se bëri një tjetër hap përshkallëzues.  

"Sot pati një hap tjetër të përshkallëzimit, dronët ruso-iranianë operuan në hapësirën ajrore të Polonisë, në hapësirën ajrore të NATO-s. Nuk ishte vetëm një që mund të quhej aksident, por të paktën tetë dronë sulmues të drejtuar drejt Polonisë.", shtoi ai.

Ora 08:44
Tusk: Inkursioni i dronëve rusë në hapësirën tonë ajrore nuk ishte rastësi, provokim në shkallë të gjerë

1757486736_donaldtusk.jpg

Kryeministri polak, Donald Tusk e ka cilësuar shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë si një provokim në shkallë të gjerë.

“Inkursioni i dronëve rusë në hapësirën ajrore polake nuk ishte rastësi”, tha kryeministri polak Donald Tusk, duke shtuar se ishte “një sulm në shkallë të gjerë”.

Ora 07:56
Rusia shkeli hapësirën ajrore polake, Kievi: Putini po e vë Perëndimin në provë, BE duhet të përgjigjet me forcë

1757483817_andriysybiha.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin po e vë në provë Perëndimin dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë “nëse nuk ka një përgjigje të fortë” ndaj veprimeve të tij. Kështu shkroi ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha në një postim në X, duke komentuar ndërhyrjen e dronëve rusë gjatë natës në hapësirën ajrore polake.

Ai bëri gjithashtu thirrje Evropës të ofrojë një “përgjigje të fortë” për të parandaluar që shkelje të ngjashme të ndodhin përsëri.

“Putin vazhdon të përshkallëzojë, të zgjerojë luftën e tij dhe të vërë në provë Perëndimin. Një përgjigje e dobët sot vetëm sa do ta provokojë më tej Rusinë, dhe raketat dhe dronët rusë do të fluturojnë edhe më thellë në Evropë”, shtoi ai.

Ora 07:42
Varshava rihap hapësirën ajrore, Tusk njofton takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave! Ministri i Mbrojtjes pezullon vizitën në Londër

1755337204_donaldtusk.jpg

Hapësira ajrore mbi Aeroportin Chopin të Varshavës është rihapur. Aeroporti e njoftoi këtë në një postim në rrjetin social X, duke shtuar se ndërprerjet dhe vonesat mund të zgjasin gjatë gjithë ditës.

Kryeministri polak Donald Tusk do të takohet me ministrat përgjegjës për sigurinë shtetërore. Një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Ministrave do të mbahet në orën 8:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Ndërkohë, ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz ndërpreu vizitën e tij në Londër, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Grupit të Pesë vendeve (E5) (Francë, Gjermani, Itali, Poloni dhe Mbretëria e Bashkuar), për t'u kthyer në Varshavë pas ndërhyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, raportoi transmetuesi polak TVP Info.

 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 10/09/2025 09:42

    Cifuti do me cdo kusht qe situata te pershkallezohet duke shkuar ne nje konfront Rusi-Nato por nje gje e tille nuk do te ndodhe se shkaterrohet bota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?