Politikë

Nga janari, Operator Kombëtar për Ujin! Rama: 58 ndërmarrjet ‘çeta’, katastrofë e vërtetë! Burg kujt vjedh ujin (VIDEO)

3 Shtator, 11:07| Përditesimi: 3 Shtator, 17:07

  • Share

TIRANË- Qeveria Rama do të nisë me fazën e dytë të reformës së ujit, që parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Ujin, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, që pritet të nisë punë në janar të vitit të ardhshëm. Shefi i qeverisë, Edi Rama ne fjalën e tij pati kritika hapur për 58 ndërmarrjet e shpërndarjes së ujit, të cilat i quajti “çeta”. Fragmentimin në emër të decentralizimit, kryeministri Rama e quajti katastrofë të vërtetë ndërsa vlerësoi reformën e vitit 2021 që 58 ndërmarrjet i shkriu në 15 shoqëri rajonale.

“Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por, jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë. Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai.

Hajdutët e ujit, do ta pësojnë njëjtë si ata që vidhnin energjinë e ujit. Krahas Operatorit Kombëtar, qeveria do të hartojë një plan masash, që parashikon ngritjen e një Task Force dhe masa deri në heqje lirie për abuzuesit, kryesisht për ata që vjedhin për qëllime fitimi.

“Ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjodhën energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë komentoi edhe kritikat për ujësjellësit e Tragjasit, që pritet të furnizojë me ujë zonën turistike të Dhërmiut dhe Palasës. Ai theksoi se qeveria nuk ka qëllime të errëta që t’ua marrë ujin banorëve për t’ia dhanë oligarkëve, ndësa i cilësoi këto deklarata si konspiracione dhe fantazi politike. Për protestat që janë mbajtur, ai tha se “nuk kishin ujë dhe bërtisin për burimin a thua se iu vajti një kuçedër t’iu thante burimin”.

“Të gjithë do ta kuptojnë që burimet ujore të Republikës së Shqipërisë, nuk janë burimet e atij që i ka më afër, janë burimet ujore të Republikës së Shqipërisë. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka njerëz me fat që e kanë ujin afër dhe njerëz pafat që kanë burimin larg. Siç ua kam shpjeguar shumë banorëve të Tragjasit, as nuk diskutohet që nuk ekziston në asnjë botë tjetër, veçse në botën e konspiracioneve dhe fantazive politike, mediatike, apo rreth tryezës duke pirë raki, që qeveria e Shqipërisë, ministria, t’i marrin ujin disave për t’ia dhënë disave”, tha Rama.

Teksa shprehu kritika për punësimet në ndërmarrjet e ujit, duke thënë se janë mbushur me punonjës ‘parazitë’, Rama paralajmëroi gjithashtu se do t’u jepet fund punësimeve si rezultat i krushqisë e politikës. Rama njoftoi edhe një aksion në vijim për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet.

“Një nga problemet themelore të furnizimit me ujë të shpërndarjes së ujit, është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Drejtorët e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit. Operatori Kombëtar do ketë kapacitetin të jetë i distancuar nga kjo, siç u distancua nga politika OSHEE.”, shtoi kryeministri.

Në Operatorin Kombëtar të Ujit, 61 bashkitë e vendit do të aksionere me 2 deri 5%, nga 49% që kanë aktualisht në 15 shoqëritë rajonale. Këto shoqëri të ujësjellës-kanalizimeve do të operojnë nën ombrellën e Operatorit të ri të Prodhimit të Ujit, për t’ju nënshtruar në 2027-ën një faze tjetër, asaj të ndarjes në dy nukla të tjera: një shoqërie për shpërndarjen dhe një tjetre për furnizimin dhe faturimin tek abonentët.

Ora 12:33
‘Dilnin rrugëve dhe shisnin leje për HEC-e’, Rama: Rrjet gjakpirësish, kemi bërë luftë për të mbrojtur burimet ujore (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria ka bërë luftë për të mbrojtur burimet ujore të popullit shqiptar, e për këtë thekson se prej kohësh kanë ndaluar lejet e dhëna për HEC-e. Në kohën e qeverisë Berisha, Rama thotë se dilnin rrugëve e shisnin leje për HEC-e, ndërsa i cilësoi si një rrjet gjakpirësish si shushunjat e trupit.

“Kam një shembull për këtë që duhet ta kuptojnë të gjithë ata që ngrihen kur ka nevojë që një burim uji të futet në shërbim të popullit shqiptar, kjo qeveri ka ndaluar HEC-et prej kohësh dhe ka bërë një luftë të madhe me lejet e dhëna për HEC-e. Ato lejet për minisuperfuqi energjetike, delir komplet. Ajo minisuperfiqia ishte krijimi i një rrjeti gjakpirësish njësoj si shushunjat sulmojnë trupin për t’i thithur ujin bujqve, fermerëve zonave të tëra dhe për tua tharë shtratin e lumit, qe disa të prodhonin energji. Dilnin rrugëve dhe shisnin leje për HEC-e, e kemi bërë për të mbrojtur burimet ujore të popullit të Shqipërisë, jo për të ndaluar sipërmarrjen”, tha Rama.

Ora 12:28
Protestat në Tragjas/ Rama: Bërtisnin a thua se kuçedra vajti t’u thante burimin! S’kemi qëllime të errëta, ujin s’po ia japim oligarkëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet edhe njëherë kritikave për ujësjellësin e Tragjasit, që pritet të furnizojë me ujë zonën turistike në Dhërmi e Palasë. Ndërsa prezantoi Operatorin Kombëtar për Prodhimin e Ujit, kryeministri Rama tha se qeveria nuk ka qëllime të errëta që ujin tua marrë banorëve për t’ia dhënë oligarkëve. Deklarata të cilat nuk i quan gjë tjetër veçse konspiracione dhe fantazi politike.

“Të gjithë do ta kuptojnë që burimet ujore të Republikës së Shqipërisë, nuk janë burimet e atij që i ka më afër, janë burimet ujore të Republikës së Shqipërisë. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka njerëz me fat që e kanë ujin afër dhe njerëz pafat që kanë burimin larg. Siç ua kam shpjeguar shumë banorëve të Tragjasit, as nuk diskutohet që nuk ekziston në asnjë botë tjetër, veçse në botën e konspiracioneve dhe fantazive politike, mediatike, apo rreth tryezës duke pirë raki, që qeveria e Shqipërisë, ministria, t’i marrin ujin disave për t’ia dhënë disave”, tha Rama.

Një koment e ka edhe për artikujt në mediat e huaja, duke theksuar se si në rastin e Tragjasit, por edhe të Shishicës, prioriteti i vetëm është furnizimi me ujë i banorëve.

“Ata që çohen dhe flasin, janë dhe ca që falsin anglisht për Vjosën, dhe se si ne po thajmë një burim të Shushicës për të shuar etjen e popullit tonë dhe se si ne po thajmë një degë të lumit për të furnizuar me ujë të pijshëm banorët e Himarës. Ata s’kanë për ta kuptuar, se marrin fonde për këtë punë, por duhet ta dinë që prioriteti është furnizimi me ujë i popullsisë. Në ekuilibrin më të mirë të mundshëm me natyrën, as në rastin e Shushicës, as Tragjasit nuk bëhet fjalë për investime të papërgjegjshme për të tharë. Duke respektuar njerëzit atje, 9 muaj, ditë për ditë, kemi bërë të gjithë raportin e monitorimit të burimit, shifrat janë kaq kokëforta dhe kuptim plota, sa s’kanë diskutim që projekti ishte i drejtë, jo se ishte projekt që financohej nga qeveria, por i bërë mbi monitorimin e burimit. Nuk ka qeveria qëllime të errëta, nuk ua heqim uji njerëz të për t’ua dhënë oligarkëve. Oligarkë në Shqipëri nuk ka, nuk bën vaki kjo”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ironizoi edhe protestat.

“Sot po ndërtohet ujësjellësi i Tragjasit. Nuk kishte ujë e bërtisnin për burimin a thua se vajti një kuçedër që tu thante burimin ku e pinin uji nga burimi”, theksoi ai.

Ora 12:16
‘Këto shqipot me makina…’, Rama kritika: Bëjnë selfie për të treguar bukuritë e Shqipërisë, por e ndosin me mbeturina (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për furnizimin me ujë dhe trajtimin e mbetjeve, shprehu kritika edhe për qytetarët shqiptarë që hedhin mbeturina nëpër rrugë. Kreu i qeverisë tha se mbeturinat nëpër rrugë nuk i hedhin turistët, por “shqipot”. Ai tha se kanë raste të fotografuara të individëve që ndalen për të bërë fotografi nëpër pika panoramike për të treguar bukuritë e Shqipërisë, por nga ana tjetër, e ndosin duke hedhur mbeturinat në tokë.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se në këtë proces të rritjes së prodhimit të ujit, të trajtimit të mbetjeve dhe rritjes së përmasësës së gjelbër në hapësirat publike brenda qyteteve, është ana e mirë. Ka edhe anë të errët të hënës që kanë të bëjnë me ata që bëhen pengesë këtyre proceseve duke vjedhur ujin, hedhur plehrat në rrugë… shqipo, shqipo se nuk e bën një turist i huaj këtë. E bëjnë shqipot që lëvizin me makinë, shqipot e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut. Shqipet që ndalojnë në anë të autostradës, bëjnë fotografira dhe marrin plehrat nga makina dhe i hedhin aty. I keni të fotografuara, edhe pikë panoramike për të bërë selfie ‘Sa e mirë je o Shqipëria ime’, edhe grumbullim plehrash të hedhura po aty. Edhe fotografitë me birrë aty me perëndimin e diellit, edhe shishet e hedhura në tokë….Mirëupafshim Shqipëria ime, shihemi verën tjetër. Këto janë situata që kanë nevojë për solidaritet dhe masa drastike nga ana e qeverisë por edhe rritje të kotributit të njerëzve.”. tha Rama.

Ora 12:04
‘Epokë e mbyllur’, Rama: Ndërmarrjet e ujit të mbushura me ‘punonjës’ parazitë, janë aty si rezultat i krushqisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se Operatori Kombëtar i Ujit do të shkëputet njëherë e mirë nga punësimet si rezultat i krushqisë e politikës. Kritika pati për të gjitha ndërmarrjet e ujit, për të cilat tha se janë mbushur me punonjës parazitë.

“Një nga problemet themelore të furnizimit me ujë të shpërndarjes së ujit, është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Drejtorët e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit. Operatori Kombëtar do ketë kapacitetin të jetë i distancuar nga kjo, siç u distancua nga politika, OSHEE. Nuk bën vaki që drejtuesit e OSHEE ti vendosë partia, të lëvizin lartë e poshtë se do partia, është epokë e mbyllur. OSHEE është një ndërmarrje që funksionon me rregullat e një korporate që ka rezultate. Energjia nuk është një mall që dikujt ia shet, dikujt ia fal, dikujt ia jep për bamirësi”, tha Rama.

Ora 11:39
Rama paralajmëron: Kush vjedh ujin do të penalizohet me heqje lirie (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se ata që vjedhin ujin do të përballen me heqje lirie. Kreu i qeverisë tha se do të vendosin vijat e kuqe, aty ku fatkeqësisht, sipas tij, bashkitë nuk e vendosën dot. Rama tha se me furnizimin e plotë me ujë do të arrijnë sukses sikurse arritën me furnizimin me energji elektrike. 

“Ajo çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojnmë në shërbimim me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energji elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji nuk është më një problem, pasiguri apo ankth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë. Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë operator kombëtar, i cili do të jetë sinergjia e  15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vëjë kujën se pse nuk e merr ujin. 

Ndërsa ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhën energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit. Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet.", u shpreh Rama. 

Ora 11:30
Rama: Së shpejti nisim planin për të hequr depozitat nëpër pallate, mund të kthehen burim katastrofash (VIDEO)

Teksa prezantoi Operatorin Kombëtar për Prodhimin e Ujit, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të nisin edhe me planin për heqjen e depozitave nga pallatet.

“Kjo është dhe koha për të nisur me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara ku e ku më parë dhe që largqoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash.

Ora 11:28
‘Prodhimi i ujit kërkon operim Kombëtar’, Rama: Plan masash për të ndalur abuzimet për qëllime fitimi (VIDEO)

Faza e dytë e reformës së ujit do të shoqërohet edhe me një plan masash për abuzuesit, tha kryeministri Edi Rama teksa prezantoi Operatorin Kombëtar të Ujit. Kreu i qeverisë tha se do të ndërhyhet me plan masash për të ndalur abuzimet, që kryesisht janë për qëllime fitimi, si lavazhe. Kështu tha kreu ii qeverisë, qytetarët që nuk abuzojnë do të marrin shërbim të drejtë.

“Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet diçka tjetër. Në momentin kur futet në sistem, kthehet nga prodhimi i natyrës, në prodhim i njeriut. Është mall që grumbullohet, që shpërndahet, që shitet dhe blihet, është mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim Kombëtar. Kështu që për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës, ndërkohë që po u them një gjë, nga faza e parë janë lidhur në rrejt 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, por sa i përket reformës jemi të qartë se çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi, tek shpërndarja, furnizimi, njësoj siç bëjmë me energjinë, por njësoj sic kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash, për të ndaluar abuzimet. Ndryshe nga energjia, këtu nuk jemi në kushtet, që kemi qytetarët që abuzojnë, këtu jemi në kushtet që kemi abuzues për qëllime fitime, abuzues me lavazhe nëpër lagje, me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme, kemi abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë, që do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që shumica e qytetarëve që nuk abuzojnë dhe që paguajnë, të marrin shërbim të drejtë”, tha Rama.

Ora 11:26
Investimet për ujin/ Rama: Pikat e kuqe duhet t’i kthejmë në jeshile! Hyrja në BE kërkon reformë e masa, kemi njerëz të aftë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se pikat e kuqe sa i përket investimeve për ujin duhen kthyer në jeshile. Rama tha se për të hyrë në BE, duhet një reformë e mirëfilltë në këtë sektor dhe masa, por edhe përgjegjshmëri. Kreu i qeverisë shtoi se vendi ka njerëz të aftë dhe mund të bëjnë më të mirën.

“Kemi shumë pika të kuqe për t’i kthyer në jeshile sa i përket investimit dhe përfshirjes të çdo sektori në botën e re të teknologjisë, edhe tek uji. Në fund fare dua të them që hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standarteve të BE. Është e mundshme por kërkon reforma, masa dhe përgjegjshmëri në administrim. Siç tregoi rasti i Vlorës, ne kemi burime njerëzore cilësore dhe njerëz të ditur, të zotë e të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me njerëz të ditur e të aftë në pika të ndryshme të territoreve. Drejtori aktual vjen nga eksperienca e të qenit drejtor në një territor në veri, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e qëndrueshme dhe të shëndetshme të Operatorit Kombëtar të Prodhimit të Ujit dhe më pas shpërndarjes e furnizimit”, tha Rama.

Ora 11:17
‘Harxho, shpërdoro e dridh zinxhirin’, Rama kritika për menaxhimin e Ujësjellësit të Vlorës: Situatë e papranueshme! Borxhet nga ndërmarrjet arritën në 13.6 mld euro në 2020 (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama kritikoi mënyrën e menaxhimit të Ujësjellësit të Vlorës duke e vlerësuar si të frikshme. Sipas tij, borxhet e akumuluara nga ndërmarrjet në rang vendi, që i cilësoi si "çeta", arritën në 13.6 miliardë euro në vitin 2020. Këto shoqëri, shtoi kreu i qeverisë, i reduktuan në 15 shoqëri rajonale.

“Raporti i bërë nga ekipi për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qenë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi. Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdor, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe. Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Qëllimi ishte të përmirësohej performanca dhe të rritej përgjegjshmëria në administrim dhe sot kemi rezultate domethënëse, që na tregojnë një gjë që përgjigjja ndaj kësaj sfide është bashkimi dhe jo copëzimi. Njerëzit nuk pinë decentralizim  në rubitet, por ujë.  Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së. Hap i jashtëzakonshëm padiskutim.”, tha Rama.

Ora 11:11
Furnizimi 24 orë me ujë/ Rama: Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor i frikshëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e Operatorit Kombëtar të Ujit tha se aktualisht kemi një panoramë krejtësisht ndryshe të furnizimit 24 orë me ujë, nga 4 zona që ishin në 2013. Rama tha se duhet më shumë punë, duke pasur parasysh edhe sfidën që vendi ka para, në kushtet kur kërkon të shkëlqejë në turizëm. Kreu i qeverisë kritikoi edhe pushtetin vendor.  

“Ndërkohë që paralelisht ne nga ana jonë, kemi bërë investime masive. Nga 4 zona që furnizoheshim me ujë 24 orë në 2013 dhe me humbje në rrjet që shkonin afro 70%, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por është ndryshe në raport me atë që ishte, jo në raport me sfidën që kemi, aq më tepër në kushtet kur duam të shkëlqejmë në turizëm dhe kur volumi i kërkesës për ujë, posaçërisht në sezonin e pikut turistik rritet në mënyrë marramendëse, ndërkohë që kapaciteti për furnizim është tërësisht i pamjaftueshëm dhe niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor është i frikshëm”, tha Rama.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/09/2025 03:43

    Qe depozitat duken shemtuar,nuk mohohet,por duhet uje 24 ore e me cilesi te mire.Jam dakord me /BENIN/ me poshte qe depozitat do i heqin vete qytetaret kur te kene uje 24 ore e jo vetem depozitat,por dhe pompat.Duhet uje 24 ore,uje me cilesi te mire e uje me presion qe te ngjitet vete ne te gjitha pallatet pa ndihmen e pompave e pavaresisht sa kate jane ndertesat.

    Përgjigju
  • Miri: 03/09/2025 19:10

    Kur te kesh uje 24 ore pa nderprerje hiqi depozitat, ne te kundert do i thash njerzit per uje dhe ska soros e njeri ne bote qe te le akoma ne pushtet

    Përgjigju
  • Gimi: 03/09/2025 14:36

    Shpresoj te hiqen sa me shpejt depozitat neper tarraca. Per ne banoret e kateve te fundit na shkaktojne deme te medha cdo vit. Banoret e kateve te tjera kur vene depozitat thone tarraca eshte e perbashket, kur duhen paguar demet thone eshte problem i katit te fundit.

    Përgjigju
  • Lala: 03/09/2025 14:34

    E pasha te paska ardh veza te BYÇA me duket

    Përgjigju
  • Zgjedhje parakohshme: 03/09/2025 14:27

    Vetem organizoni protesta se jemi gati te shesim gjithcka pak qe kemi te bejme nje proteste masive ta rrezojme qeverine ne Kete vjeshte ndryshimesh! Bellind Kellici te nise protesta masive , lufta e trete behet per ujin ! Rama nuk ka cfare jep me politikisht vetem skllaverizim

    Përgjigju
  • Partia: 03/09/2025 14:13

    E paska lënë ujin keq Saliu para 12 vitesh prandaj jemi akoma pa ujë ne 2025. Ah mer Sali se ti e ke fajin se na tha kryeministri qe mandatin e pare, te dyte ose te dhjete do kemi uje 24 ore.

    Përgjigju
  • beni: 03/09/2025 13:25

    MOS u perpiq te heqesh kazanet e ujit se do heqesh koken tende.....kur te kesh siguruar uje 24 ore ne tirane atehere populli i heq vete depozitat.....

    Përgjigju
  • cototo: 03/09/2025 13:11

    Mjaft me kete sharlatan! Fati tij qe s'ka opozite, na ka mbetur ne dere.

    Përgjigju
  • koli: 03/09/2025 12:48

    KY NUK ESHTE SHTET QE PO BEN TI MOR RAMA...KY ESHTE NJE N SHTET FALLCO...NE DISA LOKALE NUK KE LIRUAR TROTUARET,,,,POR VETEM KE HEQUR MUSHAMATE....PSE KESHTU I BEN PUNET TI MOR RAMA.....

    Përgjigju
  • Eri: 03/09/2025 12:25

    Edo, OSHEE eshte politike. Mbase bosi i madh nuk del ne fushate, por keta drejtorucet e tjere i ke te gjithe neper fushata dhe ke plot parazite edhe aty qe i ka fut krushqia, miqesia, partia, leku dhe njohja tek rruga e fshatit.

    Përgjigju
  • Ina: 03/09/2025 12:09

    Jo i papërgjegjshmërisë por i hajduterise nga ana e bashkive

    Përgjigju
  • Adi: 03/09/2025 11:50

    Bollllll. Mendon qe kovidi na ka shuar kujtesen.te pakten eaht e treta her qe i ktheheah katastrofes ujsjelles...qe esht cet qe ka punonjes me shum se kontrata qe ka nga ata qe jan ne emugrim e paguhen ne ujajelles boll me je ti ne faj jo ne gabim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?