TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për problemin e krijuar me mbetjet në qytetin e Durrësit. Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale garanton qytetarët e Durrësit se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë.
"Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t'u thonë durrsakëve se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!" shkruan Rama.
Ditën e djeshme i gjithë qyteti është pastruar, por këto mbeturina nuk janë depozituar asgjëkundi, por mbeten në kamionë pasi nuk ka ende një vend se ku mund të shkarkohen.
Landfilli i Porto Romanos u mbyll, ndërsa mbeturinat fillimisht u dërguan në Manzë dhe u dogjën. Kjo solli reagimin e banorëve. Më pas u arrit një marrëveshje një javore me landfillin e Sharrës, ku dërgimi në Tiranë i mbetjeve u bë pa asnjë kosto. Marrëveshja përfundoi dje, sot u pastrua qyteti, por plehrat janë ende në kamionë dhe nuk dihet ku do të derdhen.
Lajmi kryesor:
Keta mbyllen vendhedhjen e vjeter pa gjetur nje vend te ri,dhe prandaj eshte bere kjo rrumpalle. Shtet bananesh.
Përgjigju