Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi sot deputetëve në Kuvend që të votojnë projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke theksuar se me rregullimet e propozuara, do të ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta. Sipas Manjës, po ashtu zvogëlohet edhe rreziku i financimit të terrorizmit. Ai theksoi se ndër të tjera është pjesë e një pakete ndryshimesh me rekomandime dhe se është edhe pjesë e detyrimeve që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.
"Shqipëria nuk mund të jetë një vend që mund të kryhen veprimtari të paligjshme të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Me këto rregullime ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta ligjore. Ndryshimet e propozuara zvogëlojnë rreziqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ai i zgjerimit të rrethi të personave të ekspozuar politikisht, shtohen kategori të tjera të subjekteve, pavarësisht se me sa pushtet ekonomik apo politik janë. Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore do mundësojë nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim të shtuar", tha Manja.
Lajmi kryesor:
Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'
//ReportTv.al