Kronikë

Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)

24 Dhjetor, 09:44| Përditesimi: 24 Dhjetor, 17:14

  • Share

TIRANË - Shtatë protestues u arrestuan pas protestës së opozitës me bllokim rrugësh mbrëmjen e 23 dhjetorit, ndërsa 61 po hetohen mes të cilëve, 21 protestues, 26 zyrtarë të opozitës dhe 14 deputetë.

Këta të fundit, që ishin edhe drejtuesit kryesorë të organizimit në 5 nyjet që bllokuan, ishin protagonistë të përplasjeve më të ashpra me policisë, tashmë në hetim për bllokim të rrugëve, tubim të paligjshëm, mosbindje ndaj urdhrit të policisë, prishje e qetësisë publike dhe kundërshtim të policisë

Në hetim në gjendje të lirë është Flamur Noka i cili goditi me grusht policin pranë Xhamisë së Namasgjasë, aty ku drejtonte protestën, si dhe Xhelal Mziu, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Flamur Hoxha, Petrit Doda, Elda Hoti, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Erisa Xhixho, Ina Zhupa, Ludovik Hasani si dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, që u përlas me policinë në Sheshin Uillson

Në mesin e të hetuarve është edhe Agron Gjekmarkaj, i cili gjatë protestës u ndje keq dhe i ra të fikët.

Kjo situatë Gjekmarkaj tha se erdhi si pasojë e sulmeve të policisë, por uniformat blu e përgënjeshtruan duke thënë se nuk e goditën nënkryetarin e Kuvendit, pasi në momentin që ai është ndjerë keq, përreth tij nuk kishte asnjë efektiv.

Por Gjekmarkaj insistoi sërish edhe një ditë më pas.  

Arrestimet kreu i PD, Sali Berisha, që iu bashkua protestës për herë të parë që prej daljes nga izolimi, i komentoi si shenjë tmerri.

Mosbindja e djeshme ka tmerruar gjer në palcë Edi Ramën dhe narkokraturën e tyre, prandaj dhe dje u panë shfaqje nga më të shëmtuara dhe nga më qesharaket nga mashtrues të paguar dhe kriminelë me uniformë.

Deputetët e proceduar penalisht
 1- Flamur Noka 
 2- Xhelal Mziu
 3- Albana Vokshi
 4- Oerd Bylykbashi
 5- Flamur Hoxha
 6- Petrit Doda
 7- Agron Gjekmarkaj
 8- Elda Hoti
 9- Gazment Bardhi
10- Lefter Gështenja
11- Saimir Korreshi
12- Erisa Xhixho
13- Ina Zhupa
14- Ludovik Hasani

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë akuzohen për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".', shton policia në njoftim.

Ndërkohë mes përfaqësuesve të opozitës në hetim janë dhe Çlirim Gjata, Lefter Maliqi, Tedi Blushi, Luçiano Boçi

Protestuesit e arrestuar në flagrancë 

Protestuesit e arrestuar
Romario Bilo, 27 vjeç,
Arif Hoxha, 21 vjeç,
Julian Çela, 27 vjeç,
Albin Cami, 25 vjeç,
Gëzim Sadikaj, 55 vjeç,
Vlash Gjonaj, 59 vjeç
Çlirim Kokaj, 31 vjeç

 U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”

Policia edhe para protestës por edhe gjatë saj u bëri thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugën pasi është vepër penale. Opozita bllokoi 5 akse të kryeqytetit, pranë bashkisë Tiranë, sheshi Uillson, Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe rruga e Elbasanit, nga ora 17:00 deri pak para orës 20:00.

'Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore, njoftoi policia e Tiranës.

G.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ervin: 25/12/2024 11:42

    Keta jane Shefat e rinj Te Komisariateve Ku Muli I shan me liver shtepie Te paafte, ky shefi i 1 eshte shoku I ngushte i prides ai ikim 2 Zani I ulianit, i 3 ushtar I bandave, meje nw Ku jetojme

    Përgjigju
  • Sami: 24/12/2024 17:56

    Jane 140 deputata spese kane tru sa per 100 gjela deti 0 zoteri

    Përgjigju
  • gavrosh skenderi: 24/12/2024 14:24

    fundi po i vjen edhe milionerve te sales

    Përgjigju
  • Vlora: 24/12/2024 14:08

    Ky NOKA ben si trim vari lesht eshte mos e merrni seriozisht. Mbledh dhe ato konet pas vetes ham ham ham per ndonje kocke. Kush e njeh nga afer me beson.

    Përgjigju
  • Luli: 24/12/2024 14:04

    Po te isha une ne vend te policy do ja thyeja turinjt atij nokes injoranti LA ta provoj idjoti jashte detyres me policin dhe shiko jeni si do I shpetoj shura dhe do iki me vrap

    Përgjigju
  • Veri: 24/12/2024 14:01

    140 deputete per 2 miljon banor më duket se janë shume, se pastaj dhe me imunitetin qe kanë mund te bejne dhe gjera qe vënë ne veshtiresi detyren e policise, perse i mbajme me taksa gjith ato deputet kot, politikat bëhen nga banoret pjesemarres neper partite politike, 70 - 80 deputete per problemet e brendeshme do te mjaftonin , se per te jashtme pak gjera mund te diskutojme

    Përgjigju
  • Pellazgu: 24/12/2024 11:07

    Ta godasi nje qytetar i thjesht policin jo vetem qe do haj dru por dhe burg, ndersa ky kellira ben cfar te doj. A ka shtet apo ska ?

    Përgjigju
    • e mor vlla: 24/12/2024 14:26

      ska shtet o vlla kaq se ska mundesi

  • agim: 24/12/2024 10:41

    Policia po ben punen,por ne trupin gjykues gjykata nuk eshte bere veting,ata jane komplet te korrupruar e i leshojne keqbersit fille

    Përgjigju
  • Mirditori: 24/12/2024 10:34

    PËRSE POLICIA DUHET TË SHKELË LIGJIN????N.Q.S. PROTESTA TË TILLA JAN TË PA LIGJSHME TË ARRESTOHEN DREJTUESIT!!PO JEPNI SHËMBULL TË KEQ TE QYTETARËT E REGULLT, SE I BIE PA NJË E PA DY DH UNË QOFTË E I VETËM TË BLLOKOJ NJË PIK NERVALGJIKE DHE TË THEM QË JAM NË MOSSBINDIE CIVILE DHE. E NDERUARA POLICI PËRVEÇ TË TJERAVE TË MË SJELLË DHE NJË BUKET ME LULE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?