Protesta para ministrisë së Arsimit, Malaj i përgjigjet Shahinit: Maturantët nuk janë të politizuar, ishin aty për kauzën e tyre

12 Qershor 2020, 22:32| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 22:47

  • Share

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj në një lidhje me skype në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv i është përgjigjur akuzës së ministres së Arsimit, e cila tha se protesta e maturantëve e ditës së sotme është e politizuar.

Ajo është shprehur se maturantët dolën aty për të mbrojtur kauzën dhe tezën e tyre dhe se nuk janë të ndikuar nga politika. Malaj thekson se provimi është realizuar në kushte të jashtëzakonshme dhe ka qenë detyrë e ministrisë së Arsimit që të përgjigjet për situatën aktuale, duke mos e anashkaluar atë.

"Është keqardhje kur e bëjmë si struci që nuk shohim problemin, por fusim kokën për të thënë që është e orientuar nga politika. Unë nuk di që maturantët janë në politikë, di që ishin aty për të mbrojtur tezën dhe kauzën e tyre. Maturantët kanë një shqetësim shumë të madh, unë këshilloj ministren e arsimit që ta marrë në konsideratë problemin e tyre dhe t'i japi zgjidhje sepse nuk është pa zgjidhje", shprehet Malaj.

Ajo ka këshilluar ministren a Arsimit në lidhje me zgjidhjen e situatës duke mos kundërshtuar studentët, të shikojë rastin dhe ta studiojë atë apo të shikojë kurrikulën eksperimentale, në vitin e dytë të saj.

"Janë maturantë që kanë përgjegjshmëri përderisa dolën në protestë që është mbi kompetencën e politikës. Duhet të gjejmë një zgjidhje, të mos anatemojmë studentët, le ta shikojnë rastin, ta studiojnë atë se mund të ndodhë edhe që të anulohen provimet, duhet të shikojmë kurrikulën eksperimentale e cila është në vitin e dytë të saj, që ka problematika dhe të gjendet një zgjidhje për të mos penalizuar dhe paragjykuar askënd", shprehet ajo.

Malaj e konsideron sistemin online eksperimental, i cili u vu në mënyrë që të kalohej  kriza e të mundësohej  ruajtja e procesit mësimor.

"Nuk ishte mësim por ndihmë për të realizuar procesin e mësimit. Fëmijët u stresuan, prindërit, mësuesit kaluan në një kalvar mundimesh. Le të themi 30% e produktit u arrit", thotë ish-zv.ministrja e Arsimit.

Malaj shton se nuk e ka dëgjuar të përmendet instancën më të lartë të  provimeve të maturës që është Komiteti i maturës shtetërore, i cili ka të drejtë për të bërë vendimmarrje rast pas rasti.

"Ne nuk e dimë se kush është kryetari në këtë komunitet. Duhet të bënte analizën reale të situatës. Nuk është bërë kjo analizë,  ose është bërë por në mënyrë empirike, por jo në këtë qasje në të cilën jemi. Sistemin e arsimit duket sikur e ka kapur covid-19 dhe është i intubuar dhe ne kemi nevojë ta çlirojmë. Përmes mësuesve u tha qartë që provimi do të mbvështetet tek programet e orientuara, por duhet të thoshin tek programet e realizuara", thekson Malaj.

Komento

Komente

  • berta: 13/06/2020 00:59

    po ti maturante je moj nora? Hiqjuni femijeve na i lini rehat. Na e shpifet duke share e shfryre cdo dite per karriget tuaja. Plehra te pangopura

    Përgjigju
  • Pencionisti: 12/06/2020 22:54

    Z besa shahini duhet tejapi dorheqje

    Përgjigju
    • protestuesi: 13/06/2020 11:23

      pse apo pse nuk di te shkruash ti?dukesh qe te emri sa i ditur je e sa te sherben shkolla ty mor tru thar e faji eshte i qeverise qe dhe ata qe protestojne jane si ti e duan te kalojne me lehtesi e te dalin dru me pre ne jete por me diploma

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?