Qeveri teknike? Vjen reagimi i parë nga PS, deputeti Metaj për Report Tv: S'kemi kohë për kapriçot e opozitës

12 Korrik, 17:40| Përditesimi: 12 Korrik, 20:15

  • Share

Tirane- Vjen dhe reagimi i parë nga Partia Socialiste për kërkesën e artikuluar dje disa herë gjatë fjalimit me video të kryetari të PD-së Sali Berisha në protestën para kryeministrisë: Edi Rama të largohet dhe një qeveri teknike të përgatisë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, 2025. 

Por a do të ishte e gatshme PS të pranonte një kërkesë të tillë nëse do të kishte negociata?

Deputeti socialist Ilir Metaj në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj në "Studio Live' në Report TV thotë se mazhoranca nuk ka kohë të humbasë me kapriçot e opozitës.

'PS ka përgjegjësinë për misionin e saj për të integrimin e vendit në BE. Po kryen sërë reformash edhe për të rritur standardin e jetesës, standard ekonomike, sociale. Krahasuar me këtë mision, PS sigurisht nuk ka kohë për të humbur për plotësuar kapriçot apo qejfet e opozitës. Sigurisht maxhoranca ka për detyrë të respektojë deri në gërmën e fundit  të gjitha të drejtat e opozitës por nuk është për të humbur kohë, e plotësuar kapriçot për lojërat e pakuptimta të opozitës. Është njësoj si ti kërkosh kapitenit të një anije që është duke lundruar në një det të qetë e sigurtë drejt destinacionit, për të ndryshuar kapiten se nuk do opozita. Më duket absurde e zymtë dhe dëshpëruese ashtu si vetë protesta e opozitës.

Një protestë e tillë e bërë në fundin e korrikut ku Tirana është në sezon fatlum nga shumë turistë. dhe në një kohë kur duhet të bëhemi bashkë si politika, shoqëria, biznes dhe media për një imazh sa më të mirë,  Opozita ofron një protestë të dëshpëruar, me molotov, me imazhet e një opozitë të ç’akërduar. Është si një shkop nën rrota apo ferrë në këmbë' tha Metaj për Report Tv.

Ndërsa për kërkesën e drejtuar para kryeministrisë, për lirimin nga arresti shtëpiak të Sali Berishës, Metaj shprehet se me këtë histori nuk ka lidhje qeveria por është vendim në dorë të drejtësisë.

'Si mund të ketë në dorë PS  një vendim që e ka në dorë drejtësia. Ish lideri i opozitës ka çështje të hapur, është i shpallur non grata, dhe akuzohet si minues i demokracisë. Ka çështje të hapura me vende strategjike por dhe llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. PS qëndron mënjanë situatës. Nuk është përzier asnjëherë në vendimet e drejtësisë. Zotëria ka një llogari të hapur me drejtësinë shqiptare, të vazhdojë me të dhe të marri atë që duhet të marri.'

Më 4 gusht mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë, Metaj krahason dy kandidatët duke shigjetuar me ironi Petro Gjikurian e opozitës, që sipas tij nuk e njeh fare Himarën dhe himariotët.

'Shpresoj dhe uroj për një fushatë të qetë. Njerëzit të votojnë të lirë. Me votën që plotëson të qenit qytetar të denjë dhe të pandikuar nga faktorë të jashtëm. Sa i përket mazhorancës  kam bindjen se këto standarde do plotësohen me zgjedhje të lira dhe të ndershme sikur ka qenë gjithnjë. Faktorë të tjerë që nuk kanë lidhje me himariotët dhe me zhvillimin e turizmit, pastaj nëse këto persona do ritentojnë të prishin një proces demokratik, organet ligjzbatuese do bëjnë detyrën. Ndërsa Tavo po përballon të nxehtin e korrikut të Himarës zotëria mund të jetë duke shijuar lagjet e Nju Jorkut dhe nuk njeh as lagjet e Himarës. Nëse ai do të dinte se cfarë himariotët duan në të vërtetë nuk do të pranonte të kandidonte në një situatë të tillë për tu përdorur '

Më tej, deputeti socialist thekson se ajo që ndodhi me zgjedhjet e kaluara në Himarë ku erdhën njerëz të paguar për të votuar nuk do të ndodh më, por do ketë një proces transparent e demokratik.

'Nuk ka për të ndodhur më ajo që ndodhi në zgjedhjet e kaluara, ai deformim me njerëz të ardhur të paangazhuar me zgjedhjet e Himarës. Nuk do të jetë më ai rezultat që mendon opozita.'

Temë tjetër, lidhet me Kongresin e Partisë Socialiste pas disa ditësh, ku sipas Metaj ka aludime edhe gazetareske për largime apo afrimë në parti që për të janë normale.

'Aludimet janë normale para zhvillimeve politike në PS. Kongreset e PS kanë treguar që ka patur risi, zhvillim i ri për rritjen e standardeve. Edhe në këtë Kongres do vazhdohet në këtë trend. Duke u fuqizuar PS në garën me veten e saj. Përfaqësimi me emra konkretë është normale. Gjithë angazhimi ynë është të qënit i përgjegjshëm për integrimin në BE në një kohë shumë të afërt, brenda një 5 apo 6 vjeçari.'

Aludime për të janë edhe lajmet për largime ministrash apo zëvëndësime.

'Edhe këto aludime. Por kjo është pyetje për zotin Rama jo për mua.'

Ora 17:46
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, deputeti Ilir Metaj: Nuk do ndodhi si herën e kaluar! Opozita ta harrojë atë rezultat me njerëz të ardhur

 

Deputeti Ilir Metaj ironizoi kandidatin e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë. Meta tha për Arbër Hitajn në Studio Live se mazhoranca është e angazhuar për një proces zgjedhor korrekt e demokratik.

'Jemi të angazhuar që në Himarë të ketë imazhin e një bashkie larg luftërave politike. Zgjedhja aty më duket e qartë. Bëhet fjalë për një njeri si Vangjel Tavo, me eksperiencë në politikë. E njeh mjaft mirë komunitetin e Himarës. Është një njeri që e njeh dhe e di ku i pulson damari i Himarës. Nga ana tjetër kemi një njeri, që ndërkohë që Tavo përballon të nxehtin e Himarës, po shijon lagjet e Nju Jorkut. Nëse e di çfarë duan himariotët në të vërtetë nuk do pranonte të kandidonte në një situatë të tillë.'

Më tej, deputeti socialist thekson se ajo që ndodhi me zgjedhjet e kaluara në Himarë ku erdhën njerëz të paguar për të votuar nuk do të ndodh më, por do ketë një proces transparent e demokratik.

'Nuk ka për të ndodhur më ajo që ndodhi në zgjedhjet e kaluara, ai deformim me njerëz të ardhur të paangazhuar me zgjedhjet e Himarës. Nuk do të jetë më ai rezultat që mendon opozita.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjat: 13/07/2024 16:34

    Ky deputeti vlores eshte gje e zgjuar shume, nga ky varen fatet e vendit dhe te vlores . Zot I madh nga kush përfaqësohet Vlora!!!

    Përgjigju
  • Mjer ne: 13/07/2024 10:46

    Zot i madh na ruaj nga keta specie ne zhdukje si ky

    Përgjigju
  • Labi: 13/07/2024 00:14

    Po kush e ka në refene këtë???? Ky dava qylaxhiu qe bëri lekët duke i fshirë këpucët Shpëtimit, opo këta Ilir Metajt të gjithë e paskan qef lekun qyl

    Përgjigju
  • Tiku: 12/07/2024 22:24

    Deputeti me kerme i Vlores! Nuk i qesh njehere buza. Hengri me Shpetim Gjiken. Beri leke mire iku.. Deputeti ngre zerin ne maje te makines degjon AC-DC.. ky eshte Deputet prej kartoni

    Përgjigju
  • beni: 12/07/2024 18:51

    opo kush te ka bere deputete ty more zoteri, o iliri i metajve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?