Qeveri teknike? Meta: Duhet t'ia imponojmë Ramës këtë kërkesë e shumë të tjera! Hesht për kandidatin e Berishës në Himarë

12 Korrik, 12:38| Përditesimi: 12 Korrik, 15:20

  • Share

Tirane- Atë që  Ilir Meta nuk e bëri në fjalimin e tij para protestuesve një ditë më parë, pasi u fokusua tek sulmi ndaj SPAK, ia rezervoi një konferencë për shtyp, mbështetjen ndaj kauzës së Sali Berishës për një qeveri teknike. Por për realizimin e këtij objektivi nga opozita e Berisha, të cilin e quan lider, Meta thotë se opozita ka nevojë për një organizim më të fuqishëm që t’i imponohet qeverisë.

"Unë jam i bindur që vendi ka nevojë për qeveri teknike. E mbështes plotësisht këtë pbjektiv të shpallur nga lideri Sali Berisha dhe unë jam i bindur që do ta fitojmë këtë betejë, sepse ne udhëhiqemi nga interesi publik. Na mbetet të organizohemi shumë herë më fuqishëm për të imponuar jo vetëm këtë kerkesë por edhe shumë të tjera" tha Meta sot në një konferencë për median. 

Ilir Meta ka mbështetur deri më tani çdo vendimmarrje të Sali Berishës duke ndjekur aksionin e tij opozitar me përpikmëri, por kur vjen puna tek kandidatura e Petro Gjikurisë për zgjedhjet e Himarës, nuk duket fort i kënaqur. I pyetur gjatë një konferencë për shtyp, nëse do ta mbështesë kandidaturën e opozitës, Meta e shmangu plotësisht përgjigjen.

Sot ishte më i moderuar sa i takon sulmeve ndaj SPAK, ndersa propozon protesta të vazhdueshme çdo ditë.

"Kujt po i shërben kjo drejtësi? Qytetarëve? Është 4-fishuar koha e gjykimit te një cështje. Para Ramaformës u premtua që do të rritet aksesi i qytetarëve. Tani paguajnë për të hapur një cështje, më para nuk paguanin", tha Meta. 

Pjesëmarrjen në protestën e djeshme, kreu i PL e cilësoi të jashtëzakonshme shkak i revoltës qytetare për 11 vitet sipas tij keqqeverisje të Edi Ramës, edhe pse në 4 prej tyre vetë Meta ishte numri 2 i koalicionit.

Ilir Meta ka mbështetur deri më tani çdo vendimmarrje të Sali Berishës duke ndjekur aksionin e tij opozitar me përpikmëri, por kur vjen puna tek kandidatura e Petro Gjikurisë për zgjedhjet e Himarës, nuk duket fort i kënaqur. I pyetur gjatë një konferencë për shtyp, nëse do ta mbështesë kandidaturën e opozitës, Meta e shmangu plotësisht përgjigjen.

“Ish-kryetari i bashkisë së Ramës është në burg. Edhe i kam thënë shpesh që kujdes se ky (Rama) të përdor dhe hedh firmën. Aty ka vetëm klane mafiozë të Edi Ramës. Ky është fakt. A është fakt edhe problemi i investitorëve që kanë marr pronat  në mënyrë të paligjshme himariotëve. Të zgjedhurit të rrëmbyer nga Rama iu pamundësua mundësia për tu betuar, ajo është një procedurë burokartike, sepse shkon atje bënë betimin dhe vazhdon pastaj me procesin, por kjo nuk mund të bëhej sepse aty ka plane mafioze”, tha Meta.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë do të mbahen në 4 Gusht, pasi Fredi Belerit iu hoq mandati si kryebashkiak, ndërsa më 5 korrik presidenti Bajram Begaj shpalli këtë datë si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e ri.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • W...: 13/07/2024 10:42

    Hajduti leshelise

    Përgjigju
  • XXX: 12/07/2024 15:19

    Se keni nje tuf bythlepiresish e zgjebarakesh nuk do me thene se keni popullin me vete. Ju jeni te mar fund o funderina.

    Përgjigju
  • Kundër parulla: 12/07/2024 14:17

    Spiuni Lirisë

    Përgjigju
  • Linda: 12/07/2024 13:37

    Nga hajduti ordiner mundesh ta ruash canten dhe shpine po nga palaco dhe maskarenj si Ilir Meta dhe familja Berisha qe vetem djegin dhe shajn nuk ruhesh dot se jane te pa bes jane tradhetare te veshur me mandatin e deputetit!

    Përgjigju
  • sapa: 12/07/2024 13:31

    KURRE NUK DO BEHET SHTET NE SHQIPERI!

    Përgjigju
  • Pena: 12/07/2024 12:46

    Horri!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?