Foto ilustruese

Pse djersitemi gjatë natës në gjumë?

13 Qershor, 15:43| Përditesimi: 13 Qershor, 15:45

  • Share

Djersitja gjatë natës është diçka me të cilën mund të përballemi të gjithë sidomos kur temperaturat janë të larta.

Por, kur temperaturat janë normale dhe ne vazhdojmë të djersitemi atëherë kjo është një çështje paksa më serioze.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) të Mbretërisë së Bashkuar, arsyet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës janë:

Simptomat e menopauzës
Ndryshimet e hormoneve gjatë menopauzës mund t’u shkaktojnë grave djersitje gjatë natës. Por është e trajtueshme, ndaj rekomandohet që të konsultoheni me mjekun.

Ankthi
Ky mund të jetë një shkak i zakonshëm i djersitjes së tepërt.

Ilaçet
Ilaçet kundër depresionit, steroidet dhe qetësuesit janë më të zakonshmet që shkaktojnë djersitje. Nëse keni filluar të djersiteni që nga marrja e ilaçeve, mund të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm për të parë nëse mund t’i ndërroni ato.

Sheqer i ulët në gjak
Njerëzit me sheqer të ulët në gjak (hipoglikemia) mund të përjetojnë djersitje gjatë natës. Kjo përfshin njerëzit që marrin ilaçe për diabetin, si insulina.

Hiperhidroza ose djerësitja e tepërt
Kjo gjendje e padëmshme ju bën të djersitni shumë më tepër se një person mesatar, gjatë gjithë kohës.

Sëmundja
Djersitja gjatë natës mund të jetë një shenjë se sistemi imunitar po lufton kundër infeksionit. Disa njerëz e kanë raportuar këtë ndërsa po përballeshin me coronavirus. Për të njëjtën arsye, mund të shfaqet edhe si një efekt anësor i vaksinimit.

Kanceri
Djersitja gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese shumë e hershme e disa llojeve të kancerit, veçanërisht limfoma, një lloj kanceri i gjakut. Por kjo do të ishte e rrallë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?