Lionel Messi (Inter Miami) në ndeshjen kundër PSG-së

Sport

GOLAT/ PSG dhe Bayern Munich fitojnë me goleada, përballen bashkë në çerekfinalet e Botërorit të Klubeve! Messi jashtë turneut

30 Qershor, 08:40| Përditesimi: 30 Qershor, 12:52

  • Share

SHBA - PSG dhe Bayern Munich kanë siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, ku do të ndeshen së bashku. PSG fitoi pa problem 4-0 kundër Inter Miamit në 1/8 e turneut, me amerikanët që kishin Messin në fushë, ndërsa bavarezët nuk e patën të vështirë duke mposhtur 2-4 brazilianët e Flamengos.

Në "Mercedes-Benz Stadium" të Atlantas me mbi 65 mijë tifozë në stadium, PSG fitoi 4-0 kundër Inter Miamit në 1/8 e Kupës së Botës për Klube. Edhe pse për amerikanët Lionel Messi luajti 90 minuta, kampionët e Evropës nuk e patën të vështirë të shënonin katër gola që në pjesën e parë. Joao Neves shënoi dy gola të shpejtë në minutat 6 dhe 39-të, para se Alives të gjente autogolin. Në fundin e pjesës së parë Hakimi shënoi edhe golin e katërt për PSG-në. Tanimë djemtë e Luis Enriques luajnë kundër Bayern Munich në çerekfinale.

Në "Hard Rock Stadium" në Miami, Bayern Munich shënoi katër herë duke mposhtur 2-4 brazilianët e Flamengos. Edhe pse amerikano-jugorët treguan në këtë event cilësi dhe grintë, gjermanët nuk i lanë asgjë rastësisë dhe siguruan biletën që në turin çerekfinal i vendos përballë PSG-së. Në minutën e gjashtë ishte Erick Pulgar që shënoi në portën e tij duke i dhënë epërsinë bavarezëve. Më pas Harry Kane në minutën e nëntë shënoi golin e dytë për gjermanët, para se Gerson të shkurtonte shifrat në 1-2. Fundi i pjesës së parë solli edhe golin e tretë për Bayern, me Goretzka që i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-3. Fillimi i pjesës së dytë solli golin e radhës, me Jorginho nga penalltia që shkurtoi për 2-4. Në minutën e 73-të Harry Kane "vulosi" ndeshjen me golin e dytë personal të të katërtin për Bayern Munich.           

Kupa e Botës për Klube, faza 1/8.

Të luajtura deri tani:

Palmeiras 1-0 Botafogo (pas 120 minutave)

Benfica 1-4 Chelsea

PSG 4-0 Inter Miami

Flamengo 2-4 Bayern Munich

Çiftet çerekfinale deri tani:

Palmeiras - Chelsea

PSG - Bayern Munich

Ora 12:50
Mascherano pas humbjes me PSG-në: Hendeku është shumë i madh, por jam krenar për skuadrën


Pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Paris Saint Germain në raundin e 1/8 të Kupës së Botës për Klube, trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano, pranoi epërsinë e kundërshtarit, por theksoi krenarinë për paraqitjen dhe përkushtimin e skuadrës së tij.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku 41-vjeçar argjentinas tha: “Diferenca midis dy ekipeve ishte qartë e dukshme, por unë jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe për të gjithë punën që bënë gjatë turneut”.

Ai shtoi se, pavarësisht disavantazhit të madh, Inter Miami u përpoq të qëndronte në lojë: “Pavarësisht hendekut, ne u përpoqëm të luanim, por sot hendeku ishte qartësisht shumë i madh”.

Mascherano nuk e fshehu dwshpwrimin për mënyrën si nisi ndeshja: “Pjesa e parë ishte një ortek, doja të isha në fushë me lojtarët e mi. Në të dytën, ata ngadalësuan ritmin dhe na lejuan të luanim pak më shumë siç bëjmë në MLS”.

Inter Miami tashmë i mbyll angazhimet në këtë turne ndërkombëtar, ndërsa PSG vazhdon rrugëtimin drejt trofeut, duke gjetur në çerekfinale Bayern Munich.

Ora 12:18
PSG dominon Inter Miamin, Luis Enrique: Pjesa e parë ishte e shkëlqyer


Paris Saint Germain vazhdon marshimin në Kupën e Botës për Klube, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale pas fitores 4-0 ndaj Inter Miamit të Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Në një paraqitje brenda nivelit të pritur, skuadra franceze dominoi takimin që në minutat e para, duke vulosur fitoren që në pjesën e parë. Pas ndeshjes, trajneri Luis Enrique u shfaq shumë i kënaqur me atë që pa nga skuadra e tij.

“Mendoj se e nisëm ndeshjen pothuajse në mënyrë perfekte, krijuam shumë raste. Ishim të shkëlqyer në pjesën e parë”, deklaroi spanjolli për mikrofonat e DAZN. “Në pjesën e dytë, kishim më pak energji, ishte ndryshe. Por jam i lumtur. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, mentalitetin e tyre, qëndrimin e tyre”.

Fitorja e PSG-së ndaj një rivali me emra të mëdhenj si Messi e Suarez tregon se kampionët e Evropës janë gati për të luftuar për trofeun në këtë turne ndërkombëtar. Në çerekfinale PSG luan kundër Bayern Munich.

Ora 08:46
VIDEO/ Bayern Munich është shumë i fortë, kalon 2-4 Flamengon! Në çerekfinale kundër kampionëve të Evropës


Në "Hard Rock Stadium" në Miami, Bayern Munich shënoi katër herë duke mposhtur 2-4 brazilianët e Flamengos. Edhe pse amerikano-jugorët treguan në këtë event cilësi dhe grintë, gjermanët nuk i lanë asgjë rastësisë dhe siguruan biletën që në turin çerekfinal i vendos përballë PSG-së. Në minutën e gjashtë ishte Erick Pulgar që shënoi në portën e tij duke i dhënë epërsinë bavarezëve. Më pas Harry Kane në minutën e nëntë shënoi golin e dytë për gjermanët, para se Gerson të shkurtonte shifrat në 1-2. Fundi i pjesës së parë solli edhe golin e tretë për Bayern, me Goretzka që i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-3. Fillimi i pjesës së dytë solli golin e radhës, me Jorginho nga penalltia që shkurtoi për 2-4. Në minutën e 73-të Harry Kane "vulosi" ndeshjen me golin e dytë personal të të katërtin për Bayern Munich.           

Ora 08:44
VIDEO/ PSG lojë fëmijësh, mposht 4-0 Interin e Messit dhe gjen Bayernin në çerekfinale

Në "Mercedes-Benz Stadium" të Atlantas me mbi 65 mijë tifozë në stadium, PSG fitoi 4-0 kundër Inter Miamit në 1/8 e Kupës së Botës për Klube. Edhe pse për amerikanët Lionel Messi luajti 90 minuta, kampionët e Evropës nuk e patën të vështirë të shënonin katër gola që në pjesën e parë. Joao Neves shënoi dy gola të shpejtë në minutat 6 dhe 39-të, para se Alives të gjente autogolin. Në fundin e pjesës së parë Hakimi shënoi edhe golin e katërt për PSG-në. Tanimë djemtë e Luis Enriques luajnë kundër Bayern Munich në çerekfinale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?