Meta del hapur pro Berishës, telefonata me Këlliçin për ta orientuar në protestë: I thashë mos bini pre e provokimeve! Basha të legjitimojë veten (VIDEO)

14 Janar 2022, 12:37| Përditesimi: 14 Janar 2022, 17:38

  • Share

TIRANË- Në protestën e 8 janarit, Ilir Meta nuk ka luajtur rolin e tij si president për të mbajtur një qëndrim asnjanës, por ka dalë hapur në mbrojtje të Sali Berishës, ndaj të cilit për të disatën herë e tregon hapur dashamirësinë që ka për të. Vetë ai, ka bërë publik një mesazh në Whatsapp me deputetin demokrat, mbështetës i Berishës, Belind Këlliçi ku i jepte këshilla dhe e orientonte mbi mënyrën se si duhet të sillen në protestë. Mesazhi i është dërguar Këlliçit, pak minuta para se të hapej dera dhe protestuesit të "mësynin" në selinë blu dhe Meta e këshillonte që të ruanin qetësinë nga provokimet.

"I kërkoj Belindit falje, kur kam parë makinat tek oborri e vlerësova si moment provokativ që mund të bënin edhe ndonjë akt dhune, e mora s'ma hapi. Më mori më pas më tha  sa mbarova mbledhje me të rinjtë, i thash të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim, 'po po s'bëhet fjalë më tha'. Tani në 11.10, 20 min para se të hapej dera atje, i them: 'mos humbni kontrollin' paqësor të protestës'- 'po me thotë'. Presidenti nuk bën lojëra të dyfishta, as të trefishta. Dhuna ka qenë nga të dyja anët", tha Meta.

8 ditë pas protestës, heshtja e tij ka marrë fund ku del hapur duke përkrahur dhunën e Sali Berishës! Këtë herë mbështetjen nuk e ka bërë përmes statuseve në Facebook, por nga zyra e presidentit. Ai tha se kishte dhunë nga të dyja palët, por theksin e vuri te dyert e blinduara në selinë blu si edhe prezencën e personave të armatosura brenda PD-së, që e cilësoi si alarmante dhe të dënueshme dhe jo te varret, çekiçët apo edhe shkallët. 

"Kemi dëgjuar që nuk ka dyert të blinduara, por çfarë janë ato? Në cilin vend të botës situata shkon kështu? Kjo vjen nga mungesa e vullnetit për te respektuar votën e lirë dhe ballafaqimin politik. Një palë vetëm shkarkon, pala tjetër vetëm fton për garë dhe fton për negociata. (...)Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm për persona me precedent kriminal brenda godinës së PD, janë alarmante. E papranueshme të mohohet çdo mekanizëm demokratik zgjidhje, duke nxitur revoltën. Përdorimi i dhunës nuk duhet të jetë mekanizmi që të legjitimojë marrjen e pushtetit, është po ka i dënueshëm përdorimi i dhunës për mbajtjen e pushtetit apo godinës", u shpreh Meta.

Mes kësaj beteje, për Metën, Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD-së, pasi e ka humbur legjitimitetin e tij. Ai thotë se Basha është aty ku është, në krye të selisë blu, si rezultat i mbështetjes së Berishës, Palokës, Vokshit, Këlliçit, por tani më ai thotë se këto njerëz jo vetëm i hoqën përkrahjen, por i vënë në pikëpyetje pozitën e tij si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.  Meta tha se Basha e kishte për detyrë të rivendoste legjitimitetin e tij, duke u votëbesuar në kuvendin e Partisë Demokratike, pasi humbi mbështetjen e Sali Berishës dhe deputetëve të tjerë të PD-së.“Është detyra e Bashës të rivendosë legjitimitetin e tij”, përfundoi Meta

 

 

Ora 13:44
Del FOTOJA/ Ja mesazhi në Whatsapp i Metës për Belind Këlliçi

1642165413_page.jpg

Zbardhet mesazhi që presidenti Ilir Meta i ka dërguar Belind Këlliçit.

Këlliçi: President se sa mbaruam mbledhjen organizative me të rinjtë, të përshëndes

Meta: kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se provokim është

Këlliçi: Po, po, s'bëhet fjalë

Meta:  Mos humbisni kontrollin e protestës paqësore

Këlliçi: Po

 

 

 

Ora 13:28
Meta: Struktura paramilitare brenda PD-së! Detyra e Bashës të vendosë legjitimitetin e tij! S'e mohoj dobësinë që kam për Berishën

 

Përplasjet në selinë blu, për Presidentin Ilir Meta nuk janë probleme mes Bashës dhe Berishës, por e shkatërrimit të llogaridhënies brenda vetë opozitës dhe PD-së. Meta deklaroi se brenda PD-së ka struktura paramilitare ndërsa nuk e mohoi ‘dobësinë’ e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Presidenti theksoi se Basha ka për detyrë të vendosë legjitimitetin e tij.

"Nuk mendoj se është një problem mes Bashës dhe Berishës por shkatërrimit të llogaridhënies edhe brenda vetë opozitës dhe PD. Kam qenë kryeministër, jo pakicë, por shumicë, ka fituar kundër Fatos Nanos, edhe në Parlament kam pasur shumicën e grupit parlamentar. Nano bëri disa deputetë dhe bëri ndryshime në qeveri. Unë dhashë dorëheqjen për të dhënë zgjidhe politike. Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, e kanë pranuar vetë, dualizmi, etj etj. Është e vërtetë që është zgjedhur zotëria në zgjedhje se ka pasur përkrahjen e Berishës, Palokës, Vokshit, Këlliçit. Papritur këta njerëz jo vetëm ja heqin përkrahjen, por i vënë në pikëpyetje legjitimitetin. Është detyra e tij të vendosë legjitimitetin e tij. A tha s'do ketë Kuvend se s'dua të përçaj partinë, kur u mblodhën firmat shpalli dhe ky kuvend. Nuk vuri në rendin e ditës votëbesimin e tij. Nëse do të shpëtosh partinë dhe të tregosh që je ndryshe, afroje një javë para kuvendin. Struktura paramilitare në PD, kjo është zgjidhja? Nuk e kam fshehur që kam dobësi për doktor Berishën. Po dole në krye të revolucionit duhet ta drejtosh atë në çdo sekond. Revolucioni bën edhe ndonjë gabim."-tha Meta.

Ora 13:23
Përplasja Berisha-Basha, Meta: Ai që është pakicë të iki e të krijojë një parti tjetër

 

Presidenti Ilir Meta, duke komentuar situatën brenda PD dhe 'luftën' mes Bashë se Berishës se kush ka shumicën e mbështetjes së demokratëve, tha se ai që ka pakicën e nuk i pëlqen, duhet të largohet e të krijojë një parti tjetër. Ai nuk la qarttë të kuptueshme se kush është pakica, por ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Berishës.

"Shqipëria dhe shqiptarët vidhen në mënyrë të pamëshirshme e askush nuk mbanë përgjegjësi. Bëhen shembuj disa koka turku, ca cironka. Kjo situatë i shërben vazhdimit të kapjes së shtetit. Duhet të nisë nga llogaridhënia brenda opozitës. Ai është shumicë, është shumicë, kush është pakicë e nuk i pëlqen, të iki e të krijojë një parti tjetër", tha Meta.

Ora 13:22
Meta: Nuk kam ndërmend të thërras popullin për karrigen e Presidentit, këtu më keni edhe për 50 vite

I pyetur se çfarë do të bëjë, pasi t’i mbarojë mandati i presidentit, Ilir Meta tha se detyrën që do marrë do e vendosë “pas konsultimit me popullin e 2 marsit”.

"Meta nuk ka ndërmend që për karrigen e presidentit të thërrasë popullin, por për votën e lirë. Ajo që po ndodh në PD, Përpjekje të stisura për të shmangur vëmendjen nga vjedhja dhe grabitja që po i ndodh popullit, ka Gjykatë Kushtetues enë Shqipëri, është punë e saj, ka gjykatë Europiane.

Kjo është një pyetje pa asnjë sens. Që pas 25 Prillit unë misionin tim si President e quaj mision të përfunduar, por detyrën e bëj deri ditën e fundit sepse respektoj institucionin e kreut të shtetit. Do kisha dashur që më 26 Prill të kisha marrë një drejtim tjetër, por më duhet të tregoj respekt për shtetin, institucionet, unë bëra çdo gjë që të mos kapej reforma në drejtësi siç është kapur.

Unë bëra gjithçka që të mos kapej shteti, që të mbroja qytetarët. Unë do të vazhdoj të bëj gjithçka dhe pas 24 korrikut në çdo detyrë tjetër që do ta gjykoj unë të rëndësishëm pas konsultimit me popullin e 2 Marsit.

Të jeni të sigurt, që Ilir Meta, nuk ka ndërmend që për karrigen e presidentit të thërrasë popullin shqiptar. Ama për të mbrojtur votën e lirë… Të jenë të qartë të gjithë, në 30-40-50 vitet e ardhshme këtu do jem”,

", tha Meta.

Ora 13:22
'Nuk do ta përdorë më PD si mburojë', Meta i përgjigjet Bashës: Blindat dhe ata me maska s'i dërgova unë në selinë e PD! Dihet kush fshihet e kush e provokon Presidentin

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit ka deklaruar më parë se nuk do ta lejojë Metën ta përdorë PD si mburojë. Meta tha se ai nuk ka nevojë për mburojë, teksa drejtoi gishtin nga Basha se ishte ai që vendosi blinde në selinë e PD.

"Ata me maska unë i kam çuar atje, blindat unë i kam vendosur? Unë dal çdo ditë para qytetarëve e shqiptarë dhe skam nevojë për mburojë. Kush fshihet, kush vendos blinda, kush provokon presidentin e për llogari të kujt e bën, ju e dini shumë mirë. Presidenti tha nuk digjen mandatet ata e bënë kur Presidenti ishte jashtë. I tash hyni në zgjedhjet vendore, nuk u futën, ja ku janë tani", tha Meta.

Ora 13:10
Lufta brenda PD, Meta del hapur pro Berishës: Kemi dëgjuar që nuk ka dyert të blinduara, po këto çfarë janë? Njëra palë shkarkon, tjetra fton për garë

 

Në luftën brenda PD-së, Ilir Meta është shprehur hapur në mbrojtje të Sali Berishës.

"Kemi dëgjuar që nuk ka dyert të blinduara, por çfarë janë ato? Në cilin vend të botës situata shkon kështu? Kjo vjen nga mungesa e vullnetit për te respektuar votën e lirë dhe ballafaqimin politik. Një palë vetëm shkarkon, pala tjetër vetëm fton për garë dhe fton për negociata

Mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë, aë më tepër dyert e blindimeve nuk zgjedhin, kërkohet reflektim", tha Meta.

Ora 13:07
Meta: S'detyroj askënd të marrë pjesë me pahir në zgjedhje! Në 2019 shmanga një konfrontim me demokratëve dhe socialistëve

 

Teksa shpalli zgjedhjet vendore në bashkitë që nuk ka një kryetar, Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do të lusë askënd që të marrë pjesë. Kujtojmë se më herët Meta ka deklaruar se ka shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit 2019 se iu lut Lulzim Basha. Por kreu i shtetit theksoi sot se ka bërë një akt patriotik duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ndër të tjera Presidenti tha se ka shmangur një konfrontim të programuar prej kohësh mes demokratëve me socialistët.

"Jo vetëm një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ishte mundësi për rrugëdalje. E shikoni çfarë ndodhi në 8 janar. Presidenti s’ka nevojë për konsultim me askënd se s’kemi zgjedhje të përgjithshme vendore. Këto duhet të ishin bërë me kohë. Nëse do veproja më përpara do legjitimoja zgjedhjet e 30 qershorit që ishin antikushtetuese. Dekretet e Presidentit nuk u sfiduan nga asnjë gjykatë. E vetmja gjykatë ku mund të sfidoheshin ishte Gjykata Kushtetuese. Në këto kushte jam i detyruar thjesht të veproj në kushtet që parashikohet në raste të tilla dhe pres reagimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pastaj kush ka dëshirë të marri apo jo pjesë, unë nuk impnoj asgjë. S’detyroj askënd të marrë pjesë me pahir në zgjedhje, është demokraci dhe le të zgjedhin kandidatët më të mirë", tha Meta.

Ora 13:00
Meta: Protesta e 8 janarit, moment tragjik dhe degradim

 

Presidenti Ilir Meta, komentoi në një konferencë për shtyp protestën e dhunshme të 8 janarit që u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kreu i shtetit theksoi se 8 janari është një moment tragjik.

“Nuk ishte gjë tjetër veçse moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh e vitesh në sytë e të gjithë shqiptarëve.”-tha Meta.

Ora 12:57
Meta del hapur pro Berishës, telefonata me Këlliçin për ta orientuar në protestë: I thashë mos bini pre e provokimeve

Presidenti Ilir Meta ka dalë hapur sot pro Sali Berishës, në 'betejën' e këtij të fundit përballë Lulzim Bashës. Në një konferencë për shtyp, teka komentoi protestën e dhunshme të Sali Berishës që shkatërroi selinë e PD, Meta tregoi se kishte komunikuar me Belind Këlliçin më 8 janar. Ai tregon si e këshilloi atë që të bënin protestë paqësore e të mos binin pre e provokimeve.

"Jam i shqetësuar për përshkallëzimin e panevojshëm brenda partisë më të madhe opozitare që duhet ët ketë vetëm një zgjidhje, votën e lirë dhe respektimin e votës së shumicës. Përdorimi i forcës është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm për persona me precedent kriminal brenda godinës së PD, janë alarmante. E papranueshme të mohohet çdo mekanizëm demokratik zgjidhje, duke nxitur revoltën. Përdorimi i dhunës nuk duhet të jetë mekanizmi që të legjitimojë marrjen e pushtetit, është po ka i dënueshëm përdorimi i dhunës për mbajtjen e pushtetit apo godinës. Mjetet fizike dhe policeske nuk duhet të jetë zgjidhja. Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim si dorëheqja e rojës së selisë së PD për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij.

I kërkoj Belindit falje, kur kam parë makinat tek oborri e vlerësova si moment provokativ që mund të bënin edhe ndonjë akt dhune, e mora s'ma hapi. Më mori më pas më tha  sa mbarova mbledhje me të rinjtë, i thash të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim, 'po po s'bëhet fjalë më tha'. Tani në 11.10 20 min para se të hapej dera atje, i them: 'mos humbni kontrollin' paqësor të protestës'- 'po me thotë'. Presidenti nuk bën lojëra të dyfishta, as të trefishta. Dhuna ka qenë nga të dyja anët", tha Meta.

Ora 12:51
Meta nis 'hakmarrjen' ndaj Bashës: Do nis procedurat për të shpallur zgjedhjet vendore për Bashkitë pa kryetarë! S'detyroj askënd të marrë pjesë me pahir

Në një kohë kur opozita është në sherr brenda vetes e që në këtë luftë nuk e kanë kursyer as Ilir Metën, duke e bërë pjesë të trekëndëshit të së keqe, trekëndëshi i Bermudës, presidenti nuk e ka vonuar 'hakmarrjen'. Me të drejtën që i jep ligjin, kreu i i shtetit ka bërë sot me dije se ka nisur procedurat për të shpallur zgjedhjet vendore në Bashkitë që nuk ka një kryetar.

"Në ditët në vijim do të mbajmë një qëndrim zyrtar. Sot jemi për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje dhe një çështje që GJK u shmang, zgjedhjet vendore 2019 nuk mori zgjidhje, prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar. Kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht për zgjidhje, pavarësisht se shumë faktorëve mund t'i leverdisë. Nuk ka se çfarë të pres me, priti vendimin e GJK dhe dha mos vendim, prandaj duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë siç duhet dhe palët nuk po bëjnë asgjë për ta zgjidhur këtë situatë edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, jam sot këtu për t'iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje kësaj situate, i dërgova Komsisionerit se kush janë bashkitë në të cilat përgjatë kësaj procedure, janë pa kryetar", tha Meta.

Kur më herët ka thënë se shtyu zgjedhjet vendore 2019 se iu lut Basha, sot tha se nuk do të detyrojë askënd që të marrë pjesë.

" Unë nuk detyroj askënd të marrë pjesë me pahir në zgjedhje, është demokraci, të zgjedhin kandidatët më të mirë", tha ai.

Ai ka sqaruar edhe pse këtë vendim nuk e ka marrë më herët.

"Nëse do veproja më parë do legjitimoja si Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit që ishin anti-Kushtetuese", tha Meta.

Aktualisht Vora, Durrësi, Rrogozhina  dhe Dibra drejtohen nga kryetar të  emëruar dhe jo të zgjedhur, ndërsa Voltana Ademi e Shkodrës vijon të mbajë mandatin përtej afateve. Kryetarët e rinj të bashkisë Shkodrës  dhe Vorës u larguan pasi u prekën nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa në Bashkinë e Rrogozhinës vakanca u krijua pasi kryetari u nda nga jeta. Kryetarja e bashkisë Durrës dha dorëheqjen pas deklaratës se ishte e kënaqur me numrin e viktimave të tërmetit. Ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.  I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga kryeministri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e bashkisë Eriselda Sefa.

Shkresa që Meta i ka drejtuar KQZ
 
Ora 12:51
Zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Meta: Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale e etike, të nisë hetim i thelluar disiplinor

Presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë kërkesat që kërkonin jo kushtetueshmëri të zgjedhjeve të bëra nga Shoqata e Bashkive dhe Kreu i Shtetit. Sipas Metës, ai ka konstatuar se me këtë vendim, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale  etike, duke kërkuar hetim të thellua disiplinor. Meta tha se shkeljet e konstatuara janë zgjedhja e relatores së kësaj çështje pa short dhe po ashtu marrja e vendimit për të mos i dërguar Komisionit të Venecias pyetjet e Shoqatës së Bashkive.

"Më keni bërë pyetje se çdo bëhet ne zgjedhjet vendore, me bashkitë ku janë dhënë dorëheqje apo janë pa kryetarë formal, unë kam thënë që pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk u nxitova kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj, apo mosvendimin e saj sepse kam dashur të kem informacion sa më të plotë. Lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit, ku prisnim që Gjykata Kushtetuese t'i rikthente popullit mundësinë të shprehet vullnetin e tij, për të zgjedhur përfaqësuesit realë, përkundër kësaj pritshmërie, nuk mori asnjë përgjegjësi. Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive pasi sipas gjykatës kërkesa e tyre nuk bënte pjesë në juridiksionin kushtetues. Duke deklaruar mungesën  e juridiksionit kushtetues, gjykata e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare. Me vendimmarrjen e saj Gjykata Kushtetuese nuk pati vullnetin ta zgjidhte këtë çështje dhe ja la juridiksionit juridik. Më 9 dhjetor i kërkova Gjykatës një koje të dosjes gjyqësore, ku informacion mu vendos në dispozicion më 16 dhjetor. Nga studimi i materialit, Presidenti ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, barra bie mbi relatore e çështjes, ka të dhëna që kanë kryer shkelje profesionale dhe etike. Veprimtari në kundërshtim me parashikimet e ligjit dhe legjitimon fillimin e nj procedimi disiplinor.

Shkelje të ligjit që lidhen me zgjedhjen  e relatorit. Nuk është hedhur shorti për zgjedhjen e relatorit të çështjes. Pra relatori mund ta ketë zgjedhur vetë çështjen ose e ka marrë pa short. Nuk ka një dokument si u formuluan gjetjet për në Komisionin e Venecias apo se kush vendosi që pyetjet e shoqatës së bashkive ishin të panevojshme dhe nuk duhej t'i përcilleshin Komisionit të Venecias. Pra relatorja ka shmangur dërgimin e pyetjeve dhe ka paraqitur vetëm 3 pyetje të saj. Është e paqartë si ka ndodhur kjo dhe kjo cenon transparencën dhe barazisë së palëve në gjykim e procesin e drejtë gjyqësor dhe kërkon hetim të thelluar disiplinor", tha Meta.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/01/2022 02:04

    Po si t'a legjitimoje veten Basha ne PD?!Ai do t'a kete pak te veshtire,sepse nuk ka nje Monika Kryemadhi qe t'ia mbaje fronin te ngrohte e gati per te, qe te ulet!

    Përgjigju
  • Ujku plak: 14/01/2022 21:07

    O president. A ke par ndonje register dhe e di se do rrosh 30 a 40 a 50 vjet....

    Përgjigju
  • Gripi: 14/01/2022 15:58

    Mender president i dehur dhe i ndyre deri ne peshtirosje. Rama ka faj sepde e telendisi por nuk i dha goditjen finale.

    Përgjigju
  • denis: 14/01/2022 14:29

    Qendrimi dhe miqesia Berisha Meta eshte shme e qarte sepse Berisha ja ka kapur koken me dere Metes per faktin se ai e di mire qe floririn ne Krra e e vodhi Meta prandaj e pagezoi me Ilir FLORIRI.... SPAK duhet ta filloi kete ceshtje.... Miqesia e dyte e ketyre dy plerave eshte se derrat nje turi kane plus qe dy shpellare jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?