Lirimi i hapësirave publike, po vazhdon në të gjithë vendin, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në bregdet.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një rast të zaptimit të plazhit në Lalëz, ku zaptuesi është ndëshkuar rëndë, duke iu sekuestruar nga autoritetet qindra shezlongë dhe çadra.
Kreu i qeverisë ngre pyetjen: “A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezlongë e çadra për të sfiduar shtetin?!”.
Rama tha se “në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa”.
“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!
Nuk e di, këta e dinë - në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa - po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”,- shkruan Rama.
Rama thekson se kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve.
Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të detyrës për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të pastër.
Kreu i ekzekutivit ka publikuar disa foto në Facebook, ku shkruan se shtimi i plazheve publike, ka rritur numrin e pushuesve, çka shton edhe më shumë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e plazheve.
“Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera, jemi çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër, të rregullt dhe respektim të parcelave publike siç parashikohet në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve, ku dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta; Sarandë, Zvërnec, Darzezë, Radhimë, Ksamil, Livadh, Velipojë, Golem, Spille, Golem dhe Gjiri i Lalzit”.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike tashmë ka nisur t’i japë rezultatet e veta. Dhjetëra trotuare janë liruar, ndërsa kryeministri Edi Rama shpërndau disa foto të lirimit të hapësirave në disa zona të kryeqytetit.
“Normal” shkruan Rama në rrjetet sociale, duke shpërndarë foto si ishte zaptuar një shesh pushimi i pallatit, nga një strukturë e jashtme lokali, tashmë e hequr.
Aksioni i lirimit të hapësirave vijon prej më shumë se 2 javësh në Tiranë por edhe në qytete të tjera.
Komente

/Ngrysen si te perzene me duar ne xhepa/eh z.Rama?! Sa per kuriozitet,por kur u sekuestrove cadrat e shezlonget,u sekuestrove dhe parate qe u kane marre pushuesve qe rrinin nen ato cadra,te cilet i kane mashtruar duke i detyruar te paguanin per nje plazh publik,te cilin ua kane paraqitur si privat? Se po nuk u sekuestrove dhe fitimet nuk me duket se kane ikur /me duar ne xhepa/.
Përgjigju