Kryesocialisti Edi Rama bëri projeksionin për mandatet që do marrë më 11 maj, ndërsa nuk munguan as batutat me qytetarët. Në fund, pasi firmosi memorandumin, Rama i dhuroi një pasaportë ‘europiane’ pronarit të lokalit me dedikimin “Landit, rojes së memorandumit”.
“Dy gjëra kisha; e para ishte kënaqësi e madhe të vije nga kjo rruga, në atë luginën, bukuri e madhe dh e dyta më vjen shumë mirë që fjalën e dhashë, dhe kjo qendra po bëhet. Ishte bërë një si bujtinë këtu lart dhe tani duhet punuar, Vangjel edhe për ca bujtina më shumë, edhe gëzuar dhe një herë ju paça.” – uroi Kryetari i PS Edi Rama, i cili më pas vijoi me projeksionin, duke renditur emrat e qyteteve dhe mandatet përkatëse.
“Atëherë, fillojmë, këtu kemi aktualitetin. Kukësi, Dibra, Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Korça, Vlora, Berati dhe Gjirokastra. Tani këtu jemi 74, apo jo? 74 nuk lëviz, këto nuk lëvizin më, janë të palëvizshme. Tani, këtu do kemi minimumin. Tani minimumi është 1 në Dibër plus, 1 në Shkodër plus, 1 në Fier plus dhe 1 një në Elbasan plus, ky është minimumi 78, nën 78 nuk bie Partia Socialiste.
Ky nuk është as fall, as lotari, është memorandum. Memorandumet janë për historinë. Tani këtu jemi tek minimumi, tani 78 është minimumi, tani kalojmë te çfarë do të marrim plus kësaj, domethënë ça janë të mundshme plus kësaj, është një në Kukës, është e mundshme. Domethënë kjo është 100%, këtu jemi me 50 %, dakord, 50 %.
Një në Kukës, kemi një në Shkodër, kemi një tjetër në Dibër të mundshëm, kemi një në Lezhë, kemi një në Durrës, kemi dy në Tiranë, kemi edhe një tjetër në Elbasan, në Korçë nuk lëvizim rrimë të 6, kemi edhe një tjetër në Fier, kemi edhe një në Vlorë, kjo këto janë të mundshme me 50%.
Atëherë 78 dhe 88. Në këtë shifër do lëvizë, midis kësaj dhe kësaj. Nuk do jetë as kjo, do jetë diçka këtu midis se diku do marrim, diku do lëmë. Midis 78 dhe 88 lëviz Partia Socialiste këtë herë. Kështu që unë po e firmos këtu memorandumin këtu. Urdhëro. Vazhdoni hidhni firmat ju.” – u shpreh Rama, i cili i ftoi të pranishmit të vendosnin firmat e tyre.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama nënshkruan ‘memorandumin’ e Kuçit, ‘firmos’ 78 mandate të sigurta! Projeksioni për 88 vende në Kuvend, bufit i vë kryqin (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al