Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama nënshkruan ‘memorandumin’ e Kuçit, ‘firmos’ 78 mandate të sigurta! Projeksioni për 88 vende në Kuvend, bufit i vë kryqin (VIDEO)

8 Maj, 13:40| Përditesimi: 8 Maj, 17:22

  • Share

Njëjtë si në vitin 2021, kryesocialsiti Edi Rama nga Kuçi i Vlorës ka vendosur bastin se sa mandate do të marrë Partia Socialiste në zgjedhje e 11 majit. Parashikimi i Ramës vjen ndërsa na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet dhe kreu i PS është i sigurt që më 11 maj do të marrë minimalisht 78 mandate të sigurta, nga 74 që ka aktualisht.

Kryesocialisti është i bindur që do t’i marrë PD-së një mandat në Dibër, pra të përmbysë rezultatin dhe të marrë 3 mandate (nga 2 në 2021), ndërsa PD 2 mandate nga 3. Shanset me 100%, Rama i sheh për të marrë edhe nga një deputet në Shkodër, Elbasan dhe Fier. Në Shkodër, Rama synon të marrë 4 mandate nga 3 që fitoi në 2021, në Elbasan 9 mandate nga 8 që ka aktualisht dhe në Fier 10 mandate nga 9. Me firmën e tij në një mbulesë tavoline, Rama parashikon me 100% që më 11 maj do të marrë të paktën 4 deputetë më shumë. Në lokalin ku nënshkroi edhe 'memorandumin' e 2021-shit, Rama nuk kurseu batutat. 

“Atëherë, fillojmë, këtu kemi aktualitetin. Kukësi, Dibra, Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Korça, Vlora, Berati dhe Gjirokastra. Tani këtu jemi 74, apo jo? 74 nuk lëviz, këto nuk lëvizin më, janë të palëvizshme. Tani, këtu do kemi minimumin. Tani minimumi është 1 në Dibër plus, 1 në Shkodër plus, 1 në Fier plus dhe 1 një në Elbasan plus, ky është minimumi 78, nën 78 nuk bie Partia Socialiste. Ky nuk është as fall, as lotari, është memorandum. Memorandumet janë për historinë", tha Rama. 

Rama bën projeksionin që PS mund të marrë deri në 88 mandate në rang kombëtar. Shansi 50% sipas Ramës është që marrin deri në 88 mandate në rang kombëtar. Nga 1 mandat plus në Kukës (nga 1 në 2), Vlorë (nga 8 në 9), Durrës (nga 8 në 9) dhe Lezhë (nga 3 të shkojë në 4). Projeksionit, Rama i shton nga 2 deputetë plus në Dibër (nga 2 në 4), Shkodër ( nga 3 në 5), Tiranë (nga 18 në 20), Elbasan (nga 8 në 10) dhe Fier (nga 9 në 11).

Në mbulesë Rama përpos se ka vënë firmën e tij, nuk ka harruar as të pikturojë një buf kënetë duke i vendosur mbi të një kryq, duke ironizuar kështu edhe Sali Berishën.

1746704452_edirama.jpg

Parashikimi i Ramës për zgjedhjet e 11 majit
Ora 14:36
Rama firmos 78 mandate të sigurta në Kuç, batuta me qytetarët: Nuk është fall! Pronarit të lokalit i dhuron ‘pasaportën europiane’: Je roja e memorandumit

Kryesocialisti Edi Rama bëri projeksionin për mandatet që do marrë më 11 maj, ndërsa nuk munguan as batutat me qytetarët. Në fund, pasi firmosi memorandumin, Rama i dhuroi një pasaportë ‘europiane’ pronarit të lokalit me dedikimin “Landit, rojes së memorandumit”.

“Dy gjëra kisha; e para ishte kënaqësi e madhe të vije nga kjo rruga, në atë luginën, bukuri e madhe dh e dyta më vjen shumë mirë që fjalën e dhashë, dhe kjo qendra po bëhet.  Ishte bërë një si bujtinë këtu lart dhe tani duhet punuar, Vangjel edhe për ca bujtina më shumë, edhe gëzuar dhe një herë ju paça.” – uroi Kryetari i PS Edi Rama, i cili më pas vijoi me projeksionin, duke renditur emrat e qyteteve dhe mandatet përkatëse.

“Atëherë, fillojmë, këtu kemi aktualitetin. Kukësi, Dibra, Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Korça, Vlora, Berati dhe Gjirokastra. Tani këtu jemi 74, apo jo? 74 nuk lëviz, këto nuk lëvizin më, janë të palëvizshme. Tani, këtu do kemi minimumin. Tani minimumi është 1 në Dibër plus, 1 në Shkodër plus, 1 në Fier plus dhe 1 një në Elbasan plus, ky është minimumi 78, nën 78 nuk bie Partia Socialiste.

Ky nuk është as fall, as lotari, është memorandum. Memorandumet janë për historinë. Tani këtu jemi tek minimumi, tani 78 është minimumi, tani kalojmë te çfarë do të marrim plus kësaj, domethënë ça janë të mundshme plus kësaj, është një në Kukës, është e mundshme. Domethënë kjo është 100%, këtu jemi me 50 %, dakord, 50 %.

Një në Kukës, kemi një në Shkodër, kemi një tjetër në Dibër të mundshëm, kemi një në Lezhë, kemi një në Durrës, kemi dy në Tiranë, kemi edhe një tjetër në Elbasan, në Korçë nuk lëvizim rrimë të 6, kemi edhe një tjetër në Fier, kemi edhe një në Vlorë, kjo këto janë të mundshme me 50%.

Atëherë 78 dhe 88. Në këtë shifër do lëvizë, midis kësaj dhe kësaj. Nuk do jetë as kjo, do jetë diçka këtu midis se diku do marrim, diku do lëmë. Midis 78 dhe 88 lëviz Partia Socialiste këtë herë. Kështu që unë po e firmos këtu memorandumin këtu. Urdhëro. Vazhdoni hidhni firmat ju.” – u shpreh Rama, i cili i ftoi të pranishmit të vendosnin firmat e tyre.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 08/05/2025 17:31

    PO MORE 50 DEPUTETE MOR RAMA,,PTU TE MA BESH NE FYTYRE....VOTAT PARTIVE TE REJA .. ..TE VJETRIT PESHTYINI NE FYTYRE....

    Përgjigju
  • Lavdosh: 08/05/2025 16:03

    Te henen, 5 Maj, bera prape simulimet komputerike te modeleve matematikore bazuar ne nje agregim (permbledhje/adaptime) te sondazhe te ndryshme, te dhenave historike dhe te mediave sociale dhe ne kombinim me data analytics, machine learning dhe AI, arrita ne keto rezultate, nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS do kemi: a) 50.5% e votes popullore me probabilitet mbi 95%, >P95 (statistikisht i garantuar) b) 50.5-52% e votes popullore me probabilitet 50%, P50 b) 52-54% e votes popullore me probabilitet 10%, P10 Ndarja e mandateve do te varet nga dy faktore: 1) vota e diaspores 2) Vota per partite e vogla dhe te reja qe nuk kthehen ne mandate Nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS do kemi: a) 76 mandate me probabilitet 95%, P95 b) 78 mandate me probabilitet 80%, P80 c) 80 mandate me probabilitet 60%, P60 d) 82 mandate me probabilitet 50%, P50 e) 83-86 mandate me probabilitet 10%, P10 Votat qe nuk kthehen ne mandate dhe votat e diaspores do percaktojne sa mandate do marri PS (76-88), qe eshte e gjere si variacion por qe konfirmohet nga te gjitha simulimet e bera ne super komputer. Per cdo mandat ka nje probabilitet te caktuar dhe simulimet jane bere duke ndryshuar shume varibla Ne Tirane PS do marri 20 mandate, me nje variacion 19-22 Marzhi i gabimit nga keto modele eshte shume i vogel, 1%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?