Politikë

Rama inspekton ndërtimin e Parkut Linear Urban për transformimin e Spitallës në Durrës, ‘binjak’ i Parkut Rinia në Tiranë: I jep fund gangrenës mjedisore, oaz i gjelbërt (VIDEO)

21 Prill, 16:09| Përditesimi: 21 Prill, 19:47

  • Share

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë turit të tij në Durrës ditën e sotme (21 prill), pas inspektimit në kantierin për Akademinë e Futbollit “Dyrrah City”, zbriti në zonën e Spitallës, lagjen nr. 15 ku po merr jetë edhe projekti i Parkut linear Urban.

Do të jetë një hapësirë rekreative që do të vihet në shërbim të qytetarëve e turistëve të shumtë, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe kënde të dedikuara për fëmijët.

“Projekti i jep fund edhe një gangrene mjedisore për komunitetin me mbylljen e kanalit të ujërave të larta që ishte aktiv që prej viteve 90-të, mbi të cilin u përfitua hapësira ku po ndërtohet ky oaz i gjelbër në qytetin e Durrësit”, shprehet kryeministri mes të tjerash, teksa e shoqëron edhe me një video-postim në Facebook.

Aio ka qenë i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila i shpjegoi edhe projektin, ecurinë e punimeve dhe problematikat që ka pasur zona.

Ky projekt zbatohet edhe fal investimit të Fondit të Zhvillimit, ku Sako tha se është aplikuar për projekt.

“Është menduar që e gjithë kjo hapësirë publike të kthehet në një Park linear Urban për qytetarët dhe zonë kreative, me park, gjelbërim, disa terrene sportive, si fusha pingpongu. Për hir të së vërtetës nuk e prisnim kaq shpejt këtë investim. Na bën shumë punë dhe komuniteti këtu janë shumë të kënaqur...”, tha Sako teksa shoqëronte kreun e mazhorancës.

Ky i fundit përshëndeti edhe një grup qytetarësh pranë kantierit:

“Në rregull jemi...?!”, iu drejtua ai atyre, teksa mori pohime dhe përshëndetje nga krahu tjetër, deri edhe urime për Pashkët.

Parku do jetë 1,5 kilometra i gjatë, duke filluar në lagjen nr. 15 dhe që përfundon në lagjen nr. 8 të qytetit. Gjithashtu rruga e parkut kalon edhe përmes varrezave, por Sako tha se do ndërtohet në atë mënyrë që të duket sikur kalohet në rrugë qyteti.

Kryeministri u interesua edhe për infrastrukturën rrugore në këtë projekt, teksa kreu i punimeve e njohu edhe me zbatimin dhe se si do funksiononte.

Sako tha se këto tre vite është investuar në Spitallë në shtrimin e të gjitha rrugëve, duke zgjidhur një problematikë dhe lehtësuar qarkullimin.

“Është 25 mijë metra katrorë park linear, nga sipërfaqja është pothuajse si Parku Rinia në Tiranë”, shpjegoi drejtuesit e projektit dhe ata teknikë.

Sako sqaroi se për gjelbërimin e këtij parku do mbillen 6 mijë pemë të vogla dhe të mëdha, me qëllim që kjo zonë “të krijohet si oaz i gjelbërt”.

Xh.D/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?