Tirana mirëpriti Forumi Ekonomik Ndërkombëtar që bëri bashkë për herë të parë në Shqipëri investitorë, liderë biznesi dhe përfaqësues të lartë shtetëror nga e gjithë bota. I titulluar ‘ E ardhmja e investimeve në Evropë’, diskutimet u përqendruan tek destabiliteti që ka shkaktuar Rusia, por edhe tensionet tregtare si pasojë e politikës tarifore të administratës së Donald Trump.
Forumit ju bashkuan edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emanuel Macron, i cili ndodhej në Tiranë për herë të dytë për një vizitë zyrtare. Presidenti francez theksoi se Europa duhet të rrisë investimet publike dhe private në tri fusha të së ardhmes: mbrojtja, teknologjia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale (IA), duke shtuar se duhet shmangur lufta e brendshme në Europë.
“Duke iu referuar çka tha Edi për historinë e Trump, Evropa mund të arrijë pavarësi duhet të zgjedhim partneritetet tona dhe të shohim varësitë tona. Me krizën në Ukrainë u ekspozuan kostot. Pyetja është a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë, përgjigjja është Po, por kjo është një fazë e re e rrugëtimit europian. Duhet të shmangim luftën e brendshme në Europë”, tha Macron.
Përtej Evropës, presidenti Macron ftoi investitorët të eksplorojnë Shqipërinë, një vend i sigurt e portë strategjike.
“Këtu në Shqipëri qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, pikë kyçe në Mesdhe dhe Evropë ndaj iu inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni udhëheqje të fortë. Nuk flas vetëm se është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë duke qenë se ka mandat të qartë, do të jenë pjesë e BE. Të jeni të sigurt që ne si Evropë do të japim rezultate”, tha Macron.
Nga ana tjetër, edhe për kryeministrin Rama ka ardhur koha që edhe për Europën të çelet një epokë e artë.
"Besoj dhe vazhdoj të besoj se kur Trump thotë që zoti e shpëtoi sepse ka një plan për Amerikën , ai thotë gjysmën e të vërtetës. Unë besoj se gjysma tjetër është që zoti e shpëtoi se ka një plan edhe për Evropën. Dua të ndaj me ju këtë bindje që kur dëgjova presidentin e SHBA të fliste për një epokë të artë, ndjesia ime ishte që në fakt, një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën", tha Rama.
Presidenti francez Emmanuel Macron mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Iniciativën e Investimeve (FII), që u zhvillua në Tiranë. Në fjalën e tij, Macron tha se Europa duhet të përfitojë nga momenti për të zhvilluar një strategji të qartë konkurruese, ku investimet janë përparësia absolute. Sipas tij, thjeshtësimi i rregulloreve dhe forcimi i tregut të përbashkët janë hapa të domosdoshëm.
Presidenti francez theksoi se Europa duhet të rrisë investimet publike dhe private në tri fusha të së ardhmes: mbrojtja, teknologjia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale (IA), duke shtuar se duhet shmangur lufta e brendshme në Europë.
“Jam xheloz që për herë të parë në Europë, ky forum zhvillohet në Shqipëri. Edi përcolli mesazhe shumë të rëndësishëm dhe nuk dua t’i përsëris, por dua të them pak fjalë për Europën dhe pyetjet që ju keni. Ideja ime për Europën është që duhet të përfitojmë nga mundësia për të pasur strategji të qarë konkurruese duke vendosur investimet si përparësi kryesore dhe ti bëjmë më të fuqishme, kjo është thelbësore. Ka raporte të mrekullueshme që e bëjnë të qartë atë që duhet të bëjmë, por kjo konkurreshmëri duhet të mbështet në thjeshtësi. Bashkë me Von der Leyen, Merz, kemi nxjerr një deklaratë që angazhohemi për të thjeshtuar rregulloret për të sinkronizuar, për të thënë që janë jashtë tryeze. Pjesa tjetër është thellimi tregut të përbashkët. Pika jonë e fortë është që ka natyrisht miliona-miliona pjesëmarrës dhe nuk trajtohet ashtu nga sipërmarrësit, tregu i përbashkët po përfiton nga taksat që ne i vendosim vetes. Ne duhet ta trajtojmë këtë treg të përbashkët në tri sektorë kritike, telekomunikim, energji dhe financë. Nuk janë pjesë të tregut të përbashkët, por na duhet të ndërtojmë një treg të përbashkët për këto sektorë sepse është e rëndësishëm të kemi më shumë kapacitete që të investojmë. Besojmë që përveç faktit që ne të shfrytëzojmë tregun e përbashkët, na duhet të sinkronizojmë rregulloren për bankat dhe sigurimet dhe ti ndërkombëtarizojmë dhe kursimet, që të shkojnë në vendin e duhur dhe sektorin e duhur. Europa duhet të investojë, në mbrojtje, teknologjinë e gjelbër dhe IA. Këto tre fusha do kërkojnë shumë më tepër investime publike dhe private, na duhen financime të përbashkëta. Kur thash duhet të bëhemi një fuqi, jemi në momentin e së vërtetës. Duke iu referuar çka tha Edi për historinë e Trump, Evropa mund të arrijë pavarësi duhet të zgjedhim partneritetet tona dhe të shohim varësitë tona. Me krizën në Ukrainë u ekspozuan kostot. Pyetja është a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë, përgjigjja është Po, por kjo është një fazë e re e rrugëtimit europian. Duhet të shmangim luftën e brendshme në Europë”, tha Macron.
Në përfundim të fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, presidenti francez Emmanuel Macron iu bëri thirrje bizneseve që të investojnë në Shqipëri. Ai shprehu bindjen se në dy vitet që vijnë, vendi do të jetë pjesë e BE, teksa përmendi edhe rikonfirmimin e fortë të Ramës në krye të qeverisë.
Sipas Macron, kjo është e rëndësishme jo vetëm për rajonin për të krijuar stabilitet.
“Këtu në Shqipëri qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, pikë kyçe në Mesdhe dhe Evropë ndaj iu inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni udhëheqje të fortë. Nuk flas vetëm se është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë duke qenë se ka mandat të qartë, do të jenë pjesë e BE. Të jeni të sigurt që ne si Evropë do të japim rezultate.
Tani që kemi linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë, do të bëjmë maksimumin që të realizojmë agjendën që folën, ju lutem investoni në Evropë, besojini Evropës sepse kemi nevojë për besimin e investimet tuaja që të realizojmë agjendën kaq ambicioze se është e duhura jo vetëm për evropianët por edhe rajonet e tjera për të krijuar stabilitet. “, u shpreh Macron.
Presidenti francez Emmanuel Macron, ka folur në një konferencë në Forumin Ndërkombëtar FII, një nga platformat më të rëndësishme globale për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes ekonomike botërore, ku ka shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
‘Të punojmë së bashku për ekonominë, për emigracionin, për tregtinë. Nëse integrohemi në vende shumë të qëndrueshme, ndihmojmë stabilitetin dhe BE-në. Unë jam avokat që të mbyllim këtë anëtarësim në BE. Prandaj KPE është kaq e rëndësishme.Kemi bashkuar me Shqipërinë dhe shkollën 42, që është një element shumë i mirë’- tha ai
Më tej Macron iu përgjigje pyetjes së gazetarëve mbi investimet në Francë.
‘Morëm rezultate sepse kemi qenë numër një në shkallën e tërheqjes së investimeve, kemi krijuar më shumë se 200 milionë vende pune dhe kemi nisur të industrializojmë vendin. Fokusi im do të jetë stabiliteti. Jemi numri një për AI, kemi pajisje të mira’- tha ai.
Nga ana tjetër Macron iu përgjigj dhe pyetjes për rrezikun që po i kanoset demokracive vitet e fundit.
‘Unë mendoj që jemi qartësisht në një destabilizim të rendit ndërkombëtar. Shekullin e kaluar zgjeruam demokracitë, por ishim naivë që besuam se do të vijonin. Tani demokracitë janë në rrezik. Kemi një krizë të vetë demokracive.’- tha ai.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, bëri edhe batuta, teksa tha se profesioni i parë i shqiptarëve është mikpritja. Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur dje, ai tha se mikpritja në vendin tonë është “feja” që bashkon myslimanë e të krishterë.
“Së pari, profesioni i parë që kemi si shqiptarë është mikpritja. Pra nëse nuk do të pyesni mikpritësin, do të ishte pa punë. Mikpritja në Shqipëri ëshë feja që na bashkon myslimanë, të krishterë që bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Papa Françesku qoftë bekuar kur erdhi këtu tha se kjo nuk është e zakonshme, pore vëllazëri fetare. Secili ka mënyrën e vet se si e sheh zotin por të gjithë ne kemi bindje që na përbashkon dhe është e vulosur në kanunin tonë të mesjetës ku thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Duke qënë se zoti nuk shfaqet, miqtë vijnë dhe shfaqen për të. Pra ju jeni të trjatuar si perëndi. Kur troket në derë është vullneti i dorës, dhe kushdo që është aty pas dere, duhet ta presësh brenda qoftë edhe armik. Kështu që kjo është diçka që e besoj vërtetë që është nder i madh që ju mikpresim këtë forum të gjithë të ftuarit që janë këtu. Dhe do të bëjmë maksimumin që t’ju bëjmë të kthehemi. Diçka e ngjashme erdhën edhe dje.", u shpreh ai.
Kryeministri vijoi më tej duke thënë se kur mbështeti idenë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ide e presidentit francez, të gjithë ishin skeptikë. Ai tha me batutë se në fillim të tjerët mendonin se po “punonte” për presidencën franceze për të sabotuar idenë e zgjerimit.
“Kur e mbështeta idenë e KPE, shumë vende që nuk ishin në fillim dakord dhe menduan se ishte ajo hileja tipike franceze për të ofruar një djathë tjetër, pa të dhënë atë djathin që kërkon, menduan se në një farë mënyre pas kaq shumë vitesh po dilja si një aset i rekrutuar nga francezët dhe që punoja në emër të presidentit për të sabotuar zgjerimin dhe nxitur idenë e KPE. Ky ishte samiti i 6, dhe gjithçka ndryshoi.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama përshëndeti edhe dakordësinë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për një marrëveshje paqeje, të arritur dje në Tiranë. Duke folur nga Forumi Ekonomik, ai tha se është e jashtëzakonshme që gjëra të tilla ndodhin në Tiranë.
Nuk kurseu batutat edhe për kryeministrin britanik Keir Starmer, teksa tha se dje e gjithë dita ishte nën retë e politikës britanike.
“Mendoj se agresioni kundër Ukrainës ka bërë gjithkënd të kuptojë se ky format është dobiprurës për të gjithë se mbledh Evropën e madhe demokratike, nga Turqia, Zvicra, në Azerbajxhan dhe në Armeni dhe patëm shumë kënaqësi të shihnim se Azerbajxhani dhe Armenia janë vetëm një hap shumë të vogël larg finalizimit të një marrëveshje historike paqeje. Të shohësh gjithë këto gjëra që ndodhin në Tiranë është e jashtëzakonshme. Vetëm një një gjë nuk ia dolëm dot të bënim se mëngjesin e një dite më parë patëm Keir Starmer për një vizitë dypalëshe, dhe solli me vete kaq shumë shi saqë e gjithë dita e djeshme ishte nën retë e politikës britanike. E shihni sot kemi diell, me mbretin diell. Pra mbreti i dytë diell.”, u shpreh Rama.
Nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama në Forumin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron. Rama foli për degën e re të kolegjit të Europës në Tiranë, ndërsa theksoi se ka shumë të rinj europianë që po studiojnë në vendin tonë dhe duan të qëndrojnë në Shqipëri, mes tyre edhe francezë.
I dashur Emmanuel, të dashur miq, isha shumë i lumtur kur mendova se ky forum do të vinte këtu edhe për një arsye tjetër. Pasi bërë disa kërkime, ajo çfarë kuptova që ky është etaloni i përpjekjes për të menduar ndryshe. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj gjithçkaje që do të dalë prej këtej dhe për gjithkënd që duhet të këtë ndjesinë që duhet të kthehet në Shqipëri për të investuar dhe për të qëndruar. Më duhet të them diçka që mbase nuk do jetë shumë i lumtur që ta dëgjojë, falë ndihmës së tij dhe disa udhëheqës të tjerë kemi çelur degën e re të kolegjit të Europës në Tiranë. Por, ajo çfarë ndodh është që kemi studentë nga e gjithë Europa dhe ata që vijnë duan të qëndrojnë dhe punojnë në Tiranë. Nuk duan të shkojnë më në Francë Emmanuel. Shpresoj fort që opozita nuk do t’iu fajësojë që ju jeni shkaku që ata duan të rrinë në Tiranë duke qenë se keni ardhur kaq shpesh në Tiranë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës, tha se është krenar për ndryshimet e bëra. Duke u ndalur te fjala e presidentit amerikan Donald Trump se po vjen një epokë e artë për SHBA, Rama tha se edhe për Evropën duhet të ketë një epokë të re.
“Dua të them se jemi shumë krenar për atë që kemi arritur deri më tani. Askush nuk do ta kishte imagjinuar atë çfarë po ndodh sot, e dje, por po flas për imagjinatën e 5 apo 10 viteve më parë. Kemi bërë rrugë të gjatë, tanimë jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Kjo është një gjë që siç na jep kënaqësi edhe na tmerron se përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate në nivele të larta po rritet dita ditës. Dje zhvilluam një samit fantastik dhe kuptuam sesa e ndërlikuar është të organizohet një eveniment i madh, por mendoj se ia dolëm mirë. Edhe pse në pjesën perëndimore të Evropës kanë bërë kaq shumë të tilla, në fund mendojnë se të ftuarit meritojnë ushqime të shpejta, ndërkohë që ne iu ofruam majën e gastronomisë që të ndiheshin sa më mirë dhe mendoj se ia dolëm me sukses. Jemi këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë dhe që ky vend ka nevojë më shumë njerëz që të na besojnë. E mira e Shqipërisë është që ne jemi miq të mirë me shumë njerëz. Ne duam që miqtë e të ftuarit jemi partnerë të SHBA e BE por edhe të bekuar se jemi partneritete të bekuara me Emiratet, Arabinë Saudite. E kemi ndjekur me administrim vizionin e këtyre vendeve. Po përpiqemi të mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë maksimumin që të nxjerrim më të mirën prej tyre. Jemi të vetëdijshëm që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara. Besoj dhe vazhdoj të besoj se kur Trump thotë që zoti e shpëtoi sepse ka një plan për Amerikën , ai thotë gjysmën e të vërtetës. Unë besoj se gjysma tjetër është që zoti e shpëtoi se ka një plan edhe për Evropën. Dua të ndaj me ju këtë bindje që kur dëgjova presidentin e SHBA të fliste për një epokë të artë, ndjesia ime ishte që në fakt, një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën. Gjithçka do të varet nga sa shpejt do të mendojmë jashtë kornizës dhe të veprojmë e kuptojmë që në këtë botë çdo kush tjetër po bën të pamendueshmen, Evropa ka vazhduar të mendojë njësoj siç mendonte përpara këtij momenti të shfaqur në jetën tonë. Evropa mund dhe duhet të mendojë të bëjë të pamendueshmen. Nuk është e vështirë të kuptosh se si mund të duket kjo gjë e pamendueshme. Përvoja dhe kultura e ndryshimit duhet të ndryshojë dhe ne mund të çelim një epokë të pabesueshme për Evropën.”, u shpreh kryeministri.
Komente
