Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i trajtonin ankesat e qytetarëve nga kafeneja.
"Në anën tjetër, për të thënë që të zgjedhurit e PS në Vlorë, të vazhdojnë të mbeten të lidhur me territorin në mënyrë specifike, jo vetëm ata që u zgjodhën nga qytetarët për t'i përfaqësuar më 11 maj. Nuk do të jenë në kuvend por do të mbulojnë detyra të tjera dhe kjo kërkon një frymë skuadre të vazhdueshme dhe kontakt me qytetarët. Ne duhet ta kapërcejmë kohën e deputetëve që shfaqeshin shumë pak në territor dhe që ankesat apo kritikat për punën e pushtetit vendor apo të instucioneve qendroe i bënin nëpër kafene.
Kemi folur për një qasje të strukturuar dhe përfaqësuesit e grupit të deputetëve që ishin në listën e 11 majit në bashkinë e Vlorës janë të përfshirë në mbulimin e territorit duke shpërndarë kështu, barrën e mbulimit të territorit në më shumë supe dhe duke shfrytëzuar faktin se kemi në Vlorë disa deputetë dhe deputete që janë përfaqësues në Kuvend.", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ‘zbarkon’ sërish në Vlorë, inspekton lirimin e hapësirave publike: Drejtorët, e papërshtatshëm! Keqmenaxhim me ujin, reformojmë sektorin (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al