Barcelona dhe Inter barazuan 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, emocione të shumta dhe përmbysje të vazhdueshme që përfundoi pa fitues në “Estadi Olímpic Lluís Companys”.
Raphinha pas ndeshjes tha se është e papranueshme të pësosh tre gola në shtëpi, duke komplimentuar rivalët e Interit.
“Duke luajtur në shtëpi, ndjenja është se ne mund të kishim marrë një rezultat më të mirë. Është e papranueshme të pranosh kaq shumë gola në shtëpi. Duhet t’i japim vlerësimet e duhura Interit”, tha braziliani i Barçës.
Komento
Komente
