Regjisori e poeti Nikolin Gurakuqi përshëndet nga karantina: Zgjodha një poezi romantike që t’ju ngroh zemrat! (VIDEO)

12 Prill 2020, 12:48| Përditesimi: 12 Prill 2020, 16:12

  • Share

Pas një muaj karantine, në këto ditë feste të Pashkëve, Nikolin Gurakuqi, regjisor dhe producent i mirënjohur i Teatrit të Operës dhe Baletit përshëndet me një poezi nga libri i tij i fundit i botuar në 2019-n, që titullohet “Nëse …A e di ?!” .

Edhe pse vëllimi poetik i Nikolin Guakuqit në tërësi është një reflektim filozofiko-social që insiston në ndërrimin rrënjësor të mentaliteteve të sjelljeve e të veprimeve e të edukimit estetik, Nikolin Gurakuqi zgjedh një nga poezitë më romantike të këtij vëllimi, të cilën e ka shoqëruar edhe me muzikë, në shenjë respekti të gjithë atyre që qëndrojnë në karantinë për shkak të pandemisë Covid 19. “Lërmë të vij me ty,” titullohet poezia që do të ndjekim në këtë video. 

 

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?