Sport

'Heroi i heshtur mes nesh', kuqezinjtë ia dedikojnë ndeshjen Arjan Salës! Kombëtarja dorëzohet, Anglia fiton me 2 gola

28 Mars 2021, 16:46| Përditesimi: 29 Mars 2021, 07:48

  • Share

Ëndrra e Shqipërisë për rezultat pozitiv kundër Anglisë ka zgjatur vetëm 38 minuta. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja në ‘Air Albania’ janë mposhtur pastër 0-2 në ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’.

Për t’u theksuar se rastin e parë për gol e pati kombëtarja kuqezi me Myrto Uzunin, por beratasi në minutën e 13 u tregua i pasaktë kundër portierit Pope. Në vijim Shqipëria u vendos mirë në fushë dhe lejoi fare pak hapësira, por një shpërqëndrim në minutën e 38 solli golin që zhbllokoi shifrat. Harry Kane tregoi se i mjafton gjysmë rasti për të dërguar topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Reja bëri disa zëvendësime, por një gabim i Gjimshitit, që deri në atë momente ishte më i miri, solli golin e Mount në minutën e 63. Nga ky moment Anglia vetëm administroi dhe mori tre pikë që e mbajnë në vendin e parë edhe pas ndeshjes së dytë ne grupin I.

Ndërkohë në përfundim të ndeshjes trajneri Reja ishte i keqardhur për mënyrën se si shkoi loja.

“Ne e kishim përgatitur sfidën për t’i hapur probleme Anglisë, por nuk na e eci loja në fushë. Në pjesën e parë Anglia bëri vetëm një gjuatje në portë, ndërsa ne u paraqitëm mirë, pasi strategjia ishte ta godisnim në kundërsulm. Për fatin e keq Uzuni nuk shënoi sepse mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.”

Por futbollistët e Kombëtares mbeten gjithnjë unikë në përcjelljen e mesazheve, pasi ashtu siç ndodhi edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit, përpara ndeshjes kuqezinjtë kanë bërë një gjest shumë të veçantë. Gazetari Ernest Koçi raporton se kanë bërë një dedikim special për Arjan Salën, heroin që humbi jetën në flakët e qendrës tregtare “Casa Italia”.

“Heroi i heshtur mes nesh”, kështu shkruhej në fanellat e veshura nga futbollistët e Kombëtares, ku në to ishte e stampuar edhe fotoja e Arjanit, 33-vjeçarit i cili mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët.

Ndeshja e radhës e kuqezinjve për kualifikueset e Botërorit është me 31 mars kundër Andorës në transfertë.

Ora 19:51
Kombëtarja dorëzohet në 'Air Albania', përfundon ndeshja Shqipëri-Angli 0-2

Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur të lërë gjurmë në ndeshjen eliminatore për Botërorin Katar 2022 ndaj Anglisë të zhvilluar në “Air Albania”.

Kombëtarja e “Tre Luanëve” arriti të triumfojë 0-2, me gola të shënuar nga Harry Kane dhe Mason Mount.

Ora 19:25
Dorëzohen kuqezinjtë, Anglia shënon golin e dytë

1616952337_ndeshja8.jpeg

Anglia na ndëshkon sërish me golin e dytë. Ka qenë Mason Mount, talentit të Chelsea, i cili nuk gaboi përballë Etrit Berishës në minutën e 63.

Ora 18:41
Sfida në 'Air Albania', Anglia shënon golin e parë

Shqipëria ka detyrën e vështirë të përballojë forcën e Anglisë sonte në “Air Albania”, pasi kjo e fundit ka shënuar golin e parë. Ka qenë lojtari Harry Kane ai i cili ka shënuar golin me kokë.

Ora 17:52
Sfida Shqipëri-Angli, futbollistët nderojnë Arjan Salën: Heroi i heshtur mes nesh

Futbollistët e kombëtares kanë bërë një gjest fisnik përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Angli që do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin "Air Albania", ku në shenjë solidarizimi për Arjan Salën, rojen e sigurisë që ndërroi jetë në zjarrin e rënë në qendrën tregtare "Casa Italia" ka shkruar në fanellat e tyre "heroi i heshtur mes nesh". Ky gjest shumë i veçantë është bërë përpara ndeshjes kundër Anglisë dhe ka qenë një dedikim special për Arjan Salën.

Ora 09:46
Sot sfida Shqipëri-Angli, policia merr masat: Bizneset e vendosura në stadiumin ‘Air Albania’ do të mbyllen para ndeshjes

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli që do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin "Air Albania". Bizneset e vendosura në stadiumin ‘Air Albania’ do të mbyllen para ndeshjes dhe do të qëndrojnë të tilla deri në përfundim të saj.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, kësaj here rrugët nuk do të bllokohen, ndërsa rrugët rreth stadiumit do të bllokohet vetëm në momentin e mbërritjes së lojtarëve në stadiumin "Air Albania". Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë si pjesë e masave kufizuese për të shmangur përhapjen e infektimit.

Sigurimi i perimetrit të jashtëm të stadiumit ‘Air Albania’ për shkak të bizneseve u bënë objekt përplasje mes policisë së shtetit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo e fundit fillimisht ka bërë publike një letër të policisë së Tiranës, e cila nuk merrte përsipër organizimin e ndeshjes së kombëtares kundër Anglisë,  me arsyetimin se strukturat e vendosura jashtë stadiumit nga bizneset cenojnë standardet e sigurisë. Lajmi u përgënjeshtrua nga Policia e Shtetit, e cila tha se masat janë marrë ndërsa u vendos mbyllja e bizneseve para zhvillimit të ndeshjes deri në përfundim të saj.

Në lidhje me pjesëmarrjen e tifozëve gjatë ndeshjes Shqipëri-Angli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon lejimin e tyre në masën 30%, por kjo kërkesë u refuzua nga Komiteti i Ekspertëve, pasi rrezikohet shëndeti i qytetarëve për shkak të COVID-19.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/03/2021 03:32

    Kur mendon nivelin e Anglise,kujtova se do hanim me shume gola,me kaq eshte gjysma e te keqes dhe turpit.Por duhet t'a pranojme qe as kemi patur,as kemi,as kemi per te patur ndonjehere futboll.Kot sa genjejme veten dhe nuk ka as stadium te ri,as trajner te huaj,apo vendas qe te na nxjerre nga balta.Ne kemi vetem deshiren,por nuk kemi as vullnet,as talent,as kembe,as zemer,as pasion.

    Përgjigju
  • Beni: 29/03/2021 01:36

    Po merr në Kombëtare Golashënuesit e Kampionatit Shqiptar, Lojtarë si Muçi i Tironë s që shkoi në Poloni,sepse Sulm s'ke fare,nuk finalizon dot???!!!

    Përgjigju
  • Sula: 29/03/2021 01:33

    Në sulm pse nuk merr Çuna që luajnë në Shqipëri?!apo interesa prokurorësh, që japin Mance a borbuare?!

    Përgjigju
  • Xhani: 29/03/2021 01:28

    Reja duhet të ikë e të shijojë pensionin,nuk është Trajner,0 me bisht,dhe fodulle!..Cikalleshi ishte Out fare, në sulm ky Broja mezi kapi 1 top???!!..Kur u futen në min e 60,Lenjani etj, Shqipëria filloi të luajë e të qarkullojë topin!!

    Përgjigju
  • Tirona: 28/03/2021 21:04

    Portjeri pa reflekse kur hongri golin e pare, por hudhu or i shkret mos rri si hu gardhi edhe pse gjysmat e lekve per shtrimin e fushes Duka i ka fut ne xhepin e tij por nji cik bar e ka lon qe mos te vritesh

    Përgjigju
  • Shoku: 28/03/2021 20:23

    U shit dhe kjo ndeshje si gjithmone,deri sa te jete Duka ne krye e Alban Bushi mos prisni te kualifikohet kombetarja.Gjithmone e njejta histori jo gabimi ketij jo atij e ne fund cunat marrin leket e basteve.

    Përgjigju
    • Turi: 28/03/2021 21:03

      Hahahah pse ja fut kot o shoku , shitje ndeshje kundra Anglise ? Ne me zor mundem Andorren , kaq nivel kemi me Duken apo pa ate . Te drejte ke ne nje gje qe duhet ndryshim patjeter se u be si Enveri te futet pak fryme e re

  • GOLI: 28/03/2021 19:25

    KETYRE R.P Q...E S'DUHET LEJUAR TE MARIN FITORE.... TE NA ROJ MËMA SHQIPERI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?