Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri kompletoi këtë të diel raundin e 12-të.
Në stadiumin "Liri Ballabani" vendasit e Burrelit barazuan 1-1 kundër Flamurtarit. Ferruku në minutën e 31-të me penallti dhe po nga 11 metra Marku për miqtë në pjesën e parë, ishin autorët e golave. Paçka se me një lojtar më shumë gjatë gjithë pjesës së dytë, vlonjatët nuk ia dolën të merrnin pikët e plota për të siguruar kështu barazimin e dytë radhazi që i mban po në vendin e parë.
Në stadiumin e Rrogozhinës, Besa fitoi 2-1 kundër Valbonës dhe përfiton nga humbja e Vorës një ditë më parë për t'u ngjitur në pozitën e dytë të klasifikimit. Frashëri dhe Dos Santos shënuan për të besuarit e Mirel Josës, ndërsa goli i Alukut për miqtë shërbeu sa për statistika.
Pas kësaj jave shihet një rivalitet mes tre ekipeve për kreun, me Flamurtarin, Besën dhe Vorën që do kërkojnë dy pozitat e para që të dërgojnë në Superligë edicionin që vjen.
Kategoria e Parë, raundi 12-të:
E premte, 8 nëntor 2024
Apolonia 2-0 Vora
Lushnja 3-1 Korabi
E shtunë, 9 nëntor
Erzeni 0-1 Kukësi
Kastrioti 2-0 Pogradeci
E diel, 10 nëntor - 14:00
Besa 2-1 Valbona
Burreli 1-1 Flamurtari
Renditja: