VERMOSH- Report Tv me gazetarin Ergys Kavaja ka udhëtuar drejt Vermoshit, aty ku u rrëzua avioni i dyshimtë, pa asnjë shenjë dalluese e me pilotin ende të paidentifikuar. Forcat e Policisë, ekspertë të kriminalistikës dhe grupi hetimor kanë qëndruar në vendin e ngjarjes deri në orët e vona të mbrëmjes për të mbledhur prova të mjaftueshme që do të çonin në zbardhjen e plotë ku pista kryesore është trafiku i narkotikëve.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton avioni është sportiv dyvendësh, ngjyrë gri, me gjatësi 6 m, gjerësi 10.5 m (nga skaji i njërit krah te tjetri), gjatësi të krahut 4.7 m dhe gjerësi të kabinës 1.1 m., në të cilin nuk u gjendën shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi. Gjithashtu, gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor në brendësi të avionit, thotë policia, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.
Është e paqartë se sa persona kanë qenë në vend ngjarje, por sot ka dalë dëshmia e një bariu të zonës i cili ka deklaruar se ishin 3, mes tyre dhe një grua dhe asnjëri prej tyre nuk kishte marrë plagë, e madje në ndryshim nga njoftimi zyrtar i Policisë, ia tregon se ka arritur që të shoh tre persona duke transportuar diçka nga avioni në makinë, proces ky i cili ka zgjatur rreth 45 minuta. Se çfarë kanë qenë duke transportuar, bariu nuk di ta thotë me siguri.
"Di që afërsisht 45 minuta deri në një orë kanë qëndruar aty duke bërë transportin nga avioni në fouristradë. Ishin shumë mirë të tre dhe thjeshtë njëri bënte roje dhe dy tjerët me shpejtësi bënin transportin nga avioni tek foruristrada. Jo nuk kam njohur asnjë prej tyre. Njëri ishte rreth 35 vjeç ndërsa dy të tjerët nuk i kam parë shumë mirë. Një m'u duk sikur të ishte femër dhe ajo shpejtonte duke bërë transportin e gjërave nga avioni në fouristradë. Një tjetër ishte rreth 40 e ca vjeç dhe ky ishte personi që nuk më la mua të afrohem por edhe tre të tjerë që erdhën pas meje as ata nuk i la të afroheshin. Unë jam afruar deri në 50 metër nga avioni por nuk arrita të dalloj se çfarë kishte brenda avioni sepse është zonë me pyje dhe nuk dallohej nga 50 metra larg ku isha unë. Vetëm shihja avionin dhe ata njerëzit duke bërë transportin. Në total ishin tre vetë, të gjithë në tokë. Në avion brenda se di sa kanë qenë por në tokë ishin tre persona ku dy bënin transportin dhe njëri nuk lejonte të tjerët që të afroheshin. Personi që bënte roje ishte rreth 3 metër larg nga avioni . Pas krismës unë shkova në vendngjarje për të dhënë ndonjë ndihmë se mendova se janë të aksidentuar. U afrova, por nuk me lanë që të shkoj deri tek avioni. Më bërtitën tre herë dhe një herë bërtita edhe unë. Më thanën largohu, po të them largohu dhe unë u largova. Pastaj nga larg kam parë me dylbi dhe ishte një fouristradë dhe aty ishte njëri që po bënte roje që të mos afrohej askush kurse dy të tjerë po transportonin diçka nga avioni në makinë. Se çfarë po transportonin unë nuk e di por di që diçka po transportonin", tha bariu.
Ai ka rrëfyer se u ka shkuar për t'i dhënë ndihmë pasi kishte menduar se kishin mbetur të plagosur, por e kanë larguar dhe nga sa ka mundur të kuptojë, nuk flisnin me dialekt verior.
"Shkova thjeshtë për t’i dhënë ndihmë. As tre të tjerët nuk i kanë lënë që të afrohen. Dhe një ore tyre i ka thënë ne jemi malësorë dhe kemi ardhur t’ju ndihmojmë nëse keni diçka nevojë por i ka thënë largohu, largohu, ik, ik i kanë thënë edhe atyre. Ne shkuam vetëm për t’i ndihmuar se menduam se aksident dhe kur rrëzohet një avion dikush mund të humb jetën por ata nuk e pranuan ndihmën tonë. Për këtë ne kemi dyshime. Edhe në dialekt nuk ishin as të zonës por as nga veriu i Shqipërisë. Më të kufizuar në dialekt m'u dukën, më të frenuar", ka deklaruar bariu.
Report Tv ka zbardhur ditën e djeshme skemën e rrëzimit të avionit. Nga sa është bërë e ditur nga burimet, por edhe si rezultat i dëshmive, avioni ka tentuar rreth orës 09:00 të ngjitet, por nuk ia ka dalë. Ai ka pushuar për 30 minuta dhe më pas ka tentuar sërish, por është përplasur me gardhin e kësaj fushe si dhe ka përfunduar mes pemës, gjethet e së cilave kishin përfunduar edhe brenda avionit. Ajo që është arritur të mësohet deri më tani, mes shumë pikëpyetjeve që vijnë për këtë ngjarje, është se piloti së bashku me personat që e kanë ndihmuar me fuoristradën e bardhë dyshohet se janë larguar ilegalisht drejt Malit të Zi.
Për mënyrën se si është zhvilluar ngjarja, të gjitha veprimet të çojnë drejt dyshimeve se kemi të bëjmë me trafik të drogës. Kjo për disa arsye. Së pari sepse avioni nuk ka qenë në kontakt me shërbimet e aviacionit civil. Së dyti, piloti dhe bashkëpunëtorët e tij janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pa lënë asnjë gjurmë, si edhe faktin që vendi në ka pasur edhe eksperienca të tjera të ngjashme, të trafik droge me avion, siç ishte ngjarja e ndodhur në vitin 2014, kur një avion i tipit “Piper” i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato u ul në plazhin e Divjakës, në Lushnje, për të marrë një sasi prej rreth 300 kg kanabis sativa si edhe rastin e pilotit italian Guido Guidi, i cili pranoi se do të transportonte 200 kg kanabis, por në momentin e gjetjes së avionit në Ishëm në bordin e avionit nuk u gjet drogë.
Policia del me një njoftim zyrtar lidhur me avionin e rrëzuar dje në Vermosh. Raportohet se në këtë avion nuk u gjendën shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi. Gjithashtu, gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor në brendësi të avionit nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.
Sakaq, policia shqiptare po kërkon informacion nga Mali i Zi dhe Kosova për përcaktimin e itinerarit të fluturimit që ka ndjekur ky avion.
"Më datë 04.10.2021, në orën 12:30, në sallën operative të Komisariatit të Malësisë së Madhe, Shkodër, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Velipojë, Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, bashkia Malësia e Madhe, ishte rrezuar një avion sportiv.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë në drejtim të adresës së dhënë u nisën shërbimet e Policisë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për të verifikuar informacionin, si dhe u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se në vijë ajrore rreth 800 m nga kufiri me Malin e Zi, është konstatuar i rrëzuar dhe i dëmtuar një avion sportiv dyvendësh, ngjyrë gri, me gjatësi 6 m, gjerësi 10.5 m (nga skaji i njërit krah te tjetri), gjatësi të krahut 4.7 m dhe gjerësi të kabinës 1.1 m., në të cilin nuk u gjendën shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor në brendësi të avionit nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.
Në bashkëpunim dhe me vendet fqinje, Mali i Zi dhe Kosovë, po punohet për përcaktimin e itinerarit të fluturimit që ka ndjekur ky avion, identifikimin e pilotëve dhe të personave të tjerë të përfshirë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore për identifikimin e automjetit që ka marrë dhe larguar pilotët nga vendngjarja, si dhe për përcaktimin e shkaqeve të rënies së avionit", njofton Policia.
Kot kerkoni ndihmen e shteteve fqinj,avioni qellimisht ka fluturuar poshte radareve dhe si nuk la gjurme ne Shqiperi,ashtu nuk ka lene dhe pertej kufirit.Fillojeni me shasine e avionit,origjinen,kush e ka blere,kush e ka shitur,ku,si;gjithashtu nje identikit te personave qe ishin ne avion e makine, krijuar me ndihmen e barinjve do ndihmonte shume,po keshtu dhe disa te dhena shtese per makinen ,si dhe drejtimin qe morri makina ,etj do te ndihmonin ne zbardhjen e ceshtjes.
PërgjigjuMe mire te ishte ulur ne oborr te komisariatit se ne Vermosh, kane qene qe ne kohen e komunizmit qe ata e kane ruajtur kufirin, e jo ushtaret, sapo kane pare nje fytyre te re e kane raportuar ne dege te brendeshme se kishte qllime arratisje, popull me spiun nuk ka globi.
Përgjigjuhan pa porta ngeli ky vend
PërgjigjuKeta jan kufite e demokracis
Përgjigju