Kronikë

Report Tv siguron VIDEO-n e autorit të dyshuar të ekzekutimit të Renato Hoxhajt! Me kapele gjuetari dhe me maskë në fytyrë për të mos u identifikuar!

30 Prill, 12:50| Përditesimi: 30 Prill, 13:02

  • Share

Ky në foto-video dyshohet se është autori i atentatit që ndodhi pak ditë më parë në Vlorë (27 prill), ku u ekzekutua me plumba në kokë dhe trup Renato Hoxhaj.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ai largohet nëpër rrugica, duke ecur në këmbë qetësisht dhe i maskuar.

Në krah ai mban edhe një çantë supi të vogël, ku dyshohet se ka futur edhe armën e krimit pas ngjarjes.

Në kokë një kapele gjuetari dhe në fytyrë një maskë për të mos u identifikuar fizikisht apo kapur me filmim fytyra nga kamerat. Me duart në xhepa ecët në rrugë, teksa ka veshur edhe një xhup.


Lajmi kryesor:

Vrasja e rojes në Vlorë u porosit nga Dubai! Në pranga bashkëpunëtori, mik i Roan Brahimit! Report Tv siguron VIDEO-n e autorit të maskuar


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?