Renato Hoxhaj, 58-vjeç, pa precendent, roje nate i cili jetonte në varfëri dyshohet se u ekzekutua nga një vrasës me pagesë. Edhe pse në dukje e çuditshme; për policinë e Vlorës të dhënat e deritanishme flasin për atentat mafioz, porositur nga Dubai, vend i kthyer në strehë për kriminelët shqiptarë.
Viktima, Renato Hoxhaj, pjesëtar i komunitetit rom mund të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale të Vlorës ose mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale ndodhur vitet e fundit, thanë burimet.
Është pikërisht personi që shihni në video, i dyshuar për ekzekutimin 58-vjecarit mëngjesin e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri”. Kamerat e sigurisë së pallatit në ndërtim kanë filmuar lëvizjet e autorit, i cili leviz në zonën përreth banesës së viktimës. Me maskë dhe kapele, ai i zë pritë Hoxhajt sapo del nga banesa dhe e qëllon me 4 plumba pistolete. Vrasësi, i dyshuar me pagesë, arriti të humbasë gjurmët duke u larguar në shtegun me bimësi, drejt kodrës “Kuzum Baba”.
Për ngjarjen është arrestuar Eris Mehmetaj, 37-vjeç, nga Tropoja. Burime nga grupi hetimor, thanë se Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes. Po kështu ai ka ndërruar targat për të shmangur identifikimin nga policia. Prokuroria dyshon se Mehmetaj kishte njohje të ngushtë me autorin dhe ka luajtur rol kyç në logjistikë. Gjatë kontrollit iu sekuestrua telefon, ç’ka mund ti sherbeje hetimit.
Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se Mehmetaj ushtronte aktivitetin e tij në tregun imobiliar dhe udhëtonte shpesh në Dubai, ku dyshohet se u porosit vrasja. Në rrjetet sociale poston foto të jetës luksoze me Ferrari. Po kështu, i arrestuari ishte mik i Roan Brahimit, vrarë në Athinë, të cilit para dy javësh i ekzekutuan të atin në Pllanë të Lezhës.
Elis Mehmetaj, autori i dyshuar për vrasjen dhe viktima Renato Hoxhaj
Eris Mehmetaj nga Tropoja, personi që ra në pranga nga policia e Tiranës lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj pak ditë më parë në Vlorë, duket se bënte një jetë luksoze. Nga një vëzhgim në rrjetet e tij sociale, Mehmetaj ka publikuar disa fotografi nga Dubai dhe me një makinë të shtrenjtë.
Mehmetaj thuhet se ishte mik me Roan Brahimin, një emër i njohur për drejtësinë, i cili një vit më parë u ekzekutua në mes të Athinës. Nga hetimet, ka rezultuar se Mehmetaj i ka siguruar makinën me të cilin lëvizi autori i vrasjes së 58-vjeçarit në Vlorë, të cilës i kishte ndërruar edhe targat.
Ky në foto-video dyshohet se është autori i atentatit që ndodhi pak ditë më parë në Vlorë (27 prill), ku u ekzekutua me plumba në kokë dhe trup Renato Hoxhaj.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ai largohet nëpër rrugica, duke ecur në këmbë qetësisht dhe i maskuar.
Në krah ai mban edhe një çantë supi të vogël, ku dyshohet se ka futur edhe armën e krimit pas ngjarjes.
Në kokë një kapele gjuetari dhe në fytyrë një maskë për të mos u identifikuar fizikisht apo kapur me filmim fytyra nga kamerat. Me duart në xhepa ecët në rrugë, teksa ka veshur edhe një xhup.
Eris Mehmetaj
Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë. Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se Eris Mehmetaj nga Tropoja u ndalua pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi.
Mehmetaj rezulton mik i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi. Nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat. Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardhë të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë.
Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Komente

Për kto mostra vetëm nji burr shteti ka qen . E.H ja ka tretur farën e keqe
Përgjigju