Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, tha për Report Tv se prej ditës së djeshme janë në terren. Ajo deklaroi se po kthehet nga Ura e Mifolit, ku ka qenë me ekipet që hidrovoret të jenë në funksion të plotë. Ministrja deklaroi se ka pasur ndërhyrje tek ura e vjetër e Mifolit për të bllokuar çarjen poshtë të kësaj ure duke e mbushur me gurë masiv. Ndër të tjera ministrja theksoi se në orët në vijim pritet normalizim i situatës
"Ku kemi pasur problematika, kemi ndërhyrë te ura e vjetër e Mifolit për të bllokuar çarjen poshtë kësaj ure duke e mbushur me gurë masiv. Tek lumi Vjosa paraqitet problemi më i madh ku është krijuar një sipërfaqe nën ujë prej 1000 hektarë që po monitorohet dhe sistemi kullues për të evituar çdo bllokim. Ka disa familje që janë evakuuar, emergjencat civile po monitorojnë situatën, janë pak familje, përmes stukturës së veterinarisë po komunikojmë me fermerët për gjënë e gjallë por nuk ka pasur humbje. Me të gjitha njësitë po monitorojmë situatën. Nga ura në Memaliajt mund të shikojmë prurjen e ujërave, shikojmë që ka tendecië renie, aktualisht 4.8 metra, pritet të reflektojë poshtë në rrjedhën e lumit në Fier dhe Vlorë dhe të kalojë emergjenca. Nuk ka rrugë të bllokuara. Ndalova për të takuar dhe fermerët se ka situatë të pafavorshme për të mbjellat. Niveli i ujërave do bjerë shpejt, dhe vetë fermerët mund të punojnë për ta eleminuar. Strukturat janë në dispozicion. Pritet një përmirësim i situatës. Sinjali që marrim nga Memaliaj dhe zonat sipër të Përmetit, presim përmirësim të situatës."-tha Krifca.
Lajmi kryesor:
Situata e rrezikshme e krijuar nga reshjet, në Vlorë Vjosa del nga shtrati! Ministria e Mbrojtjes: Jemi në terren, 30 familje të evakuara! Ministria e Bujqësisë: 1000 hektarë tokë nën ujë
//ReportTv.al